Trazohen fundjava dhe Pashkët; Sulm me armë ndaj socialistëve në Kombinat

25 Prill 2011, 10:34Politika TEMA

Një tjetër incident është shënuar pasditen e djeshme rreth orës 18:30 në zonën e ish-Kombinatit. Disa persona të armatosur kanë sulmuar me thika një poster elektoral të kandidatit socialist për minibashkinë numër 6 të kryeqytetit.

Sipas dëshmitarëve, persona të armatosur kanë sulmuar me thika dhe mjete të tjera një automjet promocionesh, ku ndodhej poster i Partisë Socialiste në prani të simpatizantëve të kësaj të fundit.

Po sipas këtyre burimeve, në ikje e sipër, agresorët kanë nxjerrë dhe armë automatike por nuk kanë shtënë. Deputeti socialist Saimir Tahiri në një deklaratë për shtyp ka dënuar aktin duke i bërë thirrje rivalëve politikë të heqin dorë nga akte të tilla. “Kjo tregon mentalitetin e dhunshëm të kësaj qeverie ndaj qytetarëve de mungesën e vizionit për të trajtuar sic duhet një fushatë elektorale që duhet të ishte për qytetarët”, – tha Tahiri. (Tema/a.r)

Lini një Përgjigje