Parlamenti ka miratuar gjatë ditës së sotme Bujar Nishanin si ministër i Brendshëm. Miratimi është bërë me 73 vota pro, ndërkohë që opozita nuk ka qenë e pranishme gjatë votimit.
Deri më dje Nishani ishte ministër i Drejtësisë, por, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga ministria e Brendshme, duke qenë se kandidon për bashkinë e Tiranës, Berisha ka emëruar Nishanin në këtë post.
Ky i fundit ka qenë edhe më parë në krye të ministrisë së Brendshme.
Gjatë kohës së ministria e Brendshme ka qenë pa ministër, kanë ndodhur ngjarje dhe incidente të rënda, të cilat kanë të bëjnë me zgjedhjet. Më i rëndi ishte ai mes zëvendësministrit Avenir Peka dhe kreut të forcave speciale, Shemsi Prençi, duke qenë se ky i fundit u urdhërua të shtypte simpatizëntët e PS-së.