PS denoncon të tjera manipulime me listat zgjedhore

25 Prill 2011, 13:59Politika TEMA

Partia Socialiste ka denoncuar gjatë ditës së sotme të tjera manipulime me listat zgjedhore. Këtë herë bëhet fjalë për njësinë nr. 10 në Tiranë.

Kandidatja e opozitës në këtë njësi, Enada Alikaj, ka thënë se përfaqësuesit e mazhorancës në këtë njësi, kanë bërë manipulime të hapura, duke regjistruar votues që nuk i përkasin kësaj zone.

Deputetja e PS-së, Ledi Shamku, ka thënë se në listën e votuesve të njësisë nr.10 në Tiranë janë konstatuar të paktën 140 persona që nuk i përkasin kësaj njësie, ndërsa 40 persona të tjerë, të cilët banojnë pikërisht në këtë zonë, nuk e kanë emrin në listat e zgjedhësve.

Partia Socialiste prej ditësh po denoncon manipulime me listat zgjedhore, të cilët janë shtrirë kryesisht në Tiranë, ku dhe është beteja kryesore mes opozitës dhe mazhorancës.

1 komente në “PS denoncon të tjera manipulime me listat zgjedhore”

  1. LORA says:

    E nderuar zj,Shamku,banoj ne njesine 10.Ju kam degjuar dy here te denonconi abuzime me listat ne njesine time.Kjo me shqeteson,eshte qendra e Tiranes apo jo?Pres, te dilni ne ndonje nga ditet qe mbeten,e te informoni korrigjimin e ketyre parregullsive.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje