Tahiri: Basha t’u përgjigjet këtyre shtatë pyetjeve

25 Prill 2011, 14:05Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri, ka kërkuar nga kandidati i mazhorancës për bashkinë e kryeqytetit, që t’u përgjigjet shtatë pyetjeve, të cilat kanë lidhje me skandalin e fundit të ish-ministrit të Brendshëm.

“Kandidati më i përlyer nga skandalet, mashtrimet dhe vjedhjet, në 20 vitet e historisë së pluralizmit në Shqipëri, duket se ka ndërmend të fshihet përsëri pas përgjigjeve të mekura, duke fshehur të vërteta të hidhura për të dhe publikun, në lidhje me skandalin më të fundit të bërë të ditur në media. I vetmi justifikim që ka dhënë dje ish-ministri kandidat, është gabimi i një noteri holandez në lidhje me pasaportën e tij. Por, pyetjet për të cilat duhet të përgjigjet Lulzim Basha mbeten ende pa përgjigje:

– Përse shtëpinë që e bleu në Holandë për vlerën 450.000 Gulden, e ka deklaruar në Shqipëri sikur e ka blerë për 510.000 Gulden, plot 60.000 Gulden më shumë?

– Përse shtëpinë që shiti në Hollandë në vitin 2008 e deklaroi të sikur e kishte shitur në vitin 2007?

– Si ka mundësi që shtëpinë e shitur në vitin 2007 e shiti në vitin 2008, me po të njëjtin çmim e vlerë që e kishte deklaruar një vit më parë, në vitin 2007?

– Ku i gjeti paratë për të shlyer kredinë bankare të marrë në një bankë Hollandeze një vit përpara se të shiste shtëpinë?

– Përse deklaroi se kredinë e shleu me paratë e shtëpisë që nuk kishte shitur ende e që do e shiste një vit më vonë?

– Si ka mundësi që si ministër, ka detyruar shtetin shqiptar ta pajisë me 3 pasaporta diplomatike, të treja të vlefshme njëkohësisht?

– Për cilat arsye i duheshin Lulzim Bashkës 3 pasaporta të ndryshme, të treja diplomatike, të treja të vlefshme? Lulzim Basha bën mirë që këto përgjigje t’ia japë shqiptarëve përpara se ata ta gjykojnë me votë, e po me votë, ta lënë pa punë e pa imunitet në pritje që ta gjykojë drejtësia”, tha para mediave deputeti socialist.

Në pritje të përgjigjeve të Bashës, Tahiri theksoi se “një njeri që gënjen për pasurinë e tij, nuk e ka problem të gënjejë përsëri për të vjedhur pasurinë e të tjerëve dhe këtë racë politikani që drejtësisë i fshihet me imunitet e që popullit i fshihet pas plumbave, duke mbijetuar me vjedhjeve votash dhe manipulim zgjedhjesh, shqiptarët do e nxjerrin para drejtësisë me votë në 8 maj”, deklaroi Tahiri.

 

3 komente në “Tahiri: Basha t’u përgjigjet këtyre shtatë pyetjeve”

  1. dorand says:

    edhe 10 dite o i zi e ti me taulant ballen e ate spinxhon tjeter brace e me kryespinxhon rama do ju nxjerrim ne pension

    1. fule says:

      Po pastaj ti me bulkun-bregun-topallin-doden (te me falin k* e tjera) do pershendesni krenare me 2 gishtat lart? Ne lane ore ne lane aty do shkosh ta gjesh liderin plak.

      p.s me the qe ke toka , hajde rregullojme ndonje pallat 35 katesh, se ti mbaroj une punet kryesore e di vete ti …

  2. Epirioti says:

    Pyetje per Tahirin:
    1- A keni te dhena te tjera kaq shume te faktuara per Berishen dhe pse nuk i publikoni?
    2- A keni te dhena per funksionaret e tjere te berishianeve ne pushtet dhe pse nuk i publikoni?
    Mos bashkepunimi me drejtesine ju ben fajtor. Kur populli cenohej nga keta mostra, ju vetem akuzoni politikisht, kur ju cenohet kryetari atehere denonconi faktikisht. Hilera fshatareske, pavaresisht se Basha duhet futur ne burg dhe Sala varur ne sheshin e tij te dashur “Skenderbej”

Comments are closed.

Lini një Përgjigje