Ata vërdallosen çdo ditë në Tiranë. Furgonat e mbushur më pajisje transmetimi live e me gazetarë kanë për detyrë të pasqyrojnë çdo ngjarje që ndodh në hapësirat publike në kryeqytet. Deri më tani nuk kanë pasur asnjë problem. Sa herë kanë parë ndonjë ngjarje, e kanë filmuar e transmetuar. Por tani u ka dalë një problem. Po përndiqen këmba- këmbës nga stafi i Lulzim Bashës. Edhe pse ata janë të lira të filmojnë çdo aktivitet që ndodh në publik, Basha i përndjek me rreptësi. Dhe e dini çfarë po bën Basha? Fushatë për tu zgjedhur kryetar i bashkisë së kryeqytetit.
Të gjithë e dimë që Basha nuk fton askënd për të transmetuar aktivitetet e tij. Por pyetja lind, po nëse shkon për të filmuar ç’po Basha? Do të të dëbojnë pa një pa dy. Kjo është gjëja më e rëndë që po ndodh me lirinë e medias në këtë vend. Dhe ta imagjinosh më pas që ky njeri do jetë transparent kur të vijë në krye të bashkisë dhe të ketë në duar paratë tona. Si mund të garojë për kryebashkiak një person i tillë? Dhe ç’është më e keqja, a e imagjinoni për një moment se e kemi pasur drejtues të tre ministrive të rëndësishme në vend?
E dimë që shumë gazetarë mendojnë se është më mirë për ta të mos lodhen për të shkuar pas Bashës. Por tmerri që po përjetojnë ata pak gazetarë që duan ta ndjekin live është i paparë.
Ndërkohë në mbledhjen e radhës të Bordit të Monitorimit të Medias mori pjesë edhe analisti për mediat i vëzhguesve të ODIHR-it Giuzeppe Milazzo. Pas takimit ai nuk pranoi të bëjë asnjë koment. Mësohet se po kaq i rezervuar ka qenë edhe gjatë mbledhjes, ku vetëm ka mbajtur shënim qëndrimin e bordit.
Katër anëtarët në shumicë, prej nga erdhi propozimi për vendimin e KQZ-së, argumentuan se televizionet nuk kanë pse i refuzojnë kasetat përderisa i kanë pranuar në zgjedhjet e vitit 2009. Kurse balancimi i kohës mes kandidatëve është një mangësi e kodit, që ata u përpoqën ta rregullojnë me propozimet e tyre. Këto argumenta janë kundërshtuar nga tre anëtarët në pakicë, të cilët kanë argumentuar se nuk është kompetencë e bordit të monitorimit të ndryshojë kodin zgjedhor. Por propozimet e bordit mund t’i shërbejnë një reforme të ardhshme zgjedhore.
Sa i takon detyrimit për marrjen e kasetave, tre anëtarët e bordit kanë theksuar me forcë se kjo bie ndesh me parimet më elementare të profesionit të gazetarit. Ata i vunë në dispozicion përfaqësuesit të ODIHR-it edhe një kopje të letrës që drejtori i informacionit të Top Channel i ka dërguar Bordit të Monitorimit për këtë cështje.
Pritet që cështja të përfshihet në raportet e ardhshme të vëzhguesve, madje kjo është kërkuar edhe prej dy shoqatave të profesionit. Paralelisht me mbledhjen e Bordit, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dhe Lidhja e Gazetarëve nuk i kursyen fjalët për të denoncuar vendimin e KQZ-së.
“Unioni i Gazetareve dhe Lidhja e Gazetarëve ngre zërin duke kërkuar njekohesisht nga autoritetet qe kane cilesine e monituresve apo vezhguesve te procesit zgjedhor, të reagojnë ndaj këtij vendimi të pjesshëm sepse një praktike e tille ul integritetin e reporterit në terren, zhvlefteson raportin ne teresi nga gazetaret profesioniste dhe krijon një mundësi për të manipuluar”, tha drejtuesi Aleksander Cipa.
Zoti Cipa tha se pas kësaj konference do t’u kërkonte një takim vëzhguesve të ODIHR-it. Shoqatat kërkuan një solidarizim mes redaksive të lajmeve të televizioneve dhe drejtuesve të tyre.
Comments are closed.
Mos te shkojne fare mos te flasin fare per te se keshtu plas fare ai, pastaj edhe dy jave i kane ngelur Tulit se pastaj i bien puplat e buta.
Kjo vemje krimi dhe banditi profesionist Ilir duket sikur e kane per jete a vdekje kete beteje, se me duket e lidhin me te drejte me “lirine” e tyre te ardhshme
Po pse si ka thene Rudina; po mire pse s’ke shkuar ti pra meqenese qenka nga 5000 dollare ne dite atje, normal qe s’shkon ai se s’ka ku e gjen bythen per te shkuar atje, ai ka gjetur atje te beje ham ham se se gjen gje prandaj.
Zheji donte te tregonte kulture!Ai di plot gjera qe shume te tjere jane kurioz ti mesojne nga Zheji!Nga qe do te burret humb kontrollin per ato qe duhen thene dhe ato qe s’duhen thene!
Gazetare si A.Zheji mos lindshin kurre ne Shqiperi.Ai eshte nga ata gazetare qe per te marr nje post japin edhe gruan me qera.
Ndoshta jam pak jashte teme per kete artikull, megjithate nuk me rihet pa dhene nje mendim per Cillin( ate qe e ka pasur emrin Naim e tani e ka bere Henri) E ka pasur shume te lehte qe te nderoje emrin ne nje moshe mbi 25 vjecare per t’u bere europian te pakten nga emri. Kam pare shume njerez qe te detyruar nga rrethanet te shesin nga pak dinjitet ne menyre te maskuar, por te shesesh dinjitetin 5 leke tufa sic po ben Naim( alias Henri) Cili vetem ne nja dy tre raste e kam pare perfshi F Cupin, A Zhejin, A Frangajn, A Harasanin ( ne gjuhen popullore tiranase harasan i thone suvase dhe ne fakt Andisi po sherben si suva per te mbuluar mutrat e Sal-iut) Nuk eshte e veshtire per t’a kuptuar pse. Me siguri i ka kapur gjarperi atje ku nuk tregohet.
po se gazetaret duan ti fusin hundet kudo dhe ne cdo kohe nuk e ka fajin basha.ai ka qene dhe do te jete shume transparent me shtypin por ka momente te dites qe kemi nevoje te qendrojme pa pranine e medias nga pas.kjo eshte ajo qe nuk e kuptojne ata gazetare apo televizione qe nuk ja duan te miren zotit basha
i dashur benikuksiani,
Kisha keto mendime :
– C’fare te keqe ka te marresh sa me shume informacjon. Ti degjo dhe lexo te gjitha mendimet ne lidhje me nje ceshte dhe pastaj vendos vete per mendimin tend perfundimtar.
– Futja e hundeve eshte profesioni i gazetareve, eshte buka per familjet e tyre. Une personalisht i dashuroj hundet e gazetareve se ato me tregojne se cfare bejne njerezit qe kam zgjedhur une dhe qe paguhen nga taksat qe paguajme ne.
– Nuk ka qorr me te madh dhe shurdh me te madh se ai qe nuk do te shofe dhe degjoje. Ky ishte mendimi im per transparencen e Bashes, i cili eshte bere si nje thes me miell qe sa me shume e godet dhe aq me shume genjeshtra dalin ne driten e diellit.
– Nuk eshte se gazetaret dhe televizionet i duan te miren ose te keqen Bashes, ato bejne punen e tyre, eshte profesioni i tyre. Ne se do mendimin tim, lavdi Zotit qe kemi mediat, se ndryshe ketu do behej nami.