Incidentet, sulmohen zyrat e PS-së dhe LSI-së në Tiranë

26 Prill 2011, 10:57Politika TEMA

Incidentet gjatë kësaj fushate zgjedhore duket se tashmë janë bërë një lajm i përditshëm. Kështu, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, dy incidente të tilla janë shënuar në kryeqytet.

Incidenti i parë ka ndodhur në zyrën e deputetit të Partisë Socialiste, Ilir Gjoni, tek zona e Xhamllikut. Persona të paidentifikuar i kanë thyer Gjonit xhamat e dritareve të zyrës.

“Ky akt nuk është shënuar as në zgjedhjet e vitit 2007 dhe as në zgjedhjet e 2009-ës”, ka thënë deputeti Gjoni, duke shtuar se asnjëherë nuk ka pasur probleme në këtë zonë.

Ndërkohë, pak metra më tutje është sulmuar edhe një zyrë e LSI-së, të cilës po ashtu i janë thyer xhamat.

Burime pranë policisë kanë thënë se dyshohet se zyrat e PS-së janë sulmuar nga militantë të LSI-së dhe për pasojë, militantët e PS-së u janë përgjigjur me të njëtën monedhë.

Lini një Përgjigje