Pse Berisha premton se do miratojë çdo projekt të Bashës dhe refuzon çdo projekt të Ramës?

26 Prill 2011, 10:14Politika TEMA

Kryelajmi i një interviste të kryeministrit shqiptar tek një televizion i qeverisë, sipas gazetave të tij, ka qenë se qeveria nuk do të refuzojë asnjë projekt të Bashës nëse do të zgjidhet kryebashkiak. Kjo deklaratë është e rëndë për disa arsye.

Së pari ajo tregon se kush do të jetë kryebashkiak në rast se Basha do të zgjidhet në këtë post.

Së dyti ky është një pohim shumë i rëndë, sidomos kur bëhet nga një njeri që nuk ka miratuar asnjë grant e projekt të Bashkisë së Tiranës në vitet e fundit, pa përmendur këtu faktin që kryeqyteti është e vetmja bashki, që nuk i janë miratuar pronat, dhe që i grabiten nga qeveria edhe ato pak që ka. Është skandal të mendosh që paraardhësit nuk i ka miratuar asnjë projekt e këtij do ia miratosh të gjitha pa asnjë dyshim.

Së fundmi kjo tregon që ky kryeministër mendon çdo sekondë të jetës së tij për vota e kurrë për qytetarin, kjo do të thotë që ai nuk ka aspak respekt për Tiranën dhe tani garon në këtë qytet, të cilit nuk i ka dhënë asgjë, por i kërkon shumë.

26 komente në “Pse Berisha premton se do miratojë çdo projekt të Bashës dhe refuzon çdo projekt të Ramës?”

  1. Rani says:

    Ky duhet te vritet se s’ka shpetim ndryshe.

    1. plaku says:

      i dashur Rani,
      Ti e di qe une e vleresoj mendimin tend. Une personalisht enderoj qe Sala te mos vritet nga dikush, por te nxiret para gjyqit dhe me fakte te denohet sipas ligjeve ne fuqi. Une e di qe edhe ti vete nuk je per varjantin e vrasjes, sepse ti je per demokracine dhe jo diktaturen.

    2. eddy says:

      shoku berrisha kur do ta krijoni partin e punes se shqiperis me shokun nano me shokun gjinushi me shokun dokle shokun shokun se te gjithe jeni komuniste po si ka mundesi ky popull qe nuk kupton komunisti berrisha eshte kunder liberalit rama dhe ka te drejte pasi berrisha eshte komuniste dhe idealet e tije nuk jane si te rames sali komunizmi nuk do mirqenje te popullit por varferi sic ka ber babai shpirteror i berrishes diktatori hoxha dhe pasardhesi i tije alia e kuptoni o popull i pa zhvilluar qe jeni akoma ne komunizem kur do ta kuptoni qe ti largoni keto shushunja komuniste qe po ju pijne gjakun vetem me ane te votes dhe ne menyre democratike populli i djathte apo i majte mund ti largoje kete te qelbur komuniste nuk e kupton ky komunist i qelbur se cdo projekt per tiranen nuk behet per edi ramen por per popullin e tiranes per te gjithe ata shqiptare me bindje te ndryshme politice ndersa komunisti declaron hapur bile une e quqje presion qe i ben popullit po nuk votuat per vjedhsin luli nuk miratoje asgje vetem ne kuba dhe venezuele ndodhin gjera te tilla ne vende democratice as qe mendohet fare te kete monstra te tilla qe vrasin dhe djegin popullin e tyre

      1. Blue Sky says:

        Bravo eddy por nuk e fiton vendin e punes pasi Edvinit i mbaroj mandati dhe as qe ka per te ardhur me koha e tij. Se cili eshte Komunist po te permend disa fakte e jo te flas ne ajer si puna jote. Edvin Kristaq Rama, i ati minister ne kohen e Komunizmit, nipi (nga nëna) i një anëtari të Byrosë Politike (Spiro Koleka),Rama në kohën e komunizmit, kur ishte student dhe bënte stërvitjen ushtarake nga e cila do të dilte oficer rezervë, sipas këshillës së të atit, doli vullnetar për të shkuar në zbulim, gjë që iu pranua, duke u bërë kështu oficer rezervë i Sigurimit të Shtetit…. KETO JANE FAKTE SE CILI KA PREJARDHJE DHE ESHTE KOMUNIST, dhe jo Zoti SALI BERISA qe vuri koken ne rrezik per te rrezuar muret e diktatures ne Shqiperi, qe liberalizoi vizat etj etj… dhe historia e ketij komunisti mbyllet ne 8 MAJ…

        1. eddy says:

          kristaq rama ka qen artist sklutor ne se je pa kulture nuk te intereson arti komunistet ne ate epoke mereshin me biografi si ty i jati edit nuk ka qen minister por thjesht nje skluptor i shkelquer mos ngatero piktorin dali me homosexualitetin e tije mund te jesh simpatizant i prapambetjes dhe mund te votosh per komunistin berrisha eshte zgjidhja juaj nuk jam une qe demtohem pasi kam 20 vite qe jetoj ne france dhe ne nje fare menyre nuk me intereson shume vajtja juaje kur ju nuk jeni per vehte e mbafshit saliun si enver hoxhen

      2. Rosa del Viento says:

        Mos e ben aq tragjike, se ne çdo vend te botes eshte keshtu. Mire ja ben Edi Rames , se ai eshte krye-kriminel. Po si duket si s’ja paske haberin e gjendjes aktuale ne Tirane . Beje nje “trip” te shkurter , dhe pastaj do e shofesh nese Berisha ka apo s’ka te drejte qe tia nderprese fondet Rames. Uroj qe shqiptaret te votojne Bashen – djale i zoti qe nuk i bjen fjale ne toke , intelektual, familjar … e jo pervers si Edi Rama…. Ata qe simpatizone Ramen, jane njelloj me te ;))

    3. babami says:

      Meriton fundin e Nicolae Ceausescu

  2. LORA says:

    Sepse Basha s’ka projekt.

  3. tositoni says:

    Nje arsye e mjaftueshme qe tironsit te votojne Bashen. Prandaj tironsa, nese deshironi qe ta lehtesoni jeten tuaj, te shofni investime ne qytetin tuaj e jo vetem ngjyrosje fasadash, votoni Bashen

    1. Fitil Ferrnella says:

      Vetem Basha ka nje projekt per Tiranen dhe asnje tjeter. Edvini nuk ka projekt dhe mbi te gjitha te na tregoje nje here se cfare ka bere mandatitn e fundit se as pallatet me boje nuk ka lyer e jo me te kete bere te tjera gjera…..

      1. dymi says:

        Po mire more Tositon e Fitil detyra e nje qeverie eshte qe te bllokoje apo te lehtesoje punen e pushtetit vendor? Se c’ndryshim ka nje qeveri demokratike nga nje hale qeveri si kjo e sal-i hajdutit me cizme. P

        1. dorand says:

          po mire o dymi ti qe voton ps a me thua mua se cfare pikash nga programi i ps te pelqejne ty qe i jep voten? psh me thuaj nje vizion te ps ne programin e vet qe flet per zhvillim e te pelqen ty?

          1. fule says:

            Ketu te jap te drejte katnaro, se per deshiren e shumices per te para pranga ne duart e kasapeve te Gerdecit dhe 21 Janarit, nuk flitet ne program dhe kjo nuk me pelqen. Duhen ato rruspat e famshme per pronat e krimit.

            Nga ana tjeter te kenoqet shpirti me Sukthin evropian, e Bilishtin nyje turistike

          2. Ermal says:

            Po cili eshte programi i Lulit mor trima? Mbrojtja e konsumatorit nga shtrenjtimi i cmimeve?!! Kjo eshte politike makro dhe kete e ben qeveria e jo kryetari i bashkise. Dhe perderisa Luli nuk e ka bere deri tani qe ka qene minister ne 3 dikastere te ndryshme ne qeverine e Saliut, si mund ta besosh se do e bej si kryetar bashkie?! Kur importuesi monopolist ne Durres ve nje cmim te larte te grurit, si do e shesi miellin prodhuesi nen kosto?? Kur qeveria ve 70 leke akciz per naften, me cfare cmimi do e shesi naften pika e karburantit kur ne burse nje barel sot shitet 117 USD. Keto jane pallavra. Pastaj premtimet e tjera jane thjesht premtime pa asnje efekt. Do bej kete e ate, nderkohe qe te tjeret i kane bere me vepra.

          3. dymi says:

            Po mire o dorand kush te tha ty se une vetoj per PS. Mos je gje si ata shefat e kuadrit ndoshta nga Vlora qer merresh me biografite e komentuesve? Ne komentin tim bera vetem nje pyetje qe ka te beje vetem me mardheniet e pushtetit qendror me ate lokal.Cfare te dogji ne kete pyetje? C’lidhje ka kjo me Programin e Edit apo te Lulit?

      2. fule says:

        Po kllouni gjakatar, ka deshmuar se punon me projekte si me projektin pa projekt te rruges se kombit – ku mori dhe famen e menaxherit te sukseshem te minus 230 milion $

  4. Arberor says:

    Per ata qe nuk kane pare projektet e perfunduara te Edit, edhe pa buxhetin e aporvuar gati 2 vjet!

    http://www.youtube.com/watch?v=Qnq44P6UoiM

  5. dorand says:

    ore cfare projekted e edit edi ne tirane ne keshill bashkiak eshte ne pakice se shumicen e ka pd me lsi. atehere shumica duhet te vendose e edi duhet te negocioje me shumicen jo qe te behet si te doje ai por si te doje shumica.

    1. Arberor says:

      Ne demokraci ka negocijime, nqs thua si te doje shumica, atehere kjo nuk eshte demokraci, por diktature!

  6. nicolla disha says:

    Ti dorand, voto Lul Kriminel Bshen. Por, do te jeshe minorance sepse Edi Rama do te qendroje ne bashki me voten e popullit.

  7. Ermal says:

    Luli ka harruar te premtoj qe do i lyej te gjitha shtyllat dhe muret me blu ta bej Tiranen si Kamza e Xhelalit.

    1. Blue Sky says:

      Mos ki merak se nuk te lyen shtyllat me blu, apo do i vini faj pse qielli eshte blu?!!! Po te pakten qytet gabelesh nuk do e beje sic e beri ky pasardhesi i hitlerit qe e boni gjith Tiranen si pikturat e veta ne ekspoziten e vitit 2006 me titull “Hartat e Mendjes” qe ato piktura i bleu vetem 2 K-ja dhe Fidel Ylli, sevilet per te marre leje ndertimi.

      1. hajduti says:

        Mos u merzit,se andej nga berishat je ene ti

  8. MEMEDHETARI says:

    Pohimi i Sali Berishes verteton se SA TE DREJTE KA EDI RAMA kur thote se PAS FITORES SE 8 MAJIT DO TE VAZHDOJME TE KERKOJME LARGIMIN E SALI BERISHES…
    Dhe kjo duhet bere PIKERISHT PER STABILITETIN,per te cilin u “qan”zemra shume miqve tane…

  9. hysni dajaku says:

    me te poshter se keta socialistet nuk paska patur e kete dynja,,del ky komunisti Edi Rama edhe kerkon fonde nga demokrati me i madh i vendit i cili u ngrit si shqiponje ne 1990-n edhe luftoi kundra vhetes qe kishte qene komunist edhe e pasi mundi vehten me rrezultatin 8-2 u shnderrua ne kete heroin qe kemi te gjith para syve e mbas qafes sot e kesaj dite,,po lereni ore heroin tone blu ti kepusi nje blu gjith shqiperise pa asnje kokerr socialisti edhe ta ndrisi edhe pushtetin lokal ashtu si ka ndritur cdo sektor te jetes ne pushtetin qendror,qe nga bujqesia,industria,arsimi,shendetsia,sporti e me radhe me radh,,socialiste te poshter,qe nuk po e lini doktorin ta beje shqiperin lule me gjemba

  10. sociologu says:

    Claus thotë:
    26 Prill, 2011 më 11:05 pm
    Nuk mund te besohet edh ky version i Bashes. Nese Basha do te merrte nje kredi per te blere nje pasuri te patundshme me pashaporte shqiptare pra si shtetas i nje vendi jashte BE dhe vecanerisht shtetas shqiptar (i nj vendi nder me te varferit ne Europe, sipas terminologjise europiane) duhej te paraqiste shume dokumenta bindese perpara bankes dhe noterit.
    Ai duhet te paraqiste nje vend pune te mire me nje kontrate pune ne kohe te pakufizuar ne rast pushimi nga puna.
    Llogarine rrjedhese qe del nga te ardhurat mujore, si nje siguri qe i jepet bankes per te terhequr perqindjet mujore per shlyerjen e kredise.
    Pasaporten po ashtu te fotokopjuar, pervec dokumentit te noterit ( ketu banka duhet te vinte re mosperputhjen)
    Deshmi te tjera si siguracione te llojeve te ndryshme si siguracion jete, pensionesh etj. qe ne vitin 2001 ai sigurisht qe nuk i ka patur, qe banka ne rast mosshlyerje te nderhyje ne keto siguracione.
    Nje deshmi qe banka e merr nga nje ent i vecante per te pare nese personi ka aftesi shlyerje ose eshte futur ne borxhe, ai ne kete ent nuk ka figuruar fare si ekzistent ne Hollande.
    Dhe e fundit me nje vize amerikane dhe pasaporte shqiptare nuk mund te marresh kredi se edhe vendi i banimit nuk eshte i perhershem, pra pa adrese.
    Arsyeja e thjeshte te thote qe keto per nje shqiptar, shtetas i nje vendi me nje sektor bankar te panjohur, ekonomie te panjohur dhe informale, marrja e nje kredie bie qe te ishte e pamundur, pra lind ideja se Lulzim Basha si shtetas “amerikan” me dokumenta ka patur shume lehtesira per te marre nje kredi per blerjen e nje pasurie te patundshme ne nje vend te BE.
    Sa here qe flet futet thelle e me thelle ne labirintin e genjeshtrave qe ka hapur vete, por tani ve ne dyshim dhe aftesite e tij juridike, se kur nxjerr nje fjale nga goja duhet te mendohesh edhe per pasojat.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje