Basha: Noteri ngatërroi pasaportën shqiptare me atë amerikane sepse Berisha e ka bërë Shqipërinë si Ameriçka

26 Prill 2011, 12:05Politika TEMA

Keshilli i Ministrave.org

Disa media shpifarake (që u rëntë murtaja në tirazh) kanë publikuar disa dokumente mbi blerjen e shtëpisë nga Lulzim Basha dhe Aurela Isufi në Utrecht ku Lul Basha referohet nga noteri si mbajtës i një pasaporte amerikane.

Kandidati i qeverisë për Bashkinë e Tiranës Lul Basha pa vonuar fare, sapo kaluan tre ditë pasi këtyre publikimeve u ka dhënë përgjigjen e merituar pucistëve të bulevardit duke sqaruar se noteri hollandez ka bërë një lapsus duke ngatërruar pasaportën shqiptare me atë amerikane. Lul Basha ka bërë publike disa nga shkaqet që e bënë noterin të ngatërrohej.

“E para: Konsumi i marijuanës, kanabisit, është jo vetëm i ligjshëm në Hollandë, por edhe i detyrueshëm. Cdo noter para fillimit të punës, në vend të kafes së mëngjesit duhet patjetër të pijë një të dredhur. Dhe po flasim për mall hollandez që ta bën mendjen tallash e jo lazaratas që nuk bën dy lek” ka sqaruar Basha.

“E dyta: Sukseset e paimagjinueshme të qeverisë Berisha që e ka kthyer Shqipërinë në një Americkë në zemër të Europës, janë përhapur në të gjithë globin tokësor dhe detar. Dhe noteri i shkretë nuk e ka menduar gjatë se Americka dhe Shqipëria i janë dukur njëlloj” shtoi Lul Basha.

Më pas kandidati i qeverisë për kokëbashkiak ka shtuar se ndjen keqardhje për mediat shpifarake (që u hëngërt miu kabllin e korrentit) u morën me këto cështje që i përkasin privatësisë.

Nga shtabi erektoral i Lul-it bëhet e ditur se nga noteri i shkretë ka ardhur një sms në celularin LulBerryku i kërkon ndjesë patriotit të tij për lapsusin që shkaktoi.

3 komente në “Basha: Noteri ngatërroi pasaportën shqiptare me atë amerikane sepse Berisha e ka bërë Shqipërinë si Ameriçka”

  1. Blue Sky says:

    Pergezoj ate qe e ka shkruar kete artikull pasi nuk ka pas menyre me te mire per te shprehur injorancen e tij. Pergezime te perzemerta dhe karriara jote do ishte e papare sikur Rama te ishte kryeminister apo te vazhdonte te ishte kryebashkiak (kjo pasi ai qe tani e ndjen se nuk eshte me Kryebashkiak).

  2. Blue Sky says:

    Ah se me terhoqi vemendjen dhe dicka ketu ne kete shkrim kaq “interesant”… Po flisni per renie titrazhi por e gjith kjo qe keni bere e keni bere sepse doni te rrisni dhe ti beni rreklame gazetave tuaja pasi shqiptaret kishin harruar qe ishin akoma ne qarkullim. Bravo..

  3. sociologu says:

    c/paste:

    Claus thotë:
    26 Prill, 2011 më 11:05 pm
    Nuk mund te besohet edh ky version i Bashes. Nese Basha do te merrte nje kredi per te blere nje pasuri te patundshme me pashaporte shqiptare pra si shtetas i nje vendi jashte BE dhe vecanerisht shtetas shqiptar (i nj vendi nder me te varferit ne Europe, sipas terminologjise europiane) duhej te paraqiste shume dokumenta bindese perpara bankes dhe noterit.
    Ai duhet te paraqiste nje vend pune te mire me nje kontrate pune ne kohe te pakufizuar ne rast pushimi nga puna.
    Llogarine rrjedhese qe del nga te ardhurat mujore, si nje siguri qe i jepet bankes per te terhequr perqindjet mujore per shlyerjen e kredise.
    Pasaporten po ashtu te fotokopjuar, pervec dokumentit te noterit ( ketu banka duhet te vinte re mosperputhjen)
    Deshmi te tjera si siguracione te llojeve te ndryshme si siguracion jete, pensionesh etj. qe ne vitin 2001 ai sigurisht qe nuk i ka patur, qe banka ne rast mosshlyerje te nderhyje ne keto siguracione.
    Nje deshmi qe banka e merr nga nje ent i vecante per te pare nese personi ka aftesi shlyerje ose eshte futur ne borxhe, ai ne kete ent nuk ka figuruar fare si ekzistent ne Hollande.
    Dhe e fundit me nje vize amerikane dhe pasaporte shqiptare nuk mund te marresh kredi se edhe vendi i banimit nuk eshte i perhershem, pra pa adrese.
    Arsyeja e thjeshte te thote qe keto per nje shqiptar, shtetas i nje vendi me nje sektor bankar te panjohur, ekonomie te panjohur dhe informale, marrja e nje kredie bie qe te ishte e pamundur, pra lind ideja se Lulzim Basha si shtetas “amerikan” me dokumenta ka patur shume lehtesira per te marre nje kredi per blerjen e nje pasurie te patundshme ne nje vend te BE.
    Sa here qe flet futet thelle e me thelle ne labirintin e genjeshtrave qe ka hapur vete, por tani ve ne dyshim dhe aftesite e tij juridike, se kur nxjerr nje fjale nga goja duhet te mendohesh edhe per pasojat.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje