Intelektualët e pushtetit

26 Prill 2011, 12:42Politika TEMA

Leart Kola

Pushteti e ka shumë të vështirë të ruajë pozicionet e veta hegjemonike vetëm nëpërmjet instrumenteve të forcës, si ushtria apo policia. Strukturën hegjemonizuese pushteti e krijon duke përdorur edhe atë që konvencionalisht quhet Shoqëri Civile, e që në fakt janë intelektualët në shërbim të pushtetit. Sigurisht, s’na mbetet veç t’i denoncojmë intelektualët klientë të pushtetit, të cilët nga mëngjesi deri në darkë i shërbejnë pushtetarëve të sotëm, njësoj siç i kanë shërbyer atyre të djeshëm. Nuk ka ndonjë zhgënjim të madh te qëndrimet e Edmond Tupes psh. që jo vetëm i bënte lajka pushtetit të burokracisë enveriste, por shkonte deri aty sa kur ia kërkonte byroja, ndante dhe gruan që të ruante biografinë e mire. Asgjë e re, shërbëtoret e djeshëm thjesht po bëjnë të njëjtën gjë, edhe sot. Për këtë arsye është e kotë, fjala bie, të meresh me Elsa Ballaurin, e cila mban rekordin si e vetmja aktiviste e të drejtave të njeriut që, në situatat kur në shesh vriten katër njerëz nga policia, militon për policinë. Ndoshta më shumë analizë do të kërkonte pozicioni i artikuluar i Artan Lames apo i Fatos Lubonjës, nëse edhe këta nuk do ta kishin kaq personal dhe anti-Edvin qëndrimin e vet. Psh. Lubonja pasi boton librin mbi ’97, ku tregon se si qendrimi militant pro Berishës i mbajtur dhe prej ambasadores Mariza Lino ishte kontribues në krijimin e situatës kaotike të krijuar në ato vite, del sot dhe mbështet të njëjtin qendrim që kësaj radhe po e mban ambasadori Arvizu!!!

Kontributi i këtyre intelektualëve, edhe kur është kritik ndaj pushtetit, është çertifikues i tij, duke mos krijuar ndonjë situatë kritike në masat konsumuese të kësaj analize. Kësisoj pushteti ka nevojë që edhe intelektualin kritik ta prodhoje vetë, sepse kështu e ka më të parashikueshëm e më të kontrollueshëm, por mbi të gjitha sepse duke qenë analiza jo-mobilizuese, intelektuali shndërrohet në një simbol të individualizmit, që edhe kur është rebel, është në kushte të izoluara.

Këto dinamika kanë sjellë në debatin e sotëm qëndrime skizofrenike, jo vetëm të atyre intelektualëve që jane klientë të pushtetit, apo në listë pritjeje për tu bërë të tillë, por edhe të një mase të gjerë të asaj pjese të popullsisë që beson se ka një mendim kritik. Janë ata që në ambiente publike deklarojnë me të madhe “Çfarë populli jemi që harrojmë Gerdecin?”, e më pas janë të gatshëm që të diskutojnë programin politik të Mediut. Janë ajo masë njerëzish që telefononin njëri-tjetrin të lemerisur në 21 janar, për të bërë të qartë revoltën e tyre ndaj instalimit të shtetit policor, e sot pa pikë problemi mendojnë që ndoshta nuk do ishte keq t’ja jepnin votën Lulit, sepse paska folur për gjelbërimin!!!

Mendimi kritik gjithashtu po mungon edhe tek ata që deklarativisht e konsiderojnë veten të majtë (dhe pse personalisht dyshoj shumë mbi çfarë nënkuptojnë sot intelektualët shqiptarë me “të qenurit të majtë”), të cilët mbushin rreshta gazetash duke u ankuar medemek se si nuk paska një të majtë të vërtetë në Shqipëri. Zakonisht këta “të majtë” në të gjithë artikujt shkruajnë kundër Ramës, se “ah sikur të ishte pak më i majtë Rama sa bukur do ishin gjërat, e sa me qejf do votonim”. Por gjëja tjetër interesante është se te kjo masë asnjëherë nuk sheh psh. ndonjë revoltë për sistemin fashist që po instalohet në Shqipëri. Revoltë për faktin që edhe pedagogëve të universitetit po u kërkohet të deklarojnë preferencat politike, e lëre pastaj nëpunësve të shtetit e njerëzve më të pambrojtur. E majta e dobët liberale që është në Shqipëri, ekziston praktikisht në të gjithë vendet e Europës. Por ndryshe nga këtu që “medemek të majtët” kritikën për të majtën e kanë personale me Ramën, (se unë rrallë shoh shkrime ku kritika të niset nga një perspektive anti-kapitaliste fjala bie), e kjo është një kritike që i shërben sërish pushtetit të Berishës. Unë personalisht jam i majtë. Së pari as ndërmend nuk më shkon të votoj për Berishën, së dyti, mendoj që PS është vetëm një operator në skenën politike shqiptare. Mendoj që detyra e të majtëve është të organizojnë e të shprehin kritikën e tyre, edhe nëse nuk është e majtë Partia Socialiste. Pra edhe nëse kanë kritika, si të majtë, ndaj PS, ato duhen bërë në kushte angazhuese e organizative, jo në kushte post-cinike, depolitizuese, siç e do zakoni i liberalëve. Shpesh herë intelektualët e akuzojnë PS-në si liberale, mirëpo vetë ata me qëndrimet e tyre janë mbajtës të flamurit liberal dhe kritikën e nisin nga kushte liberale.

Gjithë këto grupe të sipërpermendura janë ajo që Gramsci do t’i quante ‘intelektualët organikë të pushtetit”. Në këtë grup bëjnë pjesë ata që e dinë që po shërbejnë, dhe paguhen për këtë, por dhe ata që me pozicionet e tyre të dobëta, pa e ditur i shërbejnë pushtetit. Ata krijojnë hegjemoninë që i shërben pushtetit, qëndrimet e tyre janë të kudondodhura në mediat shqiptare, ata janë aty, pikërisht për të depolitizuar popullin në shërbim të pushtetit. Për këtë arsye mendoj që militanti politik i cilësdo parti(i cili zakonisht përçmohet nga intelektualët e pushtetit), me pjesëmarrjen e tij politike ka një pozicion më të sinqertë dhe një kontribut më të qartë politik, krahasuar me intelektualin para-elektoral, post-cinike që mbahet zhurmshëm si krijues i mendimit politik në vend.

Marrë nga Saktivista

12 komente në “Intelektualët e pushtetit”

  1. jani says:

    Shkrim shume i drejte! Ka shume intelektuale te tille qe jane sehan lepirsa te pushtetit dhe te vetmen gje qe dine te bejne mire eshte se si mund ti thurin llozhe pushtetit! Por te lutem mos me harro pa cituar me te neveritshmit, si, Henri Cili, Artan Hoxha dhe Artur Zheji. Jane te pa degjushem dhe shume iritues!

  2. dymi says:

    Nje nga keta gjoja te majte doli sot fare hapur ne interes te Sal-iut, ndonse per demagogji tha se gjoja mezi priste qe te fitonte Rama ne Tirane. Sikurse “liderri historik i te majtes, miku e aleati i ngushte i Sal-iut, F Nano, qe beri fushate kunder PS ne vitin 2007 e ne 2009, te njejten gje po ben sot edhe Harasani(ne shqip suvaja). Lexoni po nuk e besuat letren qe i dergon Kryetarit te partise se tij sot nepermjet shtypit.E ka te veshtire te ngjise shkallet e selise se partise qe t’ja thote gojarisht kryetarit verejtjet po preferon nepermjet shtypit. E pastaj thote se nuk me aktivizoni ne fushate. Te tille “udheheqes ” qe aktivizohen vetem per petulla ka pasur sa te duash ne PS. Shyqyr o perendi qe shpetuam nje here e mire prej tyre dhe prej kryetar kazinose qe edhe krevatin e ka vendosur ne kantinat e fresketa te veres.

  3. Lex Rex says:

    Lista eshte e gjate, p.sh. ne te jane edhe Halim Kosova dhe Zhani Ciko. Jane po ata qe nje vit me pare firmosen peticionin kunder greves se urise pasi medemek ”greva pengonte liberalizimin e vizave”. Tani shkojne ne takimet elektorale te Lulzim Bashes. Neser nuk do te ngurrojne t’iu servilosen te majteve kur keta te fundit te vijne ne pushtet. Pozicioni i natyrshem i intelektualit eshte mosrreshtimi me shumicen qeverisese, por ketyre ”intelektualeve” nuk iu intereson te jene ne anen tjeter ose te jene realisht te pavarur.

  4. Epirioti says:

    Henri Çili- para dhjete vitesh e kishte emrin Naim Çili, me prirje homoseksuale(pyesni Rakipllarin per te)
    Halim Kosova- ose Halim Haleja, nuk ka asnje titull shkencor, as doktor e as profesor, pavaresisht se per spiunlleqet ordinere qe ka bere papushim ka qene drejtor i maternitetit te vjeter. I paafte profesionalisht, ka qindra raste qe u thoshte njerezve ne eko se e ke femijen djale kur ishte vajze dhe e kunderta.
    Artur Zheji- pasardhes i tipit skuth te te jatit, superservil i Nanos derisa Nano u tha te tijeve, “Bejeni drejtor te TVSH e thuajini te mos me mburr kaq shume se ma shpifin ato sperkala peshtyme qe nxjerr”
    Dhe vazhdon lista per te gjithe,

    Nje kuriozitet: Sa e kane mesataren e Universitetit keta “intelektualuce”, asnjeri mbi 7.5

    1. jani says:

      Bravo Epirioti! Me pelqen komenti juaj per keta “intelektu-alet” e Saliut! Eshte turp qe Tirana te perfaqesohet nga keta qe e quajne veten intelektuale.

    2. Falcon says:

      gjithmone kam pas pershtypejen se ky cili ,ky basha dhe ca te tjere kane drejtim seksual te gabuar…po ju po ma forconi bindjen…

  5. vucidoli says:

    ai artur zheji,sikur neper 100 parti te kaloje pushteti,ai gjithmone do t’u ndodhet ne krah per te pritur kockat qe u bien padroneve nga duart.ai bixhozci eshte gati te shese cdo gje,vetem kumarin mos t’ia privojne.turp

  6. 21Janari says:

    Intelektualë?
    Termi “ Intelektual” e ka origjinën në Francë prej çështjes Drefus. “Intelektualë” i quanin atëherë me përbuzje Emil Zolanë dhe Enatole France, të cilët dolën fuqimisht në mbrojtje të Alfred Drefus-it të persekutuar nga luftënxitësit ne pushtet.
    Me kalimin e kohes, ciliësimi si intelektual përdoret për dikë që me autoritetin e tij angazhohet publikisht në mbrojtje të të drejtave dhe vlerave universale. Të tillë janë Zola, France, Sartre, Chomsky që janë vënë në mbrojtje të qytetarëve dhe vlerave pozitive të rrezikuara kurdoherë nga PUSHTETI.
    E pra, personat për të cilët flitet në këtë shkrim nuk mund të quhen Intelektualë! Këtë janë : PUSHT-UALE!

  7. MEMEDHETARI says:

    Duhen varur ca intelektuale “te pavarur”… ?

    1. plaku says:

      i dashur memedhetari,
      Me sa di une ne demokaci,n.q.s. dikush ka kryer nje veper penale ( p.sh.korupsion),duhet mbledhur fakte, denoncuar ne prokurori, prokurori studjon ceshtjen dhe ne se ka veper penale, urdheron policine per arestimin e personit te akuzuar, policia e fut ne burg dhe prokuroria ja kalon ceshtjen gjykates, gjykata sipes fakteve ben gjyqin dhe del me konkluzioni qe ose i pandehuri nuk ka faj dhe ai del i pafajshem, ose i pandehuri eshte fajtor dhe denohet me burg sipas ligjit, por kurre me VARJE.
      I dashur memedhetari, jam i sigurte se ti nuk do ishe dakord te hiqej procedura e mesiperme ( te cilen e ka vendosur parlamenti ) dhe qe sipas deshires se cdo qytetarei shqiptar te vareshin intelektualet e pavarur si pa te keq.
      Mendoj se populli shqiptar ka paguar dhume leke per shkollimin e tyre dhe se detyra e tyre eshte qe ti sherbejne ketij populli dhe jo te varen.

  8. Jeniceri says:

    Leart Kola as nuk te njoh dhe nuk e dija qe je kaq profesional ne te shkruar urime.Tani te analizojme pak artikullim tend qe mua me pelqeu dhe eshte igoditur.kam disa koh qe ne konkluzionet qe jap ne gazeten Tema perseris ate qe lexova sot ne artikullin tend :qe ne Shqiperin ton te bukur sali ram berisha ka plan dhe ka filluar zbatimin e metodave fashiste dhe me von vendosjen e monarkis .prandaj dhe ndonjerit i duket e cuditeshme se si mund te behesh mbret ne shqiperi ne e kemi shembullin zogu a ishte kryeminister dhe e shpalli veten mbret saliu nuk e ben ne ate formen e zogut por e ben me referendum dhe do apo nuk do populli saliu si mjeshter i vjedhjes se votes e nxjerr rrefenderumin te fituar shpallet mbret dhe i thot europes dhe amerikes me deshi populli. Dua qe dikush te shprehet per kete mendimin tim se une e konsideroj teper zerioze dhe ne qofte se kete radhe populli nuk voton kunder saliut kjo gje ka per te ndodhur shum shpejt.Tani te kthehemi tek intelektualet servil te saliut dhe jo te pushtetit ai eshte pushteti te tjeret jane vetem zbatus .Ata intelektual qe permenden ne artikull dhe shum te tjer jan sahan lepiresa sot jane me saliun neser me edin por une dua te ndalem pak te disa intelektual qe gjoja jane te majte dhe po furnizojne me uje te pishem saliun sic jane Kastriot Islami ideatori dhe zbatusi i humbjes se vjedhjes te votave nga saliu ne 2009 dhe vjedhja qe do zbatohet ne 8 maj nga i njejti kod zgjedhor qe beri kaci .Adis harasani tjeter person spiun i tradhetarit Fatos Nano aharasani ka dhe problem me te folurit se do disa sekonda qe ti lidhi llafet dhe ato i ka kunder saliut por kur shqiptohen nga ai na dalin kundra edit.Nuk dua ti injoroj per mendimet kundra dhe me pelqen qe te kete te tilla po kur ato behen ne nje situat si tani qe te ghith duhet te jemi bllok kunder fashizmit te saliut marrin vlera keqdashese ne radh te par kundra popullit socialist dhe pastaj kundra partis qe perfaqesojne .Tani eshte koha te luftohet fashizmi me von do jet teper von.

  9. plaku says:

    I dashur Jeniceri,
    Ne fakt une nuk e njof mire jeten politike ne Shqiperi ( jetoj jashte shtetit ). Nga shkrimi yt i mesiperm mesova se Shqiperia eshte para rrezikut te fashizmit dhe kthimit ne monarki, dhe per kete te falenderoj.
    Desha vetem te thoja keto gjera :
    – M.q.s. fatkeqesisht nuk e njof kushtetuten e Shqiperise ( nuk jam krenar aspakt per kete gje ) dua te di, nga dikush ketu ne forum, se a ka ndonje mundesi konstitucjonale , qe duke respektuar Kushtetun e Shqiperise, te kthehet Shqipeia ne monarki ?
    – Mendoj se kushtet aktuale te Shqiperise ( sidomos ne kuadrin europian ) nuk jane te njejta me kushtet e Italise ne vitin 1928 ( Revolucjoni fashist i Duçes ) dhe te Gjermanise ne vitin 1933 ( kur Hitleri mori fuqine ). Ne se e kam gabim do te falenderoja anetaret e ketij forumi te me tregonin se pse e kam gabim.
    – Kam mendimin personal qe te mos i nxime gjerat. Kuptohet qe Sala nuk eshe nje kryeminister i mire, por ama une nuk mendoj se Shqiperia do shkoje aq larg qe te kthehet mbreti ( ne kete rast Sala ) dhe me e keqja e te keqijave do ishte kthimi i fashizmit. Mendoj se sidomos inteligjenca dhe rinia shqiptare nuk do te lejoje kurre kete gje.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje