Presidenti i Republikës, Bamir Topi, gjatë një takimi të zhvilluar me kreun e BE-së në Tiranë, Etore Sekui, ka kërkuar një fushatë të qetë dhe të civilizuar. Topi ka thënë se është shumë e rëndësishme që këto zgjedhje të jenë të lira dhe të ndershme.
“Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, zhvilloi sot në mesditë një takim pune me Kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui. Gjatë këtij takimi, ku u diskutua situata në vend në prag të zgjedhjeve vendore të 8 majit, Presidenti Topi theksoi nevojën e zhvillimit të një fushate sa më të qetë e të civilizuar, si dhe mbajtjen me sukses të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe sipas standardeve demokratike”, thuhet në njoftimin e Presidencës për këtë takim. Sekui pasi vuri në pah
Ndërkohë, ambasadori i BE-së, Etore Sekui, vuri në pah rëndësinë jetike që zgjedhjet vendore të 8 majit kanë për ecurinë integruese evropiane të vendit tonë.
Ky i fundit bëri me dije edhe faktin se Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, do të vizitojë Shqipërinë me 21 maj, bashkë me një delegacion zyrtar të nivelit të lartë.