Rrihen dy mbështetës së PS-së në Korçë

26 Prill 2011, 13:50Politika TEMA

Fushata elektorale ka shënuar një tjetër incident të rëndë. Në qytetin e Korçës, persona të paidentifikuar kanë rrahur në mënyrë barbare dy mbështetës së Partisë Socialiste, të cilët kanë qenë duke vendosur postera të kandidatit të kësaj partie, Niko Perleshi.

Dy personat e dhunuar janë Niko Proko dhe Gesi Salaveci. Drejtuesit e PS-së në Korçë thanë se ata janë goditur me mjete të forta. Dy simpatizantët jaë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit, në mes të ditës. Policia tha se ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të këtij sulmi të dhunshëm.

Lini një Përgjigje