Shtabi elektoral i kandidatit Lulzim Basha ka dërguar për median një rregullore të Ministrisë së Jashtme, të firmosur nga ish/ministri Paskal Milo, ku thuhet se një ministri të Jashtëm i lejohet të mbajë dy pasaporta. I pyetur nga gazeta “Tema”, zoti Milo tha se kjo rregullore u miratua në atë kohë e kushtëzuar nga rrethanat, pasi ishte konflikti i Kosovës, kur udhëtimet dhe kontaktet me jashtë ishin shumë të shpeshta për krerët e vendit. Gjithashtu nevoja lindi dhe për shkak se shumë ambasada të vendeve ku duhej të udhëtonin krerët e shtetit shqiptar nuk kishin zyra në Tiranë. “Për të marrë një vizë në pasaportën diplomatike duhej që pasaportat të dërgoheshin në Romë. Në këtë mënyrë u pa e rrugës që të lejohej mbajtja e dy pasaportave, njërën krerët e shtetit, kreu i shtetit, kryeministri, ministri i jashtëm dhe sekretari i MPJ-së.”
Arsyetimi që bën zoti Milo është i thjeshtë, njërën pasaportë zyrtari në fjalë e mbante me vete, ndërsa tjetrën e dërgonte për vizë në Romë kur nevojitej të udhëtonte në vendet që nuk kishin ambasada në Tiranë. Zoti Milo nuk dëshiron të bëjë interpretime të mëtejshme të rregullores dhe të faktit që një ministër i jashtëm pas gati 10 vitesh që është miratuar kjo rregullore vendos të nxjerr tre pasaporta diplomatike, jo dy siç parashikonte rregullorja. Ai thotë se interpretimet i bëjnë mediat në këtë rast, ndërsa shton se i kishte dalë nga kujtesa ekzistenca e një rregulloreje të tillë, pasi ajo i kishte shërbyer kohës kur u miratua.
Ndërsa stafi i Bashës nuk sqaron se pse ministri në vitin 2007 duhej të lëvizte me tre dokumente identifikimi diplomatike. Stafi mjaftohet me argumentin se “kjo rregullore parashikon që funksionaret e Lartë të Shtetit, perfshire edhe Ministrin e Jashtem mund te mbajne me shume se nje pasaporte diplomatike”.
“Kjo rregullore e z.Milo, hedh poshte akuzat e Partise Socialiste ndaj z.Basha per çështjen e mbajtjes se me shume se nje pasaporte”, thuhet në njoftimin e zyrës së Bashës.
Comments are closed.
ja edhe miloja qe eshte kryekeput i majte deklaroi qe mbajtja e me shume se nje pashaporte nga basha eshte dicka normale dhe e ligjshme.mendoj se kjo i mbyll gojen perfundimisht gojave te liga ne PS qe mendonin se Basha ka bere dicka te jashtligjshme me mbajtjen e 3 pashaportave diplomatike.
C`jane keto rregullore qe na paska nxjerre Paskal Milo, nuk e kuptoj ku e gjejne kete te drejte te nxjerrin me shume se nje pasaporte diplomatike le t`u nxjerrin edhe shqiptareve te tjere nga 2-3 pasaporta se edhe ata mund te kene nje hall te tille.. Shiko se si arsyeton:”
“Për të marrë një vizë në pasaportën diplomatike duhej që pasaportat të dërgoheshin në Romë. Në këtë mënyrë u pa e rrugës që të lejohej mbajtja e dy pasaportave, njërën krerët e shtetit, kreu i shtetit, kryeministri, ministri i jashtëm dhe sekretari i MPJ-së.”
Po pse ku do te lobonte Milo per Kosoven, ne Burundi?
Ambasadat e USA, BE, Rusise,Kines etj. ne Tirane i ka patur, nese ka patur qellim te fluturonte per ne Burundi me qellim lobimi per Kosoven atehere ka dhe sherbim diplomatik me korrier i cili mund te fluturonte vajtje-ardhje brenda dites linjen Tirane-Rome nese do te kishte patur gjera aq urgjente. Nuk po i zeme me goje mjetet e komunikimit si telefon, fax, e-mail qe nuk i kane munguar Ministrise se Jashtme.
Ore keta me duket nuk dine c`flasin! Jemi ne budallenj apo na marrin per budallenj?
Thuaj ndershmerisht, kemi shfrytezuar sa kemi mundur ate post dhe del i lare nga kjo histori se kur mund te dilnim ne opozite njeren e dorezonim dhe tjetren e mbanim ne xhep. Aq e thjeshte eshte historia.
Ne kete rast nuk ka faj Basha, ka bere ate qe ka bere edhe Milo edhe Pilo.
i dashur Claus,
ky rregull :
“kjo rregullore u miratua në atë kohë e kushtëzuar nga rrethanat, pasi ishte konflikti i Kosovës”
Ti e di shume mire se konflikti i Kosoves ka vite qe ka mbaruar, pse duhet te mbaje Basha tani pas kaq vitesh jo nje por tre pasaporta diplomatike ?
i dashur plaku,
po pra shume ne rregull, por po them edhe njehere ambasadat ne Tirane i kishin. Nuk shikoj arsye te nxirrnin 2-3 pasaporta diplomatike. Mire , marrim rastin se u nevojiteshin baballareve te kombit, por konflikti mbaroi nje dite, perse nuk e anulluan ate rregullore? Apo ndoshta, hajt u be deti kos, kane ardhur dhe ikur 10 ministra te jashtem, askush nuk e c`fuqizoi ate rregullore. Perse? Pergjigjen ndoshta e gjen vete. Nuk e shfajesoj Lul-in se nuk ka burre nene ta shfajesoje, por edhe disa te “majte” kane kusuret e tyre.
I dashur klaus,
Jam dakord me ty, qe kur mbaroi konflikti i Kosoves, pse nuk e çfuqizuan kete rregullore.
Nuk e di se cila qeveri ishte (PD, PS) kur mbaroi konflikti i Kosoves?
M.gj.ate sic e njof une politiken aktuale shqiptare ata bene ate qe thua ti :”hajt se u be deti kos dhe te perfitojme” duke mos e çfuqizuar kete rregullore.
1997-2005 ishte PS ne pushtet me ministra Arta Dade, Ilir Meta, Kastriot Islami deri tek Besnik Mustafaj dhe Lul Basha te PD-se.
I dashur Claus,
Me pelqejne shume thenjet :
” Kaloi qerja dhe preu ne nje bajge ne dysh.”
” Me bej baba te te ngjaj. ”
” Molla do bjere nen Molle”.
I dashur benikuksiani, dardha e ka bishtin mbrapa, mos i bjer para kohe trumpetave te fitores. Ne artikullin e mesiperm thuhet e bardha ne te zeze :
– …kjo rregullore u miratua në atë kohë e kushtëzuar nga rrethanat, pasi ishte konflikti i Kosovës
– ..të faktit që një ministër i jashtëm pas gati 10 vitesh që është miratuar kjo rregullore vendos të nxjerr tre pasaporta diplomatike.
– Jam i sigurte i dashur benikuksiani se edhe ti e di se konflikti i Kosoves ka kohe qe ka mbaruar.
Pse doni te lani m……me sh…….( me falni per shprehjen.
– I dashur benikuksiani mos u tallni ju lutem me anetaret e forumit:Ti e di shume mire qe ne nuk e hame sapunin per djathe, si personi i meposhtem :
http://www.youtube.com/watch?v=4aM5rEjpUt8&feature=youtu.be
http://www.youtube.com/watch?v=4aM5rEjpUt8&feature=youtu.be
PER MUA ESHTE NJE PROBLEM I MBYLLUR,PROBLEMI I PASAPORTES,NQSE DUAM TE BEHEMI ME KATOLIK SE PAPA ATEHERE ,THEMI QE Z,BASHA KA ABUZUAR PER PASAPORTEN E TRETE.PO DERI SA KA QENE LIGJI AI E KA SHFRYTEZUAR KETE LIGJ TE BERE KEQ.SIPAS MEJE S,ESHTE ARGOMENT QE NE KOHEN E KRIZES KOSOVARE NE TIRANE S,ISHIN TE GJITHA AMBASADAT!!!???? PO KA TE DREJTE MUNGONTE AMBASADA VIETNAMESE DHE CUBANE,NE VEND TE TURPEROHENI KENI DHE KURAJEN QE TE JUSTIFIKOHENI,KENI ABUZUAR ME PUSHTETIN Z,PASKAL MILO,SEPSE ASNJE QEVERI SHQIPETARE S,KA TRASPARENCE,.JENI TURPI I SHQIPERISE.