BASHA PRANON SKANDALIN

26 Prill 2011, 20:58Politika TEMA

Noteri holandez pranon se ia ka shitur pronën si qytetar amerikan. Të paqarta favoret që ka pasur Basha nga ky gabim i rëndë ligjor

Pas disa ditësh presioni mediatik, noteri holandez që ka përgatitur kontratën për blerjen e shtëpisë në Holandë nga Basha, ka pranuar se ka bërë një gabim me pasaportën e tij gjatë blerjes së shtëpisë në Utreht. Noteri ka deklaruar se ka shënuar gabimisht që Basha është mbajtës i një pasaporte amerikane, kur ai është mbajtës i një pasaporte shqiptare. Por Basha nuk duhet të jetë i çliruar tashmë pasi në këtë mënyrë ai ka pranuar skandalin. Një gabim i tillë i rëndë, bën që ai të vihet sërish nën dyshim se ka blerë një pronë si qytetar amerikan, duke iu nënshtruar kështu të tjerave lehtësi e rregulla në taksa e detyrime. Po ashtu, paraqitja e tij si amerikan lidhet edhe me mundësinë ose pamundësinë e tij për të blerë një pronë në Holandë. Në këtë mënyrë Basha vijon të jetë sërish në qendër të vëmendjes pasi ka hyrë në një spirale mashtrimesh.

Po ashtu vetë noteri duhet të mbajë përgjegjësi për këtë gabim e jo thjesht të deklarojë se do bëjë një korrigjim në kontratën e shitjes së shtëpisë.

8 komente në “BASHA PRANON SKANDALIN”

  1. Epirioti says:

    Ne baze te ligjeve holandeze Bashes i lind e drejta te hedhe ne gjyq firmen noteriale dhe te kerkoje demshperblim per demin moral qe i eshte shkaktuar nga bashkekombasit e vet dhe te kerkoje mbi 200 mije euro denshperblim.
    A do ta ndermarr kete detyrim qytetar Lul-i i Sales, qe te na bind se ishte lapsus qe po i kushton karrieren politike?

  2. Claus says:

    Nuk mund te besohet edh ky version i Bashes. Nese Basha do te merrte nje kredi per te blere nje pasuri te patundshme me pashaporte shqiptare pra si shtetas i nje vendi jashte BE dhe vecanerisht shtetas shqiptar (i nj vendi nder me te varferit ne Europe, sipas terminologjise europiane) duhej te paraqiste shume dokumenta bindese perpara bankes dhe noterit.
    Ai duhet te paraqiste nje vend pune te mire me nje kontrate pune ne kohe te pakufizuar ne rast pushimi nga puna.
    Llogarine rrjedhese qe del nga te ardhurat mujore, si nje siguri qe i jepet bankes per te terhequr perqindjet mujore per shlyerjen e kredise.
    Pasaporten po ashtu te fotokopjuar, pervec dokumentit te noterit ( ketu banka duhet te vinte re mosperputhjen)
    Deshmi te tjera si siguracione te llojeve te ndryshme si siguracion jete, pensionesh etj. qe ne vitin 2001 ai sigurisht qe nuk i ka patur, qe banka ne rast mosshlyerje te nderhyje ne keto siguracione.
    Nje deshmi qe banka e merr nga nje ent i vecante per te pare nese personi ka aftesi shlyerje ose eshte futur ne borxhe, ai ne kete ent nuk ka figuruar fare si ekzistent ne Hollande.
    Dhe e fundit me nje vize amerikane dhe pasaporte shqiptare nuk mund te marresh kredi se edhe vendi i banimit nuk eshte i perhershem, pra pa adrese.
    Arsyeja e thjeshte te thote qe keto per nje shqiptar, shtetas i nje vendi me nje sektor bankar te panjohur, ekonomie te panjohur dhe informale, marrja e nje kredie bie qe te ishte e pamundur, pra lind ideja se Lulzim Basha si shtetas “amerikan” me dokumenta ka patur shume lehtesira per te marre nje kredi per blerjen e nje pasurie te patundshme ne nje vend te BE.
    Sa here qe flet futet thelle e me thelle ne labirintin e genjeshtrave qe ka hapur vete, por tani ve ne dyshim dhe aftesite e tij juridike, se kur nxjerr nje fjale nga goja duhet te mendohesh edhe per pasojat.

  3. MEMEDHETARI says:

    Mos valle kur Lulushi shkruan se e shiti shtepine 510 mije Gulden dhe jo 450 mije Gulden,mos ka parasysh 60 mije Gulden…bakshish tek avokatet?????!!!
    Mos me thoni se eshte nje shume e madhe dhe nuk ben vaki…
    Nuk ben vaki per xhepin tim dhe tuajin – jo per xhepin e Lulushit…
    Leket e Vefes nuk do mbarojne kurre…

  4. rrapi says:

    ku gjenden kembet e ktyre…ti i pret 1 dalin 2 te tjera…

  5. Alban Dega says:

    NGATERRESA ALA MAFIOZE

    – Pas ferres se madhe fshihet jo vetem elefanti por edhe balena e korrupsionit

    Mire qe u ngaterrua nga viza amerikane ne Pasaporten Shqiptare te Lulezim Bashes po si eshte e mundur qe:
    1- Ky Noter ose punonjesi i tij nuk ka shikuar se kjo vize amerikane ka qene e skaduar qysh me daten 20 mars te vitit 1999, pra gati dy vjet para ketij akti!?
    2- Si eshte e mundur qe nuk ka pare e lexuar shtetesine shqiptare te Lulezim Bashes ku shkruhej me germa te medha ALB dhe jo USA!?
    3- Si eshte e mundur qe nuk ka lexuar titullin me germa maksimale te kesaj vule VISA…!?
    4- Si mund te behen gafa te tilla t
    Pas ferres se vogel fshihet lepuri i madh, thote nje shprehje filozofike shqiptare.
    Pas nje ferre te madhe si kjo e Lulezim Bashes fshihet jo vetem elefanti por edhe vete balena, nga ato te Paqesorit

  6. Dino USA says:

    Sa thjesht shihen gjerat sidomos nga njefare epirioti!Kush ka provuar procedurat e shitjes apo blerjes se pronave ne vendet perndimore,do gajaset gazit me keto akrobacira fjalesh te Bashes,por qe ne te vertete kane qene akrobacira veprimesh bile me miqesira shume te forta!

  7. ari says:

    Nga njohuri shume te sakta qe kam, pasi kam jetuar ne Hollande, di te them se pa mbushur 5 vjet banimi me dokumenta te rregullta ne shqiptaret s’kemi te drejte te blejme prone (shtepi). Nuk di nga c’vit z. Basha ka qene me banim atje pasi CV e tij ne faqen e Keshillit te Ministrave fillon nga viti ’98 dhe s’ka informacion se c’ka qene apo c’ka bere me perpara. Kjo te le te dyshosh pasi ai s’ka shenuar as vitet kur ka filluar dhe ka mbaruar studimet, gjera keto elementare per nje CV te dikujt qe ka studiuar ne perendim. Dyshoj se zoteria ne fjale s’i ka bere 5 vite pasi ne korrik 2006 i bie te jete diplomuar ne Tirane dhe nga shtatori i atij viti ( sikur te kete shkuar ne Hollande) deri ne shkurt 2001 jane me pak se 5 vjet. Qofsha i gabuar por keshtu mendoj.

  8. Lugat says:

    Sa do i “mbaruar” te jete politikisht ne garimin per kryetar bashkie Basha, prape se prape duhet vigjilenca ne maksimum persa i perket Edi Rames dhe opozites dhe mos pushojne asnje moment pa e bombarduar Bashen me mashtrimet e tij duke mos i lene fryme dhe kohe per te bere fushate. Mos harrojme qe dhe Berisha ne 2009 jepej si i mbaruar, por…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje