Çudia e noterit holandez: Pashë një vizë amerikane në pasaportën e Bashës, mendova se ishte pasaportë amerikane

26 Prill 2011, 20:04Politika TEMA
Çudia e noterit holandez: Pashë një vizë amerikane në

Noteri holandez ka reaguar pas lajmeve për pasaportën holandeze të Bashës duke bërë një deklaratë të çuditshme. Ai ka thënë se ka parë një vizë amerikane në pasaportë dhe ka menduar se është pasaportë amerikane. Se çfarë noteri është ky që e sheh pasaportën nga vizat, një zot e merr vesh, por që të identifikosh një pasaportë nga vizat, kjo është hera e parë që e dëgjojmë. Në një njoftim të shpërndarë nga shtabi i Bashës, vjen sqarimi i noterit. “Me datë 21 dhjetor 2001, perpara meje Ritzo Jacob Holtman, noter i te drejtes civile, ne Mbretërinë e Vende te Ulëta (Holandë) u paraqit për hartimin/ekzekutimin e nje konktrate shit-blereje dhe tranferimi pasurie te patundshme, Zoti Basha, lindur më 12 qershor 1974, në Tiranë, (Shqipëri), për identitetin e te cilit u sigurova nga pasaporta shqiptare me numër identifikimi 0160138 e dorëzuar në praninë time.

Në këtë pasaportë shqiptare ishte vulosur një vizë Amerikane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një punonjës i zyrës sonë noteriale, pasi fotokopjoi faqen e pasaportës në të cilën ndodhej viza amerikane (bashkëngjitur), shënoi gabimisht në kontratën e transfertës së pronës së paluajtshme se pasaporta ne fjalë ishte amerikane, c’ka ishte një shënim i pasaktë nga ana e punonjësit. Kontrata duhej të shkruante se z. Basha u identifikua nga pasaporta e tij shqiptare,” thuhet në deklaratën e noterit.

11 komente në “Çudia e noterit holandez: Pashë një vizë amerikane në pasaportën e Bashës, mendova se ishte pasaportë amerikane”

  1. Epirioti says:

    Heu bre burra! Kujdes me pashaporten se do na thone qe jemi nga fisi i Hititeve(turqise se lashte), te migruar ne Egjypt(evgjit hesapi), ku gjyshi perdhunoi nje franceze te trupave te Bonapartit prane piramides se Gizes, e kur gjyshja(francezja e perdhunuar), shkoi e lindi ne Itali baben tone, i cili u be SS gjerman dhe u martua me nje austriake zevzeke pas pushtimit te Greqise, e cila migroi pasi i pelqeu fytyra engjellore e shqiptareve ne vendin tone. Keto viza kane shume shqiptare ne pasaportat e tyre. Ç’a nacionaliteti do na shkruajne ne dokumenta z. Basha, di gje se na zuri frika ne te tjereve?!

    1. Blue Sky says:

      Do ju shkruaje nacionalitet KOMUNISTA.

      1. dymi says:

        Bravo po si e gjete more bir!?!?!?

  2. vinny says:

    Nese noteri hollandez thite se ka gabuar ne detyren e tij, ai mban pergjegjesi ligjore perpara ligjevbe hollandeze.
    Dhe pse jam kundra kandidatures se Bashes, jo prej programit qe ai ka per Titanen, po prej aferave qe ai ka si ish minister, kjo sdo te thote se basha ka shkelur ligjin ne Hollande.
    Nese duhet te ndertojme nje demokraci, duhet te jemi te paret te respektojme te paret principet e saj e jo te akuzojme dike pa patur prova se ai ka shkelur ligjin ne fuqi.

    1. dymi says:

      Cudi i dashur vinny, po me vone nuk e pa juristi i shquar Lul qe pasaporta kishte nje gabim te rende? Ne e pa e s’beri gje c’lloj juristi eshte, ne se nuk e pa c’lloj syleshi eshte? Dhe na kerkon t’i japim voten qe te na qeveris qytetin!

  3. saranda2001 says:

    Po edhe banka qe i ka thene morgicin e kredise per shtepi te njejten gabim paska bere e ka marre vizen per pashaporte Amerikane,keto peradha nuk i besojne as femijet e kopeshtve.

  4. horatius says:

    dmth une qenkam australian meqenese kam nje vize australiane ne pasaporten time shqiptare. Interesante sa ka ecur bota…

  5. Alban Dega says:

    NGATERRESA ALA MAFIOZE

    – Pas ferres se madhe fshihet jo vetem elefanti por edhe balena e korrupsionit

    Mire qe u ngaterrua nga viza amerikane ne Pasaporten Shqiptare te Lulezim Bashes po si eshte e mundur qe:
    1- Ky Noter ose punonjesi i tij nuk ka shikuar se kjo vize amerikane ka qene e skaduar qysh me daten 20 mars te vitit 1999, pra gati dy vjet para ketij akti!?
    2- Si eshte e mundur qe nuk ka pare e lexuar shtetesine shqiptare te Lulezim Bashes ku shkruhej me germa te medha ALB dhe jo USA!?
    3- Si eshte e mundur qe nuk ka lexuar titullin me germa maksimale te kesaj vule VISA…!?
    4- Si mudn te behen gafa t
    Pas ferres se vogel fshihet lepuri i madh, thote nje shprehje filozofike shqiptare.
    Pas nje ferre te madhe si kjo e Lulezim Bashes fshihet jo vetem elefanti por edhe vete balena, nga ato te Paqesorit

  6. Frederik says:

    Ore njerez a jeni ne terezi dhe pranoni lojera te tilla fjalesh nga noteri hollandez . Ky noter po mundohet te tallet me shqiptaret duke dhene kete lloj pergjigjeje , pasi e cileson Shqiperine si vend pa shtet dhe pasojat rrjedhin vete. Tallja e tij si nje justifikim eshte ndoshta fale nje nderhyrjeje te dikujt nen siperfaqen e dukshme jetesore pra dua te them ndonje sherbimi te fuqishem . Nuk mund te ndodhe kurre qe nje noter te beje gabime te tilla , hiqeni nga mendja . Te dhenat e personit nuk kontrollohen vetem nga noteri ne paraqitjen fizike te klientit , ato jane te kompjuterizuara dhe behet gjithmone kontrolli i tyre elektronikisht nga zyrat perkatese.
    Pastaj te kesh nje vize amerikane sipas noterit , do te thote qe ti si person mund te kesh ç’do shtetesi , por jo ate amerikane , pasi ke marre vize per te shkuar atje. Ehhh mor’ noter ko.ja , kujt ja shet keto por..e ? Shitja Lulit me mire qe t’i ka sugjeruar sebashku me keshilluesit e fshehte.

  7. arberi says:

    sa gjynah i shkreti … po humbet klientelen ,cberi shqiptar e cberi amerikan ,ka rendeesi qe luli ka shtepi ku te fusi koken po vajti ne holland .
    per kete duhet te jen krenar gjith shqiptaret ku do ndodhen ………(gallata vazhdon)

  8. Ndoc Sukaj says:

    Me vjen shume keq qe i ,,bieni me qafe,, ,,Mis universit Blu,, zotit Basha pasi ai nuk ka asnje pergjegjesi se cfare ka shkruar ne dokumenta noteri Holandez ne kontraten e Blerjes me kredi te apartamentit ne Holande.Kurse deklarimi i shitur i ketije apartamenti nje vit perpara nuk eshte ndonje cudi pasi njerezit me ,,Vizion,, dhe largpames e dine shum kohe perpara se cfare do te bejne pas nje apo disa vitesh.,,Cudia,,do te ishte nese zoteria nuk do te bente parashikime te sakta mbi te ardhmen e ,,Biznesit te tije,,nderkombetare.Ne ,,Biznesin,, kombetare zoteria dhe shoket e tije kane patur sukses te plote pasi nuk arriten te kalojne ne siten e drejtesise kur ,,Bilanci,,i punes ne veprat me te medha ushtarake dhe civile u doli negativ dhe ne dem te shqipetareve.Kjo eshte ,,Elita Politike,, qe ne nuk e meritojme, prandaj votoni sa me shume kunder tyre nese doni qe te shpetojme.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje