Qeveria, “pro” heqjes së kombësisë me ligj

27 Prill 2011, 11:10Politika TEMA

Prej muajsh, në Shqipëri ka nisur një debat në lidhje me kombësinë. Disa gjykata, si ajo e Përmetit dhe Sarandës, e kanë çuar këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese, për shkak se mijëra persona kanë hequr dorë nga kombësia, për shkak se ajo është vendosur si kriter në të dhënat e gjendjes civile nga ana e qeverisë.

Por, pavarësisht abuzimit që ka ndodhur me kombësinë, qeveria është kundër heqjes së kombësisë nga gjëndja civile. Përfaqësuesja e qeverisë, Marsida Xhaferllari ka shprehur shqetësimin përpara anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese se, nëse hiqet termi kombësi, çështja është se sa do të ndikojë kjo më pas në ruajtjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve. “Kombësia është përbërës i gjendjes civile.

Duke dhënë procedurën e regjistrimit të kombësisë dhe veçoritë e këtij elementi pak a shumë të barabartë me elementë të tjerë të gjendjes civile, opinioni ynë është të vendosim një ekuilibër të përshtatshëm. Nga viti 2003 në 2011-ën, pas tetë viteve bëhet kërkesë për kontrollin e antikushtetutshmërisë. Ky ligj ka tetë vite që lexohet nga këto tri gjykata, që kombësia është përbërëse e gjendjes civile”, – tha përfaqësuesja Xhaferllari.

Rreth 2000 persona e kanë lënë kombësinë shqiptare në Korçë, Përmet dhe Gjirokastër dhe për këtë arsye kombësia në gjendjen civile është kundërshtuar fort, fillimisht nga nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu dhe më pas të tjetër.

1 komente në “Qeveria, “pro” heqjes së kombësisë me ligj”

  1. Rani says:

    Po ja arrijne qellimit armiqte shekullore te shqiptareve pikerisht nga injoranca e shqiptareve dhe pederastlleku i politikaneve tane, bravo ju qofte kur gjejne bejne, po shperbehet ai shtet avash avash po ne menyre te sigurte me duket se ne qe diskutojme ketu vetem shohim endrra me sy hapur. Normal nje popull qe nuk ka pushtuar askend gjate gjithe historise se tij dhe vetem ka qene i pushtuar s’ke ça te presesh prej tij e ka ne gjak peruljen ndaj te huajit. Vetem ai i shkreti Skenderbe qe po na sheh se ça po bejme kushedi si po na shan nga andej ku eshte.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje