Rikthimi i Turqisë në Shqipëri dhe Ballkan

27 Prill 2011, 12:41Politika TEMA

“Financial Times”

Kur presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, u takua me homologët e tij nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, synimi i tij i hapur ishte që të kalojë përmbi tensionet etnike dhe të ndihmojë në ndërtimin e mirëbesimit ndërmjet fqinjëve ballkanikë.

Por, interesat e biznesit turk ecin paralelisht me ndikimin e jashtëm politik në rritje.

Ashtu si investitorët austriakë që e shohin Ballkanin si zonë të ndikimit të natyrshëm, edhe kundërshtarët e tyre historikë, turqit, ëndërrojnë për rindërtimin e zonës tregtare të ish-osmanëve.

“Njerëzit në rajon nuk i mirëpritnin turqit për shkak të historisë. Por, përderisa bie interesimi tek investitorët e Perëndimit, turqit do të vazhdojnë t’i mbledhin copëzat”, thotë Kristian Mikosh, avokat i kompanive nga Vjena.

Reklamat e fundit e përshkruajnë blerjen e kompanisë Invitel nga Telekomi Turk. Fillimisht Invitel ishte kompani austriake dhe pastaj hungareze, me lidhje të telekomunikimeve fikse në mbarë Evropën.

Të gjitha tri kompanitë turke të telefonisë celulare, Turk Telekom, Turkcell dhe Calik, kanë shkelur në Shqipëri dhe synojnë zgjerimin në Ballkan.

Bankat dhe kompanitë turke kanë hyrë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë veriperëndimore, në tregjet kryesisht myslimane, ku përfshihet edhe pakica turkfolëse. Këto toka jugore të Ballkanit ishin osmane deri 99 vjet më parë, pak para fillimit të luftës botërore.

Por, derisa investimi kryesor i Austrisë kanë qenë bankat, Turqia e vë dorën përmes projekteve ndërtimore të mëdha dhe tregtisë së vjetër të importit dhe eksportit. Disa faktorë që e bënë ekonominë e Turqisë t’i rezistojë krizës globale, gjithashtu janë aplikuar në Ballkan.

Bechtel-Enka, konzorcium amerikano-turk, po e shtyn autostradën nëpër malet veriore të Shqipërisë në veri drejt Kosovës.

Nga ana tjetër, planet për infrastrukturën e Serbisë, pavarësisht kontestit të mosnjohjes së Kosovës, bëjnë thirrje që korridori prej atje të vazhdojë në Evropën qendrore. Bechtel-Enka, me njerëzit dhe makineritë që ka në terren, mund të jetë konkurrues i fortë që të fitojë kontratën përsëri.

Lëvdimet që Ankaraja ia bën presidentit serb, Boris Tadiq, si paqebërës në rajon, mund të jenë ndihmesë në këtë drejtim. Pas samitit të parë trepalësh në Stamboll, në prillin e kaluar, Qeveria e Serbisë e miratoi rezolutën kundërthënëse, e cila e dënon si gjenocid masakrën në Srebrenicë në vitin 1995.

Qëndrimet e Bashkimit Evropian lidhur me zgjerimin e kanë bërë rolin ndërmjetësues të Ankarasë edhe më jetik, thotë Vehab Oxhak, ambasador i Turqisë në Sarajevë. Turqia gjithashtu sheh një vakum tregtar, meqë investimet e reja nga BE-ja janë të pakta prej vitit 2008.

Bosnjë e Hercegovina, e cila u kaloi austriakëve në vitin 1878, pret shtyrje të pashmangshme nga biznesi turk.

Millorad Dodik, udhëheqës i serbëve të Bosnjës, paralajmëron se do të vijë fundamentalizmi islamik, sidomos pas disfatës sekulare të Turqisë në referendumin kushtetues në shtator.

Për popullsinë e krishterë, siç janë serbët, sundimi pothuaj pesëshekullor i osmanëve ka lënë hidhërime, por edhe afërsi.

“Investimet turke thjesht kanë të bëjnë me biznesin”, thotë ambasadori Oxhak.

9 komente në “Rikthimi i Turqisë në Shqipëri dhe Ballkan”

  1. plaku says:

    Mesova shume gjera nga artikulli i mesiperm.Ishte inforamtiv. Desha te shtoja keto gjera :
    – Per ngjarjet qe po ndodhin ne Siri, diplomacia perendimore ka si aleat vetem Turqine ( sepse historine e Iranit e dini ) , ne kuptimin qe vetem Turqia dhe Irani kane influence te madhe ne Siri.
    – Shume vende arabe si Egjypti, Tuinisia etj. duke patur parasysh zhvillimin e madhe ekonomik dhe shoqeror ne Turqi mendojne qe ta perdorin modelin turk ne politikat e tyre. Une jam kurjoz se si do reagoje USA dhe BE. Behet fjale per nje cope te madhe ne torten gjeopolitike.

  2. Epirioti says:

    Çfarë pamje qyhnaqaresh. Sulltan Erdogani me Hamza Berishen dhe haremi pas tyre me kryehanemen Liri. Turqia po i largohet perdite laicitetit dhe Sala po i afrohet me shume Turqise keto kohe. Historia na ka mesuar se Greqia na ka vjedhur historine dhe shume e eshume toka ne jug, Serbia na ka vrare dhe pushtuar, por demin me te madhe e kemi patur nga 500 vite roberi, dhe pazare per zvogelimin e trojeve shqiptare qe Turqia ua jepte fuqive te tjera si haraç pas humbjeve te betejave me Rusine dhe Austo-Hungarine. Kongresi i Berlinit eshte shembulli me i mire per ta vertetuar kete gje.

  3. mendimi_im says:

    Perandoria Osmane ishte shkak qe ne nuk u asimiluam nga serbet, apo greket.
    Ne fakt 500 vjet ishim te mbrojtur.
    Po te donin turqit do te kishin bere qe me ane te shpates te kthenin te tere ne musliman por jo nuk eshte e vertet qe kan perdorur shpaten, ata qe deshen u bene musliman ata qe nuk deshen qendruan te krishtere ashtu sic jan edhe sot e asaj dite.
    Nuk behet dot askush me dhune as musliman as i krishtere as besimtare i asnje lloj feje.
    Ska llogjike.
    Persa i perket ekonomise turqit jan tregtare te shquar dhe kan 1000 vjet qe merren me tregti.
    Sot mallrat turke kan cilesi dhe nuk jan me si njeher qe krahasoheshin me ato kineze…
    Pastaj me ndryshimin e kushetutes ne Turqi diktatoriati ushtarak ka humbur influencen e padrejte qe ka pasur, edhe armiqte e infiltruar ne radhet e ushtarekeve turq jan arrestuar dhe shum prej tyre do te arrestohen shpejt…
    Gjera ti mira po ndodhin.
    Te shohim se deri ku do te ece keshtu.

    1. Epirioti says:

      Te kam thene 100 here o injorant fondamentalist me 21 vite shkolle. Je jashte llogjike per cdo ceshtje. Turku vrau mbi 5 mije ne luftrat e Gjergj Kastriotit. Mbi 80 mije shqiptare u shperngulen ne Italine e Jugut pas pushtimit. Solli nje kuture thellesisht arabe dhe prapambetese. Solli mbi 20 mije evgjit nga Egjipti ne nje plan te Reformes se Tanzimatit me 1848, per spastrim etnik te trojeve tona dhe zevendesimin me popullesi te perunjur, humbi luften ne Rusine ne Krime te Detit te Zi dhe si haraç, i dhuroi toka te Bosnjes dhe Shqiperise(gjithe Epirin e Jugut), serbeve dhe grekerve. Erdhen ne pushtet Xhonturqit me 1908 me perkrahjen e shqiptareve te Stambollit dhe me premtimin per autonomi te zgjeruar per Shqiperine. Nuk e mbajten fjalen dhe kjo ishte arsyeja pse filluan kryengritjet me arme dhe levizja e diplomateve me ne krye Ismail Qemalin ne Europe deri ne shpalljen e pavaresise. Ne 1922 dhe me 1934 firmosi marreveshje per shkembim te popullates shqiptare te Epirit te Jugut(me preteksin se ishin myslyman), me Greqine, duke zbrazur Epirin e lashte nga shqiptare dhe duke kthyer aty greke zezak nga Stambolli.
      Po te mesosh historine edhe pse je myslyman i devotshem, nuk do perkrahesh turqit, edhe po te ishe ortodoks fanatik, po te dije historine nuk do mbeshtetje grekerit, dhe po te ishe katolik si papa, nuk do zije be per perendimin qe u shpetuam by.. per 40 vite kur Turqia ishte ne kulmin e forces dhe lavdise se saj ne kohen e Skenderbeut.
      Une jam shqiptar dhe besoj ne Zot, pa hile si puna jote, dhe kam idhull Ndre Mjeden:
      “Dhe mos shikoni kisha e xhamija,/ feja e shqiptarit eshte shqiptaria”

    2. raimondi says:

      Perandoria Osmane ishte Armiku me i madh i Kombit shqiptar ———–Sepse kur erdhen osmanet ne Ballkan , kishte nja 50 vjet minimumi qe shqiptaret po krijonin idnetitetin e tyre etnik te dalluar
      duke pasur principatat e tyre Arberore me lfamujt e tyre dhe me stemat e tyre —Ku ne te gjitha ato ndihej dhe shprehej fryma e Etnicitetit shqiptar ne menyre moderne per kohen ne te njejtin nivel si Europa perendimore
      — sic ishin familjet Princerore te Dukagjinasve,Kastriotet, Toptanajt, Komnenajt ,, Aranitajt ,Topiajt Muzakajt etj etj
      –biles edhe disa familje princerore serbe ne ato vite e kuptuan qe ishin pjese e kombit arberor dhe krijuan flamujt dhe stemat e tyre arberore –,

      Si dhe me e rendesishmja ne ate kohe ishte Greqia ku elemnti grek po vdiste , dhe Shqiptaret e Morese , Athines Livadhjjase , shqiptaret e ishujve etj kishin marre nje ngritje te madhe te krenarise kombetare
      duke krijuar Familjet princerore ne aleance me Francen dhe Venetikun te cilat e kishin t e pushtuar Shumicen e Greqise
      –Keto familje ishin Topiajt , Gjin Bue Shpata edhe disa te tjera–Biles thuhet qe edhe Paleologet ishin me origjine shqiptare ,sepse ata ishin nga Moreja , ku elemnti shqi[tar atje ishte Jashtezakonishgt i forte –
      ———–Moreja eshte ne Pelopones dhe eshte vendi ku ka qene Sparta

      Ne kete kohe gjuha greke pothuaj nuk perdorej fare ne Greqi , por vetem ne kisha , ndersa gjuha shqipe
      perdorej ne gjithe Greqine , saqe kur prifterinjte Kostandinopojes vinin ne Greqi –ata cuditeshin me popullin qe fliste jo greqisht por nje gjuhe te huaj

      …………….dhe pikerisht ne ato vite te 1300 e ca kur elemnti shqiptar po pushtonte Ballkanin
      ….. per fatnin tone te zi erdhen OSMANET ———–

      Dhe per 500 vjet kunder Osmaneve luftuan vetem shqiptaret —Asnjehere populli arberor nuk u pajtua me pushtimin turk –
      ————Ndersa shtetet ortodoxe u pajtuan me Turkun —sepse ata benin krushqi me Sulltanet dhe te gjithe sulltanet i kishin nenat serbe dhe greke,
      Ne ket menyre Sulltanet ishin gjysem ortodox dhe ata e lejuan Kryepeshkopin e Kishes ortodoxe ne Stamboll
      te ishte anetar i divanit ne te njejtin rang me Vezirin e madh –qe domethene ne te njejtin rang me Kryeminsitrin e sulltanit

      Kryepeshkopi ortodox ishte krahu i majte i Sulltanit dhe ai bekonte trupat Jenicere te cilat quheshin –JANISSARIS –dmth –ushtar Jani –

      ———Keta ushtare ishin te vendeve ortodoxe , dhe e mbanin fene e tyre ortodoxe pasi Sulltanet ishin tolerante ndaj fese –Ata nuk donin tja dinin per fene , dhe ne ket menyre Kryepeshkopi i Patrikanes greke
      bente bekimin fetar te ushtareve Janissary kur ata niseshin per fushatat luftarake …kunder shqiptareve ne Ballkan , apo kunder Hungarise ,ose edhe kur niseshin ne fushata ne Arabi

      — Sulltanet duke e pare se shqiptaret ishin te vetmit qe nuk nenshtroheshin atehere ata filluan politiken e c’kombetarizmit te shqiptareve duke mos lejuar shkollat shqipe ne Shqiperi

      –Kur sulltanet lejonin shkollat e te gjitha kombesive ne Ballkan , si shkollat greke, serbe, bullgare, maqedone, vllahe etj etj –Vetem shkollat shqipe nuk i lejonin

      –Ne fushatat kunder Gjergj Kastriotit ata kane vrare me qindra mijera shqiptare gjate rrrethimeve , biles ne rrethimin e trete te Krujes , sipas kronikaneve turq ishte dhene urdheri nga Sulltan Mehmet Pushtuesi—— :…. te vriten jo vetem njerezit , por cdo gje e gjalle ..—-

      .
      Gjergj Kastrioti vajti tek Papa per ndihme — AI Pape i dha fjalen Kastriotit se do e vinte ne krye te nje ushtrie te Krishtere Katolike dhe e emeroi GJergj kastriotin –Mbret te Arberise , Maqedonise dhe Greqise –
      – U caktua data e nisjes se fushates nga Porti i Ankones , Dhe e gjithe ushtria evropiane u mboldh atje —
      ———Por pikerisht diten qe do behej nisja ai Ppae vdiq , per fatin e keq te Shqiperise

      Mirpo Skenderbeu i kishte hap lufte Turkut dhe turqit erdhen ne Sfetigrad ( Diber ) — Skenderbeu i theu turqit — Pastaj ata erdhen per te rethuar Krujen –ishte rrethimi trete –Skenderbeu vajti prape tek Papa per ndihme ——

      Papa i tha vetem fjale te mira por asnje ndihme ushtarake –Ai i tha te uroj fitore , zoti esht me ty ne fitoren tende ….etj —

      ——Skenderbeu ju pergjigj me fjalet monumentale :– ” Nese turku e fiton ate lufte , eshte merite e tij ,
      por Nese une do fitoj kunder Turku te Madh– Gjithe Ari i Botes nuk do te mjaftonte ta ndaja Lavdine me ty….—

      —Kjo shprehje jashtezakonisht e bukur e gjenialitetit te Gjergj Kastirotit edhe ne Diplomaci ka prekur edhe Karl Marx
      i cili e ka pemrendur Skenderbeun si nje Hero te Jashtezakonshem , dhe ka thene per Papen qe u tregua shume i ulet dhe dinak perpara Heroit te cilin e la te vetmuar perballe furise se superfuqise se Kohes

      EVROPA dridhej kur degjonte se Turku i madh po i sulej Arberise ne rrethimin e trete me nje ushtri mbi 250,000 ushtare …….
      ……….dhe Gjergji e fitoi ate lufte . Mehmet Pushtuesi u diskretitua ,me vone pas nja 4 muajsh ai vdiq , si pasoje e nje plage qe i beri nje vajze shqiptare nga Kelmendi me emrin Nora , te cilen ai donte ta perdhunonte —-Kete e thote lord Kinros , historiani me i mire i perandorise osmane
      Dhe qe nga ai rast –Sulltanet kurre nuk mernin ne haremet e tyre femra shqiptare —

      …………Barbari Aziatik ju sul Arberise dhe i preu hovin e zhvillimit Kombetar, e Kulturor, popullit tone qe ne ato vite sapo kishte marre hovin e tij dhe i kishte eklipsuiar fqinjet , sidmos ne Greqi,elemnti grek po vdiste ….

      —-Me ardhjen e turqve u ngjallen greket –sepse ata u lidhen me sulltanet dhe e vune fene ortodoxe ne sherbim te plote te Sulltaneve
      psh Sulltan Mehemeti e kishte Nenen gjysem greke , dhe kishte nje gjyshe serbe
      Kur sulltan Mehemeti vajti ne Athine –tha :– Te jetojne ashtu sic kane jetuar ….
      ndaj greku filloi te merte veten dhe te lulezonte nen sherbimin e Sulltanit

      ——–Ndaj gjithe propaganda qe thone greket kunder turqve eshte genjeshter,–Vetem nga fillimi i viteve 1800 , atehere filluan greket te behen kunder turkut –Por edhe atehere ishin arvanitasit qe luftonin kunder turkut , se greket nuk luftonin fare ,…

      ————Porse tani jemi ne nje realitet tjeter ————Kohet ndryshojne dhe ne do ndryshojme
      Sic tha Sala njehere Armiqte e djeshem jane bere miq te sotem …..

      Ndaj me Truqine sot jemi miq , sepse kemi nje armik te perbashket — shtetin Grek———–ndaj nuk ka asnje arsye pse te mos jemi miq me Turqine,perkundrazi duhet te behemi miq por cdo gje me mase ….

      Por sic thote popuilli –Miqesia, miqesi dhe qesja te veje e te vije —
      ——-Jemi miq por Burimet kryesore te ekomomise sone duhet ti mbajme per vete , jo te na i marin miqte

      , Edhe ne Nato jemi dhe edhe ne duhet te kemi ushtrine tone, armatimin tone modern tokesor, detar dhe ajror
      dhe te bejme manovra te perbashketa
      detare, ajrore dhe tokesore ne Jug te Shiqperise ,me Turqine, aq me teper qe jemi ne Nato —

      Ne kete menyre Armiqte tane qe kane pretendime ndaj nesh do i ulin veshet …. dhe idedntiteti jone forcohet gjithmone e me shume perballe furise armiqesore te fqinjeve

      —-Ne fakt i vetmi fqinj agresiv tani eshte vetem greku–sepse serbi mbaroi ,mori fund .

  4. nicolla disha says:

    Eshte e vertete qe Turku perdori shpaten ndaj Shqiptareve. mendimi_im, don’t reply back please. Tani nuk kam kohe te hapi historine Shqiprise, por te sugjeroje ta lexosh historine e Shqiperise. Thank you for you’r understanding.!

  5. protesto says:

    Pershendetije Epiriot nje pergjigje me vend dhe Shqiptare per bishtuku,pampersin dhe mbetjen e spermatozoides komuniste te konvetruar ne demokrato-fundamentalist si mendimi-vet.Turqia islame i ka ditet e numuruara me politikat e saj komunisto-islamike si”sherbe,perca e sundo e rrej rrej se dicka do te mbetet”.Koha e endres se turqise islame e anadollake te sulltaneve erbakan i ka ikur me shoqe,por mendimi-vet ky dobic i palles sulltaneve ne shekuj shpreson te gezoje haremet e dylbereve ne kalan e tures ne Durres.Mallkuar qofshin te gjithe ato shqiptaruce qe shprehin mirnjohje turqise islame qe percmoje, grabiti,vrau dhe po grabit e vret perdite shqiptaret me jenicerin e tyre Sali Ram berisha me shoqe e shoke.AMEN.Mendimin e vete e zente mallkimi i mijra viktimave,nenave,motrave e vellezerve te stergjysherve e stergjysheve tona qe provuan egersine e poshtersine e vampirizmit te sultaneve stambolljane.AMEN.Zoti e ndeshkofte ne flaket e ferrit kete dobic te palles turke qe ciceron ne Tema me parate e botes se kroimit e korrupsionit,kete moster komunistesh islamik qe fatjeqesisht ndodhet ne Shqiperi dhe belbezon si djalli nga temjani.AMEN

  6. raimondi says:

    Ka edhe dicka qe harrova , ne kemi ne Turqi 5 milione shqiptare qe jetojne ajte dhe nuk kane asnje shkolle shqipe –
    –Shqiperia duhet ti kerkoje Turqise te hapi shkolla shqipe per shqiptaret atje —

  7. Nabukodonosor says:

    Ne turqit duhej ti kishim shpallur armiq kombetare me kohe bashke me greket.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje