Ku do i çojë më përpara turistët kryeministri Sali Berisha?

27 Prill 2011, 11:49Politika TEMA

Fjalimet e kryeministrit në këtë fushatë zgjedhore reflektojnë më së paku një varfëri të plotë. Në çdo qytet që shkon, ai premton se do e bëjë atë qendër të turizmit. Nuk ka rëndësi nëse shkon në Tepelenë, Fushë- Krujë apo në Urën Vajgurore. Ne e kuptojmë që natyra është treguar bujare me ne, por jo çdo qytet e kemi pikë turistike. Qëllimi është të kemi qytete të pastra dhe me infrastrukturën e duhur, por kryeministrit i ka marrë erë koka nga kjo puna e turizmit dhe ka shpallur se do e bëjë Shqipërinë vendin turistik më të njohur në botë.

 

Në Tepelenë

Tepelena turistike, Tepelena prodhuese, Tepelena qendër e fuqishme e zhvillimit të këtij rrethi, do të jetë motoja jonë në katër vitet  që vijnë. Do të bëjmë gjithçka që të shfrytëzojmë pasuritë e Vjosës dhe ujërave të tjera të rrethit tuaj, pasuritë e mëdha të pllajave, kullotave e maleve tuaja.

 

Në Përmet

Përmeti ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik. Asnjë piktor i asnjë kohe, nuk mund të pikturonte një tablo kaq të bukur si kjo që e ka bërë zoti Përmetin.

 

Në Fushë Krujë

Fushë Kruja turistike është një nga objektivat tona madhore. Javën e parë, ne inauguruam rrugën Bubq-Ishëm dhe së shpejti, ju do të dilni në bregdet nga të gjitha drejtimet. Sikundër Qafë Shtamën do ta shndërrojmë në një nga zonat malore më turistike, më të frekuentuara të vendit.

 

Në Pukë

Do të bëjmë gjithçka për Pukën turistike, Pukën  e bukurive mahnitëse. Do të bëjmë çdo gjë që pasuritë  e mëdha nëntokës dhe mbitokës së këtij rrethi të shndërrohen në vlera për qytetarët e saj.

 

Në Elbasan

Në të katër anët, infrastruktura e këtij qyteti e rrethi po ndryshon me shpejtësi. Shumë shpejt do të lëshojë shtat Boshti i Jugut drejt Beratit, rruga do të kalojë në Qafë Stude dhe shumë shpejt në Gjinar. Ne nuk do të lëmë zonë turistike të këtij rrethi pa e bërë disponibël për qytetin tuaj.

 

Në Devoll

Ndaj ne po lidhim të gjitha zonat turistike tuaja me rrugë automobilistike nga Liqenasi në Voskopojë dhe së shpejti, me unazën që  ndërtojmë do të shkojë tek burimet e Devollit, e cila bën që ky vend i mrekullueshëm të ketë mundësi të mëdha turistike, në të gjitha anët e tij.

 

Në Koplik

Ju jap fjalën e nderit se në 4 vitet që vijnë investimet për këtë zonë do të gjashtëfishohen. Do të ndërtojmë dhe rindërtojmë të gjitha shkollat, do të ndërtojmë dhe rindërtojmë ujësjellës, kanalizime, vaditje, do të shpalosim Malësinë turistike, do të shpalosim bukurinë mahnitëse, të Kelmendit, Vermoshit dhe të gjithë zonave tuaja.

 

Në Urën Vajgurore

Në këtë qark ne do të bëjmë gjithçka që Ura Vajgurore të shfrytëzojë të gjitha potencialet e saj të mëdha industriale, turistike, bujqësore. Në këtë drejtim rruga Ura Vajgurore – Mbreshtan, Ura Vajgurore – Bistrovicë, Unaza e Shpiragut janë zotimet tona solemne.

 

Në Has

Sot unë kam një lutje për ju, banorë të Hasit dhe për çdo shqiptar, të punojmë këto vite për të bërë Shqipërinë vendin më të zhvilluar, të punojmë këto vite për të bërë Shqipërinë kopshtin më të bukur e më madhështor të Evropës.

16 komente në “Ku do i çojë më përpara turistët kryeministri Sali Berisha?”

  1. sn0m says:

    mire tu behet shqiptareve kur e lane shqiperine ne dore te malokut

  2. eddy says:

    Po cfare do genjej se i ka mbaruar te gjitha ja fut ura vajgurore turistike kot fare mbase ka ndonje qorre qe voton edhe vete komunisti e di qe nuk jan turistike futja kottttttttttttttttttttttttt

  3. frige says:

    Eshte nje pervers i lindur.Nuk meriton te merresh me nje KARAGJOZ

  4. turizmi says:

    KAFSHA, KAFSHA KAFSHA!!!, shkon e bertet sa ka ne koke para atyre injoranteve te blere qe merr me vete ne cdo qytet. Ky eshte turpi i nje kombi, me keq se ky nuk ka eshte e pamundur….. ku e di ky kafsha cfare eshte Turizmi, ky shkaterroi Shqiperine ooooooooooo sa keq ka bere ky shpellar i ndyre……..Z.Baze mos i thuaj me z.Sali po thuaj Shoku. Kafsha. Ose me mire mos e permend fare kete njeri te zi…

  5. AlboGentiVlora says:

    O vellezer. Nuk e kuptoni qe ky nuk po genjen opozitaret por genjen ata qe i vijne nga pas? Ne nuk ka si na genjen ky se e dime te gjithe se si eshte gatuar. Atyre qe i vine nga pas, mire tu behet. Koha do ta tregoje se kane besuar verberisht ne nje komunist te pandreqshem. Prandaj eshte lene veriu i Shqiperise si mos me keq se ata e votojne gjithmone kete. Duke e ditur kete ky, abuzon se thote qe ketu e kam te fituar une dhe nuk i behet vone shume. Keto jane genjeshtra qe asnjeri nuk i ha, por cfare tu besh qorrave dhe shurdheve qe i vijne nga pas.

    1. plaku says:

      I dashur AlboGentiVlora,
      Ja konfirmimi i asaj qe ti thua me te drejte :
      http://www.youtube.com/watch?v=4aM5rEjpUt8&feature=youtu.be

  6. gerti79 says:

    nuk e kuptoj pse merreni me kete ore

    1. erisi817 says:

      Duhet marr me kete idiot se ky ka shkaterruar nje komb te tere, ka varferuar nje popull te mjere. Duhet marre me kete sic u morren me Mubarakun.

  7. england says:

    E ka zene halli te ziun kryeminister!
    lodhja ne fushate nuk perballohet lehte nga nje i moshuar 66 vjecar
    pasojat e kesaj cfilitje rreflektojne neteve te mbushura me endrra
    gdhirja dhe fillimi i dites se re i trullos koken gjyshit Sali
    duke ngaterruar keshtu ato qe pa gjate nates,na i servir ne si te verteta te nesermen!
    prandaj mos ja vini veshin shume pallavrave qe nxjerr nga goja
    per te mos besuar ate qe vete e ka thene duke e quajtur deklarata fushatash
    (pra genjeshtra interesante) edhe militantet me te zellshem demokrat nuk ja besojne keto

  8. vucidoli says:

    ky njeri genjen aq shume,sa pastaj fillon dhe i beson me te vertete.sa here qe genjen,e ndjen vehten krenar per zotesine e madhe qe ka per t’ua hedhur njerezve.nje turist edhe ne tirane nuk ka cfare viziton,se edhe ndonje muze qe ka tirana,e gjen mbyllur,ose nuk ka fare ciceron.shyqyr qe kemi xhamine e et’hem beut dhe aty sulen gjithe turistet e shkrete.imagjinoni turistet ne uren vajgurore,duke u sulur per te fotografuar pallatet 4-5 kateshe te ndertuar para 50 vjetesh.megjithate,shikojeni,kur ai bertet se do e beje puken,psh,qender te madhe turistike,ata fakiret entuzizmohen me te madhe.kur shkon ne puke,pa mberritur mire,e ke mendjen per te ikur.hallall i qofte,qe vazhdon e tall b…..mire me kete milet

    1. plaku says:

      No komment. Thene shume bukur. Eshte per te na qare hallin.

  9. MiriX says:

    Jallah Shofer Jallah,
    Ku m’je tuj shkue
    Se rruga jote shofer
    Sa larg t’paska qelluer
    etj etj.

    Mortja qe se ka karnavalin

  10. Epirioti says:

    Vendet qe duhet te ishin turistike si Vlora, Saranda, Durresi, Kruja, Berati, Shkodra i shkaterroi totalisht. Keto qytetet e tjera qe kane pak interes turistik do ti beje perla te turizmit. Ky po tall byt.. si Nanua dikur me gjithe Shqiperine.

  11. Falcon says:

    pika me e rendesishme turistike do jete vucidoli dhe pikerisht kulla e ram berishes..do vendoset mbishkrimi.ketu ka lindur felliqsira Sali Berisha.bir i Rames dhe dhendrri Serbise…

  12. raimondi says:

    hahahahahaahahahahahah——- Ca mashtruesi skandaloz qe eshte Sala — Zot i madh —–

    Ketu ka dicka serioze , se nuk na i ka fajin Sala ,por Baba i Sales ———- Se ai shkerdhat i kish fol Sales per camet –Edhe Sala ua futi cameve sa krahu –loooooooooooooool

    — Mirpo Baba ka rastis tip Oratori looooooool-
    -I ka thene Sales edhe per Turizmin — Sali shikoje njecike turizmin se s’ka lezet ,jo per gje loool

    — Edhe Sala po e beri mut fare turizmin—–
    ———Problemi jone eshte ky :— Si do i kete pase maredheniet me Baben ky mor aman ? — Se Sala ben te kunderten qe i thote Baba ?

    Sala na dhjeu numrat –Inatin e Babes po na i nxjerr ne –Se s’ka mundesi te beje te kunderten qe i thote Baba

    ———-Ose pastaj ai Baba do kete qene ndonje bir kurve qe s’ka pas ne dynja dhe i ka thene Sales ;–Ndigjo Sale ,futua cameve se jane shkerdhata — Dhe Sala ua futi

    ————-Po me Turizmin ca ka pas Baba ?–Apo do e kete bere kot ,per kunj te kinezeve LOL

    Sales do i kete folur Baba edhe per turizmin -loooooooooooooool

  13. Nabukodonosor says:

    Ky eshte hajvan.Vete shkonte ne pikat turistike me bastardet e Enver Hoxhes.Komunistet si S.Berisha jane e keqja e madhe e Shqiperise.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje