Misioni i pamundur i Bashës për të marrë kredi me pasaportë shqiptare

27 Prill 2011, 13:57Politika TEMA

Një lexues i rregullt i gazetës Tema dhe kontributor në denoncimin e aferës së shpalljes së fituesit të projektit për parlamentin shqiptar nga një media austriake disa ditë përpara se të shpallej nga juria, ka bërë këtë koment në lidhje me aferën e pasaportës amerikane të Bashës.

“Nëse Basha do të merrte një kredi për të blerë një pasuri të patundshme me pasaportë shqiptare, pra si shtetas i një vendi jashtë BE dhe veçanërisht shtetas shqiptar (i një vendi ndër më të varfrit në Europë, sipas terminologjisë europiane) duhej të paraqiste shumë dokumente bindëse përpara bankës dhe noterit.

Ai duhet të paraqiste një vend pune të mirë me një kontrate pune në kohë të pakufizuar në rast pushimi nga puna.

Llogarinë rrjedhëse që del nga të ardhurat mujore, si një siguri që i jepet bankës për të tërhequr përqindjet mujore për shlyerjen e kredisë.

Pasaportën po ashtu të fotokopjuar, përveç dokumentit të noterit (këtu banka duhet të vinte re mospërputhjen).

Dëshmi të tjera si siguracione të llojeve të ndryshme si siguracion jete, pensionesh etj. që në vitin 2001 ai sigurisht që nuk i ka patur, që banka në rast mosshlyerje të ndërhyje në këto siguracione.

Një dëshmi që banka e merr nga një ent i veçantë për të parë nëse personi ka aftësi shlyerje ose është futur në borxhe, ai në këtë ent nuk ka figuruar fare si ekzistent në Hollandë.

Dhe e fundit me një vizë amerikane dhe pasaportë shqiptare nuk mund të marrësh kredi se edhe vendi i banimit nuk është i përhershëm, pra pa adresë.

Arsyeja e thjeshtë të thotë që këto për një shqiptar, shtetas i një vendi me një sektor bankar të panjohur, ekonomie të panjohur dhe informale, marrja e një kredie bie që të ishte e pamundur, pra lind ideja se Lulëzim Basha si shtetas “amerikan” me dokumente ka patur shumë lehtësira për të marrë një kredi për blerjen e një pasurie të patundshme në një vend të BE.

Sa here që flet, futet thellë e me thellë në labirintin e gënjeshtrave që ka hapur vetë, por tani vë në dyshim dhe aftësitë e tij juridike, se kur nxjerr një fjalë nga goja duhet të mendohesh edhe për pasojat”.

4 komente në “Misioni i pamundur i Bashës për të marrë kredi me pasaportë shqiptare”

  1. rrapi says:

    marrja e kredive eshte 1varjant i njohur nga te pasurit kudo ,,marrin kredi qe mos paguaj shume taksa…dhe per te pastruar parat e p i s t a …

  2. beso says:

    Kjo eshte shume logjike;nuk ka sesi te jesh shqiptar ne Shqiperi dhe te blesh shtepi ne Holande me kredi se eshte jashte logjike.Blejne ruset ne Londer,por blejne me para cash ne dore,qe eshte tjeter gje,dhe qe luli nuk thote qe bleu me para ne dore.Normalisht blihet keshtu shtepia ne Itali,psh.Shtepia ne treg te lire kushton ta zeme 100 mije euro,se nuk ta shet privati po s’i dhe leket qe do ai.Banka ku ti shkon te kerkosh kredi dergon nje ekspert te sajin qe vendos vleren e shtepise sipas standartit real,qe logjikisht kushton me pak nga sa ke bere blerjen,ta zeme 75 mije euro.Banka me optimiste,kur ti ke pune vjetore,je klient i rregullt dhe ke te ardhura te beshme te jep deri(hajt te çmendemi) ta zeme 100% te vleres qe ka vendosur ajo,pra 75 mije euro kredi.Duhet te kesh 25 mije nga xhepi,perveç detyrimeve taksore dhe honorareve qe nga noteri e deri tek tarifat e proçedures bankare.Nje miku im shqiptar nga Italia bleu shtepi ne Amerike,por me cash;dhe hoqi te zite e ullirit me kontrollet ne llogarine bankare se nga erdhen parate dhe me se i kish bere;gje per te cilen iu desh çertifikim nga banka italiane.Me duket se kete çorben qe ka bere Luli sa me shume ta trazosh aq me shume vjen ere.

  3. libertas says:

    Per te mar kredi ne bankat europiane nuk esht edhe aq e veshtir per derisa je resident ne ate vend ku e blen kapitalin. e pa besueshme eshte 1 noteri qenka gabuar. Po banka? ! kujt ja ka dhen kredin lul amerikonit apo lul berishes… 2 po kur e ka shitur shtepin kush e ka shit lul amerikoni apo luli berishes.?! se nqs shtepia i perket lul amerikonit nuk ka se si e shet luli berishes.. Tema duhet te interesohet pran bankes per te ditur kush nga lulet e ka mar kredin.

  4. frige says:

    Dhe hajde besoi lulushit qe ta marresh avokat ne nje ceshtje juridike.O nene te futi per gjithe jeten ne burg edhe sikur te jesh i pa fajshem.Habitem se si e ka marr ate dipllome kur nuk eshte i zoti per vehten e tij

Comments are closed.

Lini një Përgjigje