UPDATE- Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu, është parë në mbrëmje në një bar në ish Bllokun në Tiranë duke parë ndeshjen Real- Barcelona së bashku me Lulëzim Bashën. Edhe pse ambasada nuk ka bërë njoftim publik për këtë çështje, stafi i Bashës kishte marrë masat që në mëngjes që disa paparacë të fotografonin, ndërkohë që redaksitë e dinin prej tij lajmin qysh në drekë. Burime nga stafi i Bashës bëjnë të ditur se ky i fundit ishte shqetësuar seriozisht kur ambasadori Arvizu kish dal shëtitje me rastin e Ditës së Tokës me kryebashkiakun Rama dhe kërkonte doemos një dalje në publik me të. Dje pas ndeshjes duket se u qetësua.
Një gazetar i gazetës Tema që ishte në klub, dëshmon se Basha ishte krejt i papërqendruar tek ndeshja dhe se përpiqej të ishte konfident me ambasadorin. Nuk jemi të sigurt nëse e dinte me parë me kë ekip ishte tifoz ambasadori, pasi sipas zakonit të tij të vjetër, ai bëhet gjithmonë me atë që pëlqen shefi.
Por ambasadori ka qëndruar me Bashën vetëm pjesën e parë të ndeshjes, më pas është vendosur në çadrën e opozitës në Bulevard, ku ka ndjekur pjesën e dytë të ndeshjes. Aty ka pasur mundësi të shohë edhe golat spektakolarë të Mesit.
Comments are closed.
Sa politike te ndyre ben ky Arvizu.
Ky Viza qenka debil komplet turp per Ameriken te kene kesi ambasadoresh, po ne fund te fundit sipas vendit edhe ambasadori.
hahaha kjo me kujton nje fabul.milingonat hypin mbi nje buall dhe duan ta mundin.por bualli shkundet dhe te gjitha milingonat bien ne toke,vetem njera mbetet larte dhe milingonat e rrezuara benin tifo munde munde munde kjo me kujton Salen, Fatosin, Ilirin dhe te tjere……qe presin te fitoje luli!
kjo tregon se rrezultati i zgjedhive do dali barazim 0 -0
I ka hyre vetja ne qejf dhe ben si karagjoz!
Kush eshte skenari i Ambasadorit per zgjedhjet dhe a do ti fitoje ai keto zgjedhje apo jo!Edhe nje here dele qartazi se pasaporta qe ka bere noterizimin e shtepise ne Hollande agjenti Basha eshte Amerikane dhe mos ti shkoje njeriut ne mendje se ajo eshte shqipetare .Sa per shifrat ajo eshte nje pasaporte speciale e dhene nga shefat e Arvizut .Ky eshte Amb.jone i dashur mik i nje krimineli qe vjedh,vret e darkon me ambasadore!
ti je yll bote. je shume here me i mire live se cdukesh ne tv. je yll bote. uroj qe te fitosh.