Këto ditë një ndër lajmet kryesore në mediat ndërkombëtare është publikimi i dosjes së burgut Guantanamo nga ana e Wikileaks. Në dosje thuhet se terroristët kanë treguar se kanë një bombë atomike diku në Europë, e cila do të shpërthejë në rast se Bin Laden kapet ose vritet. Po ashtu në dosje thuhet se rreth 150 persona të mbajtur në Guantanamo, kanë qenë të pafajshëm.
Dosja përmban detajet e marrjes në pyetje të të burgosurve. Ata kanë rrëfyer se për tu përqendruar tek lufta, ata bëheshin impotentë, duke marrë injeksione të ndryshme. Po ashtu në dosje thuhet se Al Kaeda rekrutonte njerëz duke përdorur videot porno si shantazh.