Terror në Vlorë, shpërthen makina në mes të qytetit, një i vdekur

28 Prill 2011, 11:26Politika TEMA
Terror në Vlorë, shpërthen makina në mes të qytetit,

Një ngjarje frikësuese ka ndodhur gjatë paradites së djeshme në mes të qytetit të Vlorës, kur një makinë është hedhur në erë. Mësohet se makina ka shpërthyer gjatë kohës që ka qenë në lëvizje.

Nga shpërthimi ka humbur jetën një person, Renato Abazi.

Shpërthimi ka ndodhur në një zonë të populluar dhe ka shkaktuar panik tek njerëzit, por edhe dëmtime, si thyerje të xhamave në disa prej objekteve aty pranë.

Hetimet tregojne se një sasi eksplozivi ishte vendosur në sediljen e shoferit, shtetasit Renato Abazi 35 vjec. Shperthimi ka demtuar rende trupin e tij ndersa tre personat e tjere qe ndodheshin me te ne mjet kane marre plage te renda.Të plagosurit jane Genci Sulejmani 25 vjec, Mevlan Bani 34 vjec dhe nje 10-vjecar qe fatmiresisht eshte jashte rrezikut per jeten.

Shperthimi ndodhi pak minuta pas ores 10:00 ne sheshin e Skeles prane rrethrotullimit te ketij sheshi. Automjeti tip Opel Corsa me targa italiane ishte duke kaluar kur shpertheu. Forcat e shperthimit eshte perhapur dhjetra metra larg mjetit duke goditur edhe mjetet e tjera ne rruge.

Pas shperthimit te paret ne vendngjarje kanë mbërritur deshmitaret qe ndodheshin ne rruge te cilet kane nxjerre tre te plagosurit nga automjeti. Ata nuk kane mundur te nxjerrin drejtuesin e mjetit per shkak se trupi tij ishte shperbere. Pak sekonda pas shperthimit ne mjet ka shperthyer zjarri dhe eshte dashur nderhyrja e zjarrfikesve per te vene nen kontroll situaten. Te plagosurit jane derguar ne spital ndersa viktima eshte identifikuar ne vendin e ngjarjes.

Sipas policise ky shperthim ka ardhur si pasoje e nje sasie tritoli te ndezur me nje detonator lidhur me nje aparat celular. Eksplozivi ishte vendosur ne sediljen e shoferit, nderkohe qe prane vendit te ngjarjes eshte gjetur nje sasi prej 200 grame tritol e pashperthyer. Policia mendon se ne automjet duhet te kete patur edhe municion per shkak te shperthimeve te vazhdueshme pas renies se zjarrit.

 

 

 

6 komente në “Terror në Vlorë, shpërthen makina në mes të qytetit, një i vdekur”

  1. nicolla disha says:

    Edhe Talebanet ne zonat e populluar vendosin bomba. Shqiperia po merr nje rruge te gabuar si ne shtetet ku mbrohet terrorrizmi.

    1. hajriu says:

      Po qe je kokra e idiotit ri o niko. Or palle futi nje tas kos dhe mos ha ……

  2. Andreas says:

    Ai qe ka shpetuar quhet Kuti(emer vlore natyrisht) me djalin e vogel. Ishte ne makine bashke me ate qe vdiq.

  3. andi says:

    Nje dite mbas protestes se vlonjateve kundra Bodes-Dukes???Nuk eshte fare cudi qe Konti Sali Drakula kerkon te frikesoj vlonjatet…Si gjithmone ka gjak kur Saliu eshte ne pushtet e sdo ta leshoj duke mos i hapur rruge rotacionit politik.Dihet qe ky njeri vetem ne 1992 ka fituar.Ne 1995 me projektin e kushtetutes provoi sa e do populli dhe kishte humbje te thelle me 75% kundra.Qe atehere ky njeri njeh vetem dhunen per te marr vota.Elektorati i tij eshte rreth 35% bashke me LSI.Populli e di mire kete prandaj nuk ka qetesi ketu se i humburi do te vjedh,te vras e te krijoj panik se ndryshe nuk fiton dot.Ne Tirane brenda vijes se verdhe nuk ka shance ne bote te fitoj as Lul-Saliu sepse populli i Tiranes e urren si gjene me te keqe,si nje kancer qe e ka ne trup e spo e heq dot me kimioterapi por duhen perdorur rrezet e kobaltit.

    1. VL says:

      Cfare thua o gomar, pse i politizon gjerat kot. Kjo ska te beje fare me politike.

      Kur sdi ca behet mos ja fut kot.

  4. nicolla disha says:

    Eshte shpejte te politizohet ky terror.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje