Një murgeshë franceze, me sytë e mëdhenj e me një buzëqeshje të ngrohtë, pritet të jetë në Vatikan të dielën: Marie Simon- Pierre, 50 vjeç, do të jetë aty, kur Papa Gjon Pali i II të shpallet nga pasuesi i tij si shenjtor.
Gjysëm milion pelegrinë e më shumë se 50 krerë shtetesh (mes tyre dhe presidenti Topi, sipas agjencisë ANSA) do jenë në ceremoni. Në mënyrë të pavullnetshme, motër Maria do jetë ylli i kësaj ceremonie. Ajo është personi tek i cili kisha katolike është e bindur se Papa Gjon Pali ka bërë një mrekulli.
Në vitin 2005, murgesha nga Aix-en-Provence, vuante nga simptoma shumë të rënda të sëmundjes së Parkinsonit. Ajo ishte diagnostikuar në vitin 2001 nga kjo sëmundje. Krahu e këmba e majtë e saj dridheshin. Pas vdekjes së Papa Gjon Palit II, i cili po ashtu kishte këto dridhje, trupi i murgeshës u shkatërrua. Ajo thotë: Nuk mund të shihja, mu zhduk gjithçka.
E shkatërruar, ajo kërkon që të lirohet nga detyra e saj si infermiere. Por nëna e madhe e murgeshave i tha që të mbahej: “Gjon Pali nuk e ka thënë akoma fjalën e tij,” i tha ajo.
Të dyja u lutën së bashku për ndërmjetësimin e Gjon Palit tek Zoti.
Pas një gjumi çuditërisht të qetë, murgesha u ngrit të nesërmen sikur kishte lindur për herë të dytë. Dhimbjet dhe të gjitha simptomat e Parkinsonit ishin zhdukur. Një mjek pohoi shërimin e saj.
Ekspertët e kishës, mjekët e shkencëtarët hetuan për këtë rast dhe Vatikani njohu karakterin mbinatyror të këtij shërimi.
Por murgesha Marie thotë se nuk kërkon që kamerat të drejtohen tek ajo, por tek Krishti.
Comments are closed.
Me vjen keq, m.gj. respektin per kete murgeshe, une nuk besoj ne keto mrekullira. Po te ishte keshtu:
– pse Gjon Pali nuk ndermjetesoi tek Zoti ne fillim per vehten e vet?
– pse Gjon Pali nuk e beri kete nderhyrje edhe per miljona njerez te tjere ne bote, te cilet fatkeqesisht vuajne nga kjo semundje?
Historira te tilla shef ne Tv-italjan cdo vit dhe pas disa ditesh nuk degjon me per to. Chaque miracle dure trois jours. ( Cdo mrekulli zgjat tre dite) ne kuptimin se keto lloj sensacjonesh zgjasin vetem tre dite dhe harrohen.
Me falni per komentin e mesiperm se shkrimin e mesiperm e kuptova gabim. Pyetja ime eshte :
– Pse murgeshat nuk u luten per ndermjetesimin e Gjon Palit, per ate vete ( Gjon Palit ) tek zoti.
– Mendoj se murgeshat u treguan egoiste, sepse ato duhet ti luteshin Gjon Palit qe ai te nderhynte tek Zoti, edhe per miljona njerez ne bote qe vuajne nga kjo semundje.
– Mendoj se te qenit egoist ( si kjo murgesha ) nuk eshte gje e mire dhe nuk keshillohet nga feja katholike.
Mrekullina ka por ato jan te bera nga Zoti dhe jo nga njerzit.
Keto jan lojra tashme te dalura mode te kishes ?
Papa me mir do te ishte te lutet per veten e vete ne radhe te pare.
Kurse murgeshat do te benin mire te martoheshin dhe te behen nena se kot nuk e kan ate veglen…
mendimi-im,
O zot te falenderoj qe lutja ime u degjua. Me ne fund erdhi dita qe une dhe mendimi-im jemi te nje mendjeje.
Zoti nuk harron por vonon.
Mendimi-im te uroj nje mbremje te mbare.
Edhe ty ti dha Zoti trute o mendimi_im dhe me duket se kote ike…. sepse ne kete blog nuk i perdor shume ? ? :_
TE JESH ATEIST NUK DO TE THTOTE QE TE BESH EDHE TE TJERET SI VETJA!
Kisha Katolike dhe Vatikani, ka vite qe pret te gjeje nje mrekulli te bere nga Nene Tereza dhe nuk po e gjen.
Kisha Katolike eshte teper e kujdesshme qe te hape nje “lufte” me shkencen, sepse kerkon qe cdo gje te jete e mireargumentuar!
Pra, nuk eshte Papa ai qe ben mrekulline, por eshte vete Zoti dhe besimi qe njerzit kane tek ai.
As vete Kisha dhe Vatikani, nuk jane ne gjendje ti spjegojne ndryshe keto fenomene!
Meqe je ateist, referoju pak Nostradamusit. Ku i parashikoi Ai ato qe ndodhen shume vjet pas vdekjes se tij???
Sa per Papa Gjon Palin, ai eshte bere shenjt qe kur ishte gjalle.
Eshte i vetmi Pape qe mblodhi ne nje fushe te madhe mbi 3 miljon te rinj nga e gjithe Bota!
Tung
pse selia a Papes ne Rome ka rrufeprites ???
Nje ide kryeveper. Pse pra ?!!!
Late nam qe te dy! Më respekt per institucionet fetare, cilado qofshin. Une besoj vetem ne Zot, por jo ne fe, megjithate i respektoj si institucione, per aq kohe sa nuk futen ne problemet e shqiptarizmes.
D1 apo D2 prape nafte eshte…Joke
Meqe ti nuk besoke ne zot, a sme thua: Pse policia u mer njerzve (per prove te padiskutueshme) gjurmet e gishtave???
A sme thua:
Pse 4 miliarde njerez qe jetojne ne kete Boten ku jetoj une edhe ti, nuk i kane gjurmet e gishtave njesoj???
Mendohu se do te gjesh!
Tung
Mrekullia mund te kete ndodhur vertete ,por jo si pasoje e Papes , por si pasoje e forces se saj te autosugjestionit ——- Ndikimi i psikikes se saj mbi trupin ka qene aq i madh sa ka detyruar sherimin e saj —
Keto gjera i njef edhe Psikologjia dhe Zigmunf Freud ka sheruar shume njerez nepermjet formulave psikollogjike me te cilat mendja dhe shpirti jane te focusuar tek semundja dhe i semuri thote disa formula psikike per kete, porse pacienti duhet te kete nje nivel intelekti te larte
Ne ket menyre si kjo eshte sheruar nga kanceri nje kengetare e njohur ketu ne USA , Gulia Esteban
Ajo eshte edhe me titull shkencor –eshte profesore e Psikologjise —-
Esteban harriti ta sheroje veten e saj duke perdorur formulat e Psikologjise –
——- Ne nje interviste ajo tha — Truri i njeirut ka aftesi te jashtezakonshme per ta detyruar trupin te sherohet
O shoku!
Sa per koregjim, ajo kengetarja quhet Gloria!
Ndersa persa i takon Freudit, mundesite jane shume te pakta, pra edhe teoria e tij bashkohet me te panjohuren dhe te mbinatyrshmen e psikes!
Ky Papa Gjon Pali ka nje histori te njejte me Padre Pio ne Itali.(edhe ky i shpallur shenjt nga Kisha, per mrekullite e tij)
Kur ishte Gjoni prift ne Poloni dergon tek Padre Pio dorazi nje leter rekomandimi me nje njeri.
Sapo e kapi ne dore Padre Pio i tha: Ai qe te ka derguar dhe qe ka shkruar kete leter, nje dite do behet i madh!!!
Ketu ka nje gje: Keto fakte nuk eshte kollaj ti mbledhesh dhe aq me teper ti vertetosh!