Rama: Sheshi “Skënderbej” do kthehet më tërheqësi në rajon

28 Prill 2011, 13:09Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ka inspektuar gjatë ditës së sotme punimet në sheshin “Skënderbej”. Rama ka thënë se pas përfundimit të punimeve, ky shesh do të kthehet në një nga më tërheqësit në rajon.

“Sheshi “Skënderbej” do të hyjë me bindje në historinë e zhvillimeve urbane evropiane pasi ai është një shesh me shtresëzime historike, një shesh që do reflektojë ambicien e shekullit të ri”,  tha Rama.

Sipas kreut të bashkisë së kryeqytetit, “ky është një projekt kompleks, spektakolar dhe është shumë i vështirë. Është i pari i këtij lloji në vendin tonë. Ky shesh nuk ka më një orientim nga tribuna nga udhëheqja apo e të pushtetshmit por ka një orientim drejtë pikës qendrore të tij, duke vendosur qytetarin në qendër. Sheshi do jetë hapësirë e gjitha në dispozicion të qytetarëve” .

Rama ka falënderuar edhe qytetarët e Tiranës, të cilët kanë pasur vështirësi në qarkullim gjatë këtyre muajve, për shkak të punimeve në shesh.

17 komente në “Rama: Sheshi “Skënderbej” do kthehet më tërheqësi në rajon”

  1. artur yzeiri says:

    Po more zoteri po.Po si ka mundesi kane filluar punimet me tre turne tani apo duhet te mbaroj para zjedhjeve me vjen shume keq po nuk genjehen njerezit me me keto gjera..

    1. AlbinoBlackSheep says:

      Si ore nuk genjehen njerezit me keto gjera? Ti je shembulli me i mire. Je militant i partise personale te Saliut.Jo vetem qe je genjyer por ke pesuar lavazh truri komplet.

  2. shezo says:

    Mjaft me genjeshtra, zoti Rama.E dhjeve Tiranen dhe po keshtu do ta dhjesesh dhe sheshin saj. E si nuk u kujtove per kete shesh ne 12 vjetet e qeverisjes tende, por del tani dhe deklaron se do te besh nje shesh evropian. Pergatit vajtojcat per 8 majin, dhe leri skenaret e humbjes qe do te pesosh ate dite, kur dhe socialistet e ndershem do te gezojne. Ate dite nxirr ne podium ato pioneret e Enverit, qe te rrijne prane, te shajne e te mallkojne “vjedhesit e votes se lire”, “dhunuesit e demokracise” etj,etj. Rama, nuk te besojme me, as ty e as Gjinushin, Ngjelen, Ndoken, Rucin e te tjera plehra qe i nxjer nga xhepi sa here qe te duhen.

    1. skaran says:

      O shezo e morem vesh qe le me LUL vrasesin por per tu pergjigjur njerezve si puna jote une nuk marre as mundimin. Sepse jeni interesaxhinj dhe sahanlepires.

      1. shezo says:

        Jo or Skaran, jo,nuk eshte ashtu sic shkruan ti. A mund te bashkohet ne nje stan Ngjela me socialistet? Po Ndoken c’e lidh me ta!? Cfare eshte ku “shesh evropian” qe Rama kujtohet tani 1 muaj perpara zgjedhjeve, kur ndenji 12 vjet ne karrigen e kryebashkiakut ? Cfare ka ketu te pavertete? Apo se Rama nuk do ti njohe zgjedhjet? Prite 8 majin dhe do me kujtosh.

  3. Blue Sky says:

    po o edi do besh nje shatrivan ku do lahen turistet nga zhuli e tymi i tiranes. apo do besh ndonje spital falas per turistat qe te bejne analizat per kancere direkt, live ne 10 minuta

    1. fule says:

      Po militanto do fillojne analizat per kancerin qe pushteti jot i zgjebosur na dhuroi per 2 vjet me naften e kontrabandes birish-kulic. “Ju dalte ne fyt” atyre qe e bene dhe atyre qe e mbeshtesin, sic i thone fjales

    2. AlbinoBlackSheep says:

      Turistet nuk do i mbajme me ne Tirane se i mbyt tymi i naftes “Virgin”.Do i cojme per pushime ne Shkodren e PD se sa here qe bie shi behet si Venecia.

  4. Reflektimi says:

    E keni vene re se jane sulmuar me viruse kohet e fundit faqet opozitare te medias online. Nuk e kam fjalen per viruse elektronike, por per njerez qe qellimisht futen edhe komentojne me komande sapo del ndonje lajm apo artikull opozitare. Ka dite qe ne kete menyre eshte bombarduar ballkan web i cili nuk ka shume kontroll per komentuesin. Aty gjen te njejten dore qe per 15 minuta me 10 emra te ndryshem fut komente anti opozite. Prej rreth tre ditesh i njejti fenomen eshte perhapur edhe tek shekulli. Dhe verej qe ka nja dy dite qe eshte intesifikuar edhe ketu. Dhe nuk po flas per komentator te vjeter qe kane mendime te kunderta me ato te opozites, po flas per balthedhes dhe zhurmues qe synojne vetem te mos lene mendimet opozitare qe te zhvillohen.

    1. fule says:

      Ke shume te drejte. Ballkan-web eshte qelb fare, po keshtu dhe shekulli. Une nuk i Kthehem me ketyre, vetem per nodonje lajm te vecante. Nuk e kuptoj pse nuk i bllokojne fare mundesine e komentimit administratoret e balkwanwebit. Ose te krijojne accounte per te hyre e regjistruar ne fillim.

      Qe eshte po i njejti person qe komenton 20 here rresht per artikull duket qarte psh. te rezultat e sondazheve , qe jane gjithmone 80% pro opozitare. Se aty nuk voton dot 20 here.

  5. artur yzeiri says:

    I dashur fule.Une jam nje perkrahes i se djathtes dshqiptare dhe kam votuar te sondazhi i ballkanwebit por ka nje problem.Ata votat e bashes nuk i marrin,marrin vetem ato per edvinin dhe normal qe sondazhi do dali ashtu.Tu vije turp ktyre mediave ramiste qe e ndyjne veten me te tilla gjera

  6. petushi says:

    EDI RAMA,NUK KA NEVOJE TE FITOJE NE SONDAZHET IDIOTE,AI ESHTE FITUESI I VERTETE I ZGJEDHJEVE.

  7. vucidoli says:

    edi rama eshte si puna e ujit,qe po qendroi ne nje vend,pa levizur,qelbet.ashtu edhe ai,ka 10 vjet ne nje vend dhe jo se eshte qelbur,por eshte dhjer fare.prandaj,nuk eshte puna per tifozllek ketu.problemi eshte qe duhet t’i jepet fund qendrimit te njerezve ne nje post.e keni pare sa rikandidime ka ne te gjithe shqiperine?si nga e majta,si nga e djathta,gjoja te majt`e apo te djathte,se te gjithe pa din e pa iman jane.rastesia dhe mafiozlleku i sjell ne pushtet,por pastaj nuk ka perendi qe t’i levize.kalojne nga nje parti ne tjetren,vetem qe te ruajne ate post,pa patur merak se personaliteti i bie ne zero.po ju permend ate kryetarin e minibashkise,i cili ka qene zgjedhur nga ps,por mqse ps nuk e menderosi kete radhe,ai plot krenari ,ne menyre ceremoniale,per te vazhduar kontributin per kombin[keshtu tha ne konferencen per shtyp].dhe mendoni,per kombin flet ky spurdhjak,i dale nga nje familje kriminelesh andej nga mirdita.me njerez si ky,qe gjoja perfaqesojne te majten,apo te djathten,eshte mbushur shqiperia.mos harronise vetem 20 vjet kane kaluar kur sali berisha na u shfaq ne fillim si nje komunist i thekur,kurse edi rama si nje antikomunist i terbuar.por kane nje zotesi:e nuhaten situaten dhe nderruan polet.por ne fund te fundit mbrojne vetem interesat e tyre dhe te sejmeneve qe kane prane,per t’i mbajtur pa u rrezuar nga pushteti ku qendrojne padrejtesisht me dekada.edhe ligjet i kane bere ne menyre te atille,qe te qendrojne ne maje pa u levizur.ato sahan lepiresit u duhen per te evituar dridhjet.per kete jane mjeshtra.nuk e kursejne lekun fare.bile e shperndajne me xhymertllek te madh edhe jashte vendit.a e shikoni qe keta amerikane,evropiane,antarktidiane,oqeaniste,aziatike,u shkulen njeri pas tjetrit per te marre secili llokmen e vet,ne kete vend,ku fukaralleku per nje pjese te mire ka kaluar ne mjerim.por per keta tanet cdo kompliment qe u behet,ka rendesise ua zgjat mbreterimin.prandaj ju them:lerini tifozlleqet ne kete palo politike,sepse per djemte e vajzat tona te shkolluara jashte e qe kane premisa per te qene leaders ne kete vend,sot per sot kane perballe vetem nje tabele:asht e xanun.

  8. Epirioti says:

    Sheshi “Skenderbe” eshte nje veper e bukur arkitekturore, megjithate nuk mund t’i themi se do jete me terheqesi ne rajon, sepse i mungojne veprat e artit ne te si dhe akserore qe kane çmime te shtrenjta. Aty eshte perdorur vetem materiale me baze çimentoje, hekuri dhe guri. Terheqes do ishte nese do kishte pjese tortuari me xhama te tejdukshem e te trashe qe te shikoje poshte ne parkim, ose ndonje veper skulpture ne disa pjese, ose ndonje objekt me fibra karboni. Me falni, e di qe e teprova, por pas 20 vitesh do thuhet se pse nuk e bem pak me luksoze se do dukej me jetegjate dhe me shume turistike. Nejse, edhe keshtu, hajde mo te mbaroje te pakten.
    P.S. Sikur te mbillje ca peme dekorative te pakten o Edi, nuk do beje keq, ka nevoje Tirana, do pak hije per pleqte dhe femijet.

  9. lilolabja says:

    Po me keni te drejte ai Edi do me na heq balten ku te rime ne pa te .Ne dum me u be pis ,ai sdon ku eshte pa kjo?Me nje llaf do me na qyteteru po ku behemi ne katunaret njerez.Ne na pelqen tirana fshat ashtu si na e beni sala ne vitet 92 me kioska .

  10. Jeniceri says:

    Sheshi skenderbej nuk ka nevoj te politik e nderton Edi Rama apo Salibasha neser ai ka emrin e madh te heroit kometar Skenderbeu me gjith monumentin e tij .Une mendoj se ai shesh eshte i te gjith shqiptareve dhe jo vetem iTiranes por qe te ghith shqiptaret jane krenar per ate shesh i cili ka qene eshte dhe do te behet me i bukur me kontributin e te ghithe shqiptareve .Prandaj ta leme jashte politikes skenderbeun dhe te merremi me ato qe vertet e shqetesojne Tiranen dhe kjo do te vendoset me 8 maj.

  11. benikuksiani says:

    po na lodhe koken dhe trute me ate shesh mor edi.rrime nga 2 ore ne dite ne trafik se te teket ty te na besh nja 2 lokale nen toke.ca ben mor vlla,ku te con mushka.nejse e kemi ne fajin qe te dhame voten 3 here po hajt se ke per ta parae ne 8 maj..

Comments are closed.

Lini një Përgjigje