Megjithatë edhe një ditë më përpara ka pasur një incident, ku një punonjësve që po demontonte në Poliçan është plagosur rëndë
Një person ka gjetur vdekjen dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas një shpërthimi që ka ndodhur në fabrikën e demontimit të municioneve në Skrapar.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se viktima është Agim Mekollari.
Mësohet se Mekollarit i plasi predha në dorë, nga shpërthimi i së cilës ia gjeti vdekjen e menjëhershme, kurse 3 punëtorët, Jetmir Dedja, Drini Tiko dhe Ilir Kurti që ndodheshin pranë tij u plagosën rëndë.
Tre punëtorët janë dërguar menjëherë në Tiranë me një helikopter per kurim, kurse trupi i Mekollarit u dërgua në morgun e qytetit të Skraparit.
Reagimi i ministrisë
Pas kësaj ngjarje ka reaguar edhe ministria e Mbrojtjes, duke thënë se ishte një shpërthim i pavullnetshëm.
“Më datë 28 Prill 2011, rreth orës 12:50, në Poligonin e Asgjësimit të Municioneve në Bigaz-Skrapar, gjatë kryerjes së operacionit të asgjësimit të municioneve me plasje nga Qendra e Asgjësimit të Municioneve dhe Eksplozivave të FA, ka ndodhur kjo ngjarje:
• Si rezultat i shpërthimit të pavullnetshëm të një predhe, gjatë procesit të asgjësimit, ka humbur jetën, Rreshter Agim Mekollari, i datëlindjes 12.08.1958, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë. Rreshter Mekollari ka shërbyer në FA prej vitit 1982 deri në vitin 1989 si oficer i specialitetit xhenio. Prej vitit 2009 Zoti Mekollari ka qenë riaktivizuar në shërbimin aktiv si nënoficer.
• Janë plagosur, por jashtë rrezikut për jetën:
o Ilir KURTI
o Drini TIKO
o Jetmir DEDJA
Menjëherë pas raportimit të ngjarjes strukturat e Forcave të Armatosura kanë marrë këto masa:
1) Në ndihmë të plagosurave janë dërguar helikopterë të FA dhe është bërë evakuimi për në Spitalin Ushtarak.
2) Janë marrë të gjitha masat për nderimin e të ndjerit sipas rregulloreve përkatëse ushtarake.
3) Janë marrë masa për fillimin e përkujdesjes ndaj familjarëve të prekur nga kjo ngjarje
4) Janë marrë masa për fillimin e hetimit të plotë të ngjarjes nga strukturat përkatëse të FA, të cilat ndërkohë kanë mbërritur në vendngjarje.
5) Është ndaluar deri në një urdhër të dytë procesi i asgjësimit të municioneve në poligonet e asgjësimit.
Sqarojmë opinionin publik, se asgjësimi i municioneve është një proces i rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e personelit që angazhohet. Forcat e Armatosura kanë marrë të gjitha masat për minimizimin e shkallës së rrezikshmërisë dhe parandalimin e ngjarjeve të jashtëzakonshme.
Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, shprehin ngushëllimet më të thella për familjarët dhe të dashurit e të ndjerit Agim Mekollari, ndërkohë që të plagosurve nga ky aksident, ju urojmë shërim të shpejtë. Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, do të marrin të gjitha masat për nderimin e thellë ndaj ushtarakut Agim Mekollari, të rënë në përmbushje të misionit si dhe për përkujdesjen e plotë ndaj të plagosurve dhe familjarëve të prekur prej kësaj ngjarje,” thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Por ngjarja e djeshme ne Skrapar pason ate te nje dite me pare ne Polican. Një 34-vjeçare, punonjëse e demontimit të municioneve në uzinën mekanike të qytetit të Poliçanit është aksidentuar rëndë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 09:30 të ditës së djeshme. Mësohet se 34-vjeçarja Miranda Dehari ka dashur të demontojë një predhë, ndërkohë që nuk e ka ditur fare se si funksiononte makineria. Shpërthimi i predhës i ka dëmtuar parakrahun, duke ia dëmtuar e çarë dhe një venë gjaku. Pas aksidentit nëna e dy fëmijëve është dërguar me urgjencë për në spitalin rajonal të Beratit, ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Ky është aksidenti i gjashtë që ndodh në uzinën mekanike të Poliçanit pas atij të 6 janarit të vitit 2009, kur nga shpërthimi i një predhe brenda ambienteve të uzinës humbi jetën 45-vjeçarja Suzana Kapxhiu dhe u plagosën dy punëtorët e tjerë.
Comments are closed.
Nga fotua i bie qe te jete shkaterruar gjithe Skrapari dhe madje te jete tronditur edhe Çepani(vendlindja e Metes). Vini ndonje foto arkivi me te bute se na ngrite gjakun
po ne jemi ne NATO tani!!!
Hyrja jone ne NATO eshte pjesa me e bukur e komedise.Nuk e harroj nje dite me nje mikun tim shkuam tek nje repart ushtarak dhe aty ne 10 ushtare nuk gjeje dy te veshur njelloj.Njeri kishte kepuce me qafa,tjetri atlete,njeri shapka me gisht,tjetri cizme,opinga dhe ca variacione qe nuk ja u dija emrin.Persa i perket veshjes kishte pjese nga uniforma amerikane,turke,gjermane,arabe dhe shqiptare.Po eshte kjo ushtria jone ne NATO ne mund te luftojme me keta ushtare per te trembur kundershtarin.
Kane marre masa debilat kane respektuar te vdekurin sipas ndereve ushtarake, ore injorante s’ka pase nevoje ai per nderet e pshurrura ushtarake tuaja po ka ardhur se i duan femijet te hane buke. Ky anetaresimi ne NATO eshte thjesht nje dhurate e amerikaneve vetem nga fakti qe jemi popull pro-amerikan se te ishte per pederat e evropes kurre s’do te kishim hyre.
Ka qene nje njeri i imi para 5 ditesh ne nje repart ushtarak ne Tirane per nje problem dhe i kane thene tekstualisht “mund ta zgjidhim ate problem, po s’duam ta bejme, shko ne gjykate” imagjinoni se ça bohet atje ejjjjjjjjjjj ça injorantesh punojne neper administrata. Nuk kane faj disa te shkrete qe marrin kallashet per te zgjidhur problemet e tyre se keshtu eshte kur s’ka shtet.
Shefi im i katedres thoshte qe duhet te jemi me shume fat,se me municionet do fat te madh.Psh,ne depot predhat drejtoheshin ne krah te kundert te qytetit apo fshatit me te afert.Keto jane aksidente;imagjino qe une kam njohur nje specialist xhenjo qe do dilte ne pension dhe morra vesh qe i kish plasur nje djegore e kish vdekur.Lendet plasese nuk bejne dallim nga ustallare apo diletante;vrasin dhe je me fat kur te falin.