Revista më e madhe në Gjermani, por edhe në Europë, “Der Spiegel”, ka botuar një artikull përçmues për martesën e nesërme mes Kejt dhe Uilliam.
Revista shkruan se dasma është një shaka, një festim i ekzagjeruar e i pashpresë i një sistemi absurd jodemokratik.
Korrespondenti i kësaj reviste në Londër, Marco Evers, tha se i vjen shumë keq për humbjen e menjëhershme të lirisë nga Kejt e shtoi se habitet se si ky popull i çuditshëm vazhdon të adhurojë familjen mbretërore.
Gazetari shkruan se ky është një spektakël i trishtuar i një vendi të zhytur në probleme të rënda ekonomike. Sipas tij, është e gabuar që krerët e shtetit në një vendi vijnë nga vetëm një familje. Ai shton se Kejt dhe Uilliams janë njerëz prej mishi e gjaku si gjithë të tjerët, që duhet ta fitojnë këtë nderim, e jo tu dhurohet. Ai përmend dhe faktin se kjo familje mbretërore është më e shtrenjta në Europë. Autori i vë vulën kur thotë se për prindërit e Kejt, martesa është njësoj si vdekja e vajzës së tyre.
Comments are closed.
mese e vertete, robine me kontrate mbreterore…
shume mire e kane gjermanet pse s’ju pelqen anglezeve kujt po i plas……………..
vazhdim i parodise,”po martojme Malon”,,kjo Nusaj ka vetem nje fat qe nuk e ka vjerren gjall:))..Ky “Malua” po ka ngjar nga jati,keq do e ket punen kjo nusja e re,edhe po ka ngjare nga e jema,perseri problem,,vetem po ka ngjar nga gjyshja ka nje fije shprese ketu:)),,ky eshte djal i mire vet po vjen nga nje familje me probleme:)),ku i jati bridhte me dashnoren,dhe e jema bridhte nga krahu tjeter deri sa e lan jetim kete te shkret:))megjithate urj te trashegohet se me ne fund doli njeri ne ate familje te marri nje nuse me shkoll te lart:))
Shume bukur ua ka thene Gjermani –Ua ka futur koken ne hale atyre Hajvaneve te Britanise –
Tamam mbreteria eshte nje send i kaluar kohes per Angline moderne.