Posterat e Fatmir Mediut mbushen me mbishkrimet “VRASES”
Posterat e kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, janë sulmuar nga disa persona që thonë se i përkasin Organizatës Politike.
Veprimtarë të kësaj organizate kanë shkruar në posterin e Mediut fjalën VRASES, duke e bërë atë përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona.
“Dje në mbrëmje, veprimtarë të Organizatës Politike ngjitën mbi posterat propagandistike të Fatmir Mediut fjalën “VRASËS”. Fatmir Mediu, përgjegjës për vrasjen më masive të kryer nga struktura shtetërore në bashkëpunim me biznese kriminale, nuk ka të drejtë të provokojë qytetarët shqiptarë pikërisht në vendngjarjen e krimit. Në solidaritet me dhimbjen e viktimave të tij, Organizata Politike i kujton Mediut, edhe cilido politikani tjetër që buzëqesh prej posterave se edhe nëse i shpëtojnë gjykimit së strukturave, ka për t’i ndjekur gjer në fund gjykimi i popullit”, thuhet në njoftimin e Organizatës Politike, e cila ka ndërmarrë këtë veprim.
“Organizata Politike është një grup njerëzish që nuk bien në pengun e pamundësisë së aktualitetit dhe që tejkalojnë përmes organizimit përpjekjet e pushtetit për t’i shtypur vullnetet,” përfundon njoftimi i tyre.
Comments are closed.
po shume mire qe kjo e ashtuquajtur organizate politike ka vene fjalen vrases….e drejte…por ceshte kjo organizate?spiegimi eshte pak i sterzgjatur e i strholluar a mund ta thoni troc cfare eshte??ne fakt fjalen VRASES e ke shkruar me profesionalizem ……shpresojme//
po ti shohesh nga menyra e te shprehurit ngajne si brigade rosse ne itali, po mire cte keqe,
ka populli ka nevoje edhe per zorro njehere ne 100 vjet per te mare hak per padrejtesite kunder tije.
I dashur albnfier2000,
Une personalisht jam per rregen parlamentare te zgjidhjes se problemeve politike ne Shqiperi. Kujtoj qe edhe vete Hitleri, pas humbjes se puçit te tij ne München ( nuk e mbaj mend vitin ) tha se ne kemi shance te fitojme vetem ne rruge parlamentare ,rruge te cilen ai ne fakt ndoqi ( kuptohet me ndihmen e grupeve te sulmit SA me ne krye Romin, te cilin ne fund te fundit e vrau ) dhe fitoi zgjedhjet. Lutem te me kuptoni drejt ( Hitleri ishte vrasesi me i madhe i historise boterore ), une e dhashe ketu si shembull.
Une shpresoj dhe i lutem zotit qe kjo organizate politike te mos jete ( Ruajna Zot ) si brigade rosse ne Itali, e cila ishte nje organizate terroriste e majte qe i pruri vetem deme jetes politike dhe popullit italjan. Desha te sqaroj se une jam per PS.
Mendoj se cdo rruge tjeter, pervec rruges konstitucjonale paqesore, nuk i duhet Shqiperise dhe popullit shqiptar. Pse mos te mesojme nga eksperienca e popujve te tjere te Europes. Brigade rosse ishin nje gje shume e keqe ne historine politike te Italise, italjanet i kane quajture ato vite te tmershme : “Gli anni di piombo”.
Kam mendimin se demokracia jone nuk ka nevoje as per ekstremistet e majte dhe as per ekstremistet e djathte. Alternativa e vetme e jetes politike shqiptare duhet te jete vetem ruga parlamentare.
nuk kane asnje ngjashmeri me brigata rosso.ky veprim besoj eshte vetem shprehje e nje revolte qe te ngjallet ne menyre te natyrshme.edhe une sa here kaloj gjate rruges per ne rinas,me vjen te vjell teksa shoh bilbordet pa fund te ketij halabaku,qe na premton familje,prone,komb.sa here ishoh keto bilborde,me fytyren e tij te peshtire,me vjen t’i thyej dhe mendoj qe si ka mundesi,qe familjaret e gerdecit te durojne buzeqeshjet e tij me nje shprehje krenarie dhe lumturie te tejskajshme per kontributet e medha,qe ka dhene.po te kishte ngjashmeri me brigata rosso kjo organizate,fatmir pisllekut do t’i kishin dale ne mengjes para se te pinte kafe ne tek rogner dhe do ia numuronin ne lule te ballit,per t’ia shuar buzeqeshjen pergjithmone.por ai do te vazhdoje te zgerdhihet akoma me shume dhe do t’i vazhdoje zullumet e tij,sa kohe organizata mafioze ne pushtet do te jete me e fuqishme se kjo gjoja organizate politike,qe sidoqofte shpreh nuanca te nje fare radikalizmi,pa te cilen ne shqiptaret eshte epamundur ta cajme kete tunel te pafundnga ku rezja e drites eshte shume larg per t’u pare.
Diçka nuk shkon ne Shqiperi me rekrutimet e dyshimta te politikaneve ne sferat me te larta te pushtetit. Fatmir Mediu luante tere diten birardo ne Fier dhe dikush e rremben me force dhe e sjelle ne Tirane duke e bere nenkryetar te Partise Republikane. Shvejku thoshte: “Ç’më duhet mua se ç’bëj unë”, dhe te gjithe keta lapangjoze qe sillen rrotull Sales jane te parergjegjshem se kumbari i madh(Sala), ka marre persiper veprimet, perfitimet dhe pasojat e seicilit prej tyre. Ndaj duhet prere koka e kuçedres qe te shpetojme dhe jo duart, se nje te presesh, pese te tjera dalin.
Keto organizata kane humbur shume kohe per tu shfaqur ,por me mire vone se kurre.Nje popull i revoltuar ka te drejte te organizohet qofte dhe me keto organizata kur jane per tju treguar vendin ketyre mafjozeve qe quhen ministra e kryeministra qe kane paturpesine te bejne dhe fushata elektorale ,kur sot duhet te ishin te ulur ne bangat e te akuzuarve.Kush mendon se ne jetojme ne demokraci gabohet rende,sepse ne asnje shtet demokratik kryeministri dhe ministri qe kane mbi supet e tyre mbi 30 te vrare nuk do e kishin mbajtur karigen as 24 ore .Ka nevoje ky komb per Avni Rustemi me shume se kurre sot .Ju frikacaket do i quani me vrap ekstrem i majte se keshtu jeni mesuar ti quani te varfrit .Perderisa tek ne nuk ka drejtesi dhe kjo i fundit eshte e gjunjezuar para korupsionit, populli nuk ka çpret me duhet ta vere ne vend drejtesine per ndryshe ne rrezikojme dhe te ekzistojme si komb me keta gangstere qe kemi ketu e 20 vjet mbi koke .Ska meshire per tradhetaret e ketij vendi qe e kane katandisur kete poppull e kete komb me keq se kurre ne te gjithe historine e tij .
Mire ja kane bere, “Vrases” eshte Mediu, se kuptoj si kane fytyre e dalin kerkojne voten e popullit!
Me ne fund nje lajm i mire per daljen nga pengu i pamundesise e sidomos per organizimin kunder pusht-etit aktual gangster.Uroj te ngrihet ne stade me konkrete pergjate diteve te fushates qe mbeten.Mediu e banda e tyre eshte duke bredhur per te lypur vote,kollaj fare per ta marre pergjigjen e duhur si “vote te merituar”.
i bini Mediut o Mediut,se nuk ka qeder billbordi:))
Vetem per ti rene e keni mendjen o qe ju rente perendia e ju lent pa mend o skarcitete shqiptare. Ca ti besh se kemi ca njerez qe i duam ne Shqiperi se jashteqitje si jua duhet ti bjeri ndonje termet ose ndonje permbytje dhe tju hedhi ne Adriatik a Jon ke te keni me afer.
nuk eshte sulm por korrigjim i reklames !