Lulzim Basha nuk plotësonte asnjë nga kushtet për të blerë shtëpi në Hollandë

28 Prill 2011, 22:05Politika TEMA

Lulzim Basha në vitin 2001 nuk plotësonte asnjë nga kushtet që kërkoheshin nga një agjensi imobilare për të blerë shtëpi në Hollandë. Një agjent imobilar hollandez i kontaktuar nga gazeta na sqaroi se çfarë parashikon ligji hollandez për të blerë një shtëpi në këtë shtet nga një shtetas i huaj, i cili nuk është shtetas i asnjë vendi të Bashkimit Evropian. Tre kushtet bazë janë të kesh leje të gjatë qëndrimi, kontratë pune pa limit dhe rrogë shumë të lartë që mbulon kredinë që do të merret nga banka ose të vërtetojë se disponon një biznes që i mbulon shpenzimet për kredinë. Gazeta “Tema” kontaktoi me një agjent imobilar ( makelaar    sic quhen në terminologjinë hollandeze) në Amsterdam dhe ai na saktësoi se me të dhënat që dispononte Basha në atë kohë është shumë e vështirë ose e pamundur për të blerë një shtëpi në këtë vend. Kontretisht kushtet, që sipas agjentit janë të njëjta me ato të vitit 2001 janë : 1 ) Shtetasi i huaj jashtë BE-së, duhet të jetojë në Hollandë prej 5 vjetesh me letra hollandeze. 2) Të ketë një kontrate pune pa limit dhe rroga duhet te jetë deri ne 3-4 here me e larte sesa kesti i kredise që do të paguajë. 3) Nëse punon autonom, duhet te çojë të gjitha te dhenat dhe te ardhurat qe ka nga vetpunësimi.  Në kohën kur Lulzim Basha ka blerë këtë shtëpi ai jetonte dhe punonte në Kosovë pranë UNMIKU-t, pra dhe pse kishte një kontratë pune ai nuk jetonte në shtetin hollandez. Më parë ai kishte jetuar atje për shkak të studimeve të tij në këtë vend dhe sipas informacioneve ka pasur letra të përkohshme qëndrimi në Hollandë. Ndërkohë bashkëshortja e Bashës, Aurela Basha-Isufi ishte banuese në Hollandë prej vitesh që nga koha e studimeve dhe po atë vit kishte lidhur një kontratë pune në një projekt me qendër në Hollandë. Ndërsa mundësinë lapsusit të noterit hollandez që pretendon zoti Basha, të ngatërrimit të pasaportës nga shqiptare në amerikane për shkak të një vize amerikane, agjenti imobilar e quan qesharake. Sipas tij ka aq shumë institucione që përfshihen në procesin e shitjes së një pasurie të patundshme, si Banka, agjensia imobilare, noteri, etj saqë është e pamundur të bëhet një gabim i tillë.

18 komente në “Lulzim Basha nuk plotësonte asnjë nga kushtet për të blerë shtëpi në Hollandë”

  1. aresye disipline komunitet says:

    Me sa duket ketij cunit ketu ka filluar t’i mungoje ai lengu qe quhet i limonit, ose e thene me fjale te tjera, do te na duhet te pranojme se ai eshte tashme nje limon i shtrydhur….

    Nuk ma merr mendja qe ata qe e mbeshtesin ne hije, t’u interesoje te kene nje “limon” te tille te shtrydhur dhe njekohesisht kaq publikisht te lexueshem…

  2. fule says:

    Me leket qe grabiti ai babai administrator i VEFA… u mor vesh dhe kjo

  3. Robert Lokamp says:

    Merruni me mustaqet e Celos merruni ju. Kto gjera ka kur katandisesh ne nje blog pa vlere.

    1. Arberor says:

      Ndaj vjen ketu ti dhe derdellit tere diten se eshte pa vlere!

      1. Robert Lokamp says:

        Po se me vjen keq per ju qe do humbisni prap dhe do qani prandaj ju mbaj me garjet se pa vlere nuk diskutohet qe eshte. A e ke vene re qe censurojne cdo gje qe ka te beje me sharjen e Rames. Si duhet po lepijne ndonje kocke.

  4. raimondi says:

    loooooooooooooool———Po ca kuptimi ka e gjithe Kjo ??? — Njerezit tani do e votojne me shume Bashen ,
    se te gjithe e kemi bere kete muhabet me pashaporta kur iknim ne Greqi ,apo donin te vinim ketej , blenim ndonje pashaporte greke dhe iknim ne Europe apo Amerike ———-Keto muhabete i kane bere te gjithe , se ashtu i katandisi Sala shqiptaret …….

  5. Alban Dega says:

    NGATERRESA ALA MAFIOZE

    – Pas ferres se madhe fshihet jo vetem elefanti por edhe balena e korrupsionit

    Mire qe u ngaterrua nga viza amerikane ne Pasaporten Shqiptare te Lulezim Bashes po si eshte e mundur qe:
    1- Ky Noter ose punonjesi i tij nuk ka shikuar se kjo vize amerikane ka qene e skaduar qysh me daten 20 mars te vitit 1999, pra gati dy vjet para ketij akti!?
    2- Si eshte e mundur qe nuk ka pare e lexuar shtetesine shqiptare te Lulezim Bashes ku shkruhej me germa te medha ALB dhe jo USA!?
    3- Si eshte e mundur qe nuk ka lexuar titullin me germa maksimale te kesaj vule VISA…!?
    4- Si mund te behen gafa te tilla ne nje akt noterial me vlere mbi 450 mije Guden hollandez , pra gati 300 000 Euro!?
    Si… Si… SI ….. !?
    Pas ferres se vogel fshihet lepuri i madh, thote nje shprehje filozofike shqiptare.
    Pas nje ferre te madhe si kjo e Lulezim Bashes fshihet jo vetem elefanti por edhe vete balena, nga ato te Paqesorit

  6. Alban Dega says:

    A MUND TE KALOHET NJE ELEFANT NEPER NJE VRIME GJILPERE!?

    – Per Toke bre Luli se po ia kalon edhe Padrinos tend!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ti’a hedhish fajin lapsusit te nje noteri te Hollandes, nje shtet me histori shteterore te mirfillte demokratike mbi 400 vjecare, ne nje akt noterial pasurie me vlere prej 450 000 Gulden eshte njesoj si te kalosh nje elefant ose nje balene nepermjet nje vrime gjilpere.
    Si mund te ngaterrohet nje pasaporte ngjyre kafe e erret e Shqiperise, me nje pasaporte blu te erret te SHBA-se!? E ku ne Hollande, vendi model per rreptesine dhe rigorozitetin shteteror e bankar!?
    Rrene, mashtrim, genjeshter me te trashe se kjo e Lulezim Bashes dhe telalles se tij nuk kam lexuar kurre ne jeten time… Kurre!
    Kam vetem nje keshille per Lulezim Bashen: Genje per Toke e jo per Qiell ore Luli se ti me Padrinon tend Berishen po e degjeneroni edhe vete genjeshtren. Po e beni te skuqet edhe Nastradinin.
    Per Toke Luli per Toke se po ia kalon edhe Padrinos tend, qe nuk nxjerr fjale nga goja pa rre! E kemi boll nje Saladin! Dy jane teper!

  7. Alban Dega says:

    SHIHNI E MOS HARRONI KUR TE VOTONI !

    – Ja pse Fatmir Mediu kapardiset ne karrike ministrore e vila superblloqesh te kusarise e
    korrupsionit!
    – Ja pse Lulezim Basha kandidon sot per kryetar Bashkie te Tiranes !!!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sepse me urdherat okulte dhe sabotimet e Padrinos Berisha u kaluan afatet ligjore… per dosjen e korrupsionit dhe megahajnise se autostrades se kombit, per dosjen e Gerdecit…. per cdo afere te piste te Klanit Berisha.
    Te dy autoret kryesore . Lulezim Basha dhe Fatmir Mediu … benjamine dhe te perkedhelur te Berishes qe eshte regjizori dhe perfituesi kryesore i ketyre aferave mega- korrupsioni harlisen ne luksin dhe karrike ministrore,qe ie nderojne si mbreti grate, ne saje te impunitetit qe u ka siguruara ” Il Capo dei Capi” Sala !
    Eshte bere nje mode e felliqte per te shkelur mbi drejtesine dhe shtetin ligjor nga Saliqi dhe banda e tij e kusareve dhe vrastareve.
    Shihni kete bashkeshorte, kete nene, kete moter shqiptare qe perballet me kete Mafio- drejtesi te ndyre. Shihni si shperthen shpirti i saj i revoltuar perballe “kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit”, sic shkruante para tri vjetesh ” The New York Times” ….
    A nuk ndodhe e njejta gje me shpirtin e dhjetra jetimeve, vejusheve e prinderve qe humben prinderit, bashekshortet, femijet e tyre ne 1997-en, ne Otranto, ne Gerdec kur shikojne kapardisjet ne karriket ministrore, apo vilat superluksoze te krimineleve, kusareve si Fatmir Mediu, si Lulezim Basha…. dhe banda e tyre e kusareve , para te cilave ajo ish e Qoftelargut te kujton kasollen e Galigalitit.
    E Padrinoja Berisha qe e ka kthyer Shqiperine ne nje superbllok per Klanin e tij te korruptuar e kriminal ka goje e permend ish- Bllokun… Kryehajduti therret ne kupe te qiellit : kapeni hajdutin!
    Shini vellezer motra ne linkun e meposhtem: http://www.balkanweb.com/TV/index.php?id_categoria=42&IDVideo=10176
    Shihni mire dhe mos harroni keto pamje ne castin qe do te hidhni votat tuaja me 8 maj 2011.
    Ndryshe gjithnje do te keni qeverisjen qe meritoni,sic thoshte babai i demokracise amerikane dhe asaj boterore. Abraham Linocln!

  8. vinny says:

    Agjenti imobiliar se pari nuk perben nje argument juridik, pra nese nje agjent imobiliar jep mendimin e tij, kjo angazhon vetem ate dhe nuk perben kurresesi te verten, aq me teper kur eshte nje anonim dhe mund te thote çte doje!
    Jam kundra Bashes, Berishes & Co po nese Basha ne ate periudhe ka blere shtepi ne Hollande, dhe shteti hollandez e ka legalizuar kete, atehere kjo do te thote se eshte brenda ligjit.
    Do kisha dashur me te vertete qe Ne kohen kur Fatos NANO “bleu” nje shtepi te shallvaret ( ne vitet 2000 dhe çmimi i metrit katror u deklarua te ishte 150 $ m² ne nje kohe qe ky çmim nuk ishte as ai i kostos se ndertimit) te ishte perndjekur nga mediat, prokuroria e gjykatat pasi se pari kishte deklarim te rreme pasurie, se dyti deklarim te rreme noterial i cili shoqerohet me evazion fiskal e mospaguarje takse te shitblerjes, e se treti, me kryesore akoma per nje kryeminister mungese totale te burimit te te ardhurave me te cilat e bleu, apartamentin.
    Pra Basha sulmohet ne nje apartament te blere ne Hollande para 10 vitesh, ne nje kohe qe ishte kreu dhe te iniciatoret e manaxhuesit te nje projekti qe i kushtoj shtetasit shqiptar 1 miliard euro!
    Si ju ndane gjykatat, prokuroria, opozita, mediat per kete projekt ky kishte me dhjetra shkelje e tani i qepen per nje shpi ne Hollande!!!
    Shpia ne Hollande nuk cenon xhepin e taksapagueseve shqiptare, projekti i rruges Durres Kukes e cenon deri aty ku nuk mban me.

    1. vinny says:

      Moderatorit te web site te Tema,

      Shkrimi im me siper nuk korespondon me ato qe shkruajta, ndofta serveri juaj ka probleme, po mendimi i shkruajtur me siper nga une nuk eshte i njeti me ate qe nisa!!

  9. artur yzeiri says:

    Me vjen shume keq qe merren me kete pune ne nuk na duhet kapas apo jo shtepi basha….ne si popull na interesojne punet qe ka ber per ne si dhe disa te tjereve nuk i vjen mire e gjithe kjo gje e mire qe eshte bere dhe nuk duan ta pranojne.ti vije turp te gjitheve atyre qe i hudhin poshte punet e bera nga basha…

  10. lilolabja says:

    Vetem po gelltite nje luge çorbe te prishur mund te blesh shtepi ne Hollande pa jetuar atje .Mund te vrasesh 4 veta ne mes te dites dhe ne mes te bulevardit pa te hyre gjembe ne kembe .Kjo eshte demokracia qe na ka bere dhurate CIA.Lumsi ne qe na drejtojne agjente te tille dhe ne nuk kemi force te çojme nje demostrate deri ne fund.

  11. benikuksiani says:

    po para 10 vjetesh zoti basha nuk ishte askush,keshtu qe si ka mundesi qe te kete manipuluar banken,agjensine imobilare apo edhe noterin sic thoni ju?me duket jashtezakonisht e pamundur sepse edhe nese do kishte qellimin ta bente nje gje te tille nuk ishte i veshur me nje petk pushteti si sot..por ajo cfare vleresoj te basha sot eshte se ai ka qene gjithmone i gatshem qe te perballet me ramen dhe nuk merret kurre me akuza politike,edhe pse rama ka lene shume vend per te tilla.

  12. alketa85 says:

    je njeriu me i pergatitur ne politiken shqiptare dhe duke qene se e dine komunistet shume mire se si je, ta kane friken. ta kane shuuuume friken. uroj qe te fitosh ne tirane, uroj qe te vazhdosh te punosh per tiranen ashtu sic ke punuar per shqiperine.

  13. VL says:

    Hajde lajm hajde. Edhe sikur ta kete bere….sa e sa shqiptare kane marre dokumente fallco ndac ne vende te huaja e ndac ne shqiperi ???

    Ik o Tema shiko shiko ndonje film vizatimor e mos u merr me budalllalleqe te tilla se s’eshte lajm ky

  14. Blue Sky says:

    Keta te Temes bejne sikur jane ekspert te te gjitha fushave dhe ne te gjitha vendet e botes. Nuk eshte Hollanda han me dy porta more gazetare qe te mund te behet cte duash, prandaj kuptojeni se zoti Lulzim Basha ka qene brenda rregullave per cdo gje atje, dhe do ishte mire te tregoheni me serioze ne keto qe shkruani.

  15. ilir111 says:

    si ore ska gje po pati pas pasaporte fallco, 1) ai se ka fallco vetem se ia kane dhene ne Langley matane Potomakut dhe jo ne zyren e posaçme.
    2) ai nuk eshte njeri i thjeshte eshte minister i nje shteti demokratic (gjoja)
    por ty edhe te falet se kaq e ke kapacitetin (ndoshta)

Comments are closed.

Lini një Përgjigje