Ekonomia e Berishës: 12 mijë lavazhe, 1400 OJF, 70 mijë shitës tezgash, 130 universitete, 120 parti politike dhe 2000 motele

28 Prill 2011, 20:26Politika TEMA

Nga Kledian Lula

Që prej dhjetorit të vitit 1990, kur SALI SPIUNIT i veshën “pardesynë e bardhë” shefat e tij të Sigurimit të Shtetit dhe e “desantuan me mision special” në lëvizjen studentore, po vazhdojmë të dëgjojmë ulërimat, premtimet, mashtrimet dhe betimet e “fjalës së nderit” të Saliut, për futjen “sa më shpejt” në BE. Kanë kaluar 20 vjet, që Shqipëria vjen rrotull BE, por nuk ia hapin portën. Ndërsa Saliu vazhdon e ulërin rrugëve, shesheve e ugarëve të qyteteve me premtim-mashtrime e “fjalë nderi”, se Shqipëria do të futet në BE… pas 8 Majit. Që shqiptarëve u është argasur lëkura me (stër)premtimet e dala boje të Saliut, kjo dihet. Ashte siç dihet, që Shqipëria nuk pranohet as për 1000 vjet në BE, për aq kohë sa të ketë në krye këtë pushtet bandë mafioze, të drejtuar nga kryeministër mashtrues, hajdut dhe vrasës, nga ministra të qelbur në korrupsion, nga deputetë që miratojnë ligje anti-shqiptare e në shërbim të mafies zyrtare, duke e kthyer Shqipërinë në gërmadhë shoqërore, sociale, ekonomike e ligjore.

 

 

Ekonomia kombëtare “ZERO”, pasuritë e familje-qeverisë “SALI” në miliarda

 

Ekonomia kombëtare ne standarde europiane është kushti kryesor për pranimin e Shqipërisë në BE, mbasi futja në BE nuk arrihet me shifra e fjalime për “jetë luksi dhe rritje ekonomike 2-3 shifrore”, që recitohen nga 100 herë në ditë nëpër tribunat “SALI”. Për të shkuar atje ku jemi që 20 vjet më parë prej pushtetit “SALI”, duhet ekonomi stabile, me tregues si në vendet e BE. Edhe pse kryeministri SALI e ka kthyer Shqipërinë në vend me ekonomi të asfiksuar deri tek importi i gjizës, salcës e kripës së gjellës, vazhdon të bëjë deklarata komike për “rritje ekonomike rekord në botë”. Duke mos dëgjuar as SALI PARAJSËN dhe e as INSTAT-in “SALI”, por duke iu referuar realitetit të ekonomisë kombëtare, duhet thënë se Shqipëria është vend me ekonomi “ZERO”. Që prej vitit 2005, kur Shqipërinë e komandon pushteti “SALI”, ekonomia ka shkuar në “dysheme”, madje aq ulët, sa treguesit ekonomikë që kemi ne, nuk merren as pikë starti për vendet e pa zhvilluara. SALIU thotë, që eksportet janë rritur me 60%, kur në fakt ne kemi vetëm 8.1% eksporte dhe këto, janë prodhime tekstile që vijnë andej si lëndë e parë gjysëm e gatshme, prodhohen këtu me krahë pune skllevërish dhe eksportohen përsëri. I vetmi “eksport” që është rritur në Shqipëri, janë miliardat e eurove dhe dollarëve të vjedhur prej ministrave e familjes qeveritare “SALI”, të cilat i “eksportojnë” në bankat e botës. SALIU thotë, që janë ulur importet me 70%, por në fakt Shqipëria importon 92% të produkteve ushqimore dhe 97% të lëndëve të para deri tek gozhda, sepse në Shqipëri në vend të produkteve prodhohen vetëm premtime, mashtrime e demagogji të llojit “SALI”. I vetmi import që është ulur është mos ardhja e investitorëve të huaj, për shkak të frikës nga korrupsioni, nga gjobat e bandave, nga rrëmbimet e biznesmenëve, nga ryshfetet e ministrave, nga zjarri dhe tritoli i pushtetit “SALI”. Shqipëria është renditur aktualisht, në vendet europiane që nuk ka asnjë lloj industrie, përveç disa manifakturave, si ato të të viteve 1920, disa furra çeliku, punishte sallami, bulmeti, pijesh e buke, të cilat vetëm punëtorët kanë “prodhim vendi”. Aktualisht, i vetmi aktivitet janë 15 kompani prodhimi jo jetike dhe shitje-blerjesh. Janë edhe 12 mijë lavazhe makinash, 1400 OJF, 70 mijë shitës tezgash, 130 universitete, 120 parti politike dhe 2000 motele. Kjo është “ekonomia europiane” e siguruar prej pushtetit “SALI”, me të cilën SALIU kërkon ta çoj Shqipërinë drejt BE. Përballë kësaj ekonomie “ZERO”, qëndron ekonomia e fuqishme e familjes “SALI”, e ministrave të pushtetit dhe e klaneve mafioze financiare të këtij pushteti kusarësh e vrasësish, të cilët kanë siguruar pasuri kolosale në llogari bankare e prona të patundshme.

 

 

Fakti: 1 milion të papunë, 1 milion emigrantë, 1 milion paga lëmoshë

 

Mungesa totale e ekonomisë kombëtare, ka krijuar një shkretëtirë të plotë social-ekonomike në Shqipëri. Edhe pse demagogu SALI, po lodhet të paraqes mjerimin si “jetë luksi”, realiteti që po provojnë shqiptarët në tavolinat e bukës, dëshmon për varfëri ekstreme, deri tek mungesa e sapunit për të larë kokën! Pushteti “SALI”, nuk mund ta fus dot Shqipërinë në BE, mbasi shoqërinë shqiptare e ka ndarë në tre pjesë të shkatërruara sociale:

 

1. Ka krijuar 1 milion të pa punë. Në këtë shifër alarmante që kap 30% të popullsisë, afro 50% janë të rinj të moshës 18-30 vjeç, ndërkohë që 35% janë të moshës 30-50% dhe pjesa tjetër, janë të papunë mbi këtë moshë, në pritje të një pune deri në moshën 60-65 vjeç, kur ua ka caktuar pensionin pushteti “SALI”.

 

2. Pushteti “SALI” me politikat e tij denigruese, ka larguar nga Shqipëria afro 1 milion banorë, të cilët punojnë si emigrantë, për shkak të mungesës së punës e mbijetesës ekonomike në Shqipëri. Sipas të dhënave të zyrës së emigracionit, 550 mijë janë forcë aktive për pune, 280 mijë janë forcë e pritshme për punë 16-18 vjeç, ndërsa pjesa tjetër janë fëmijë e të moshuar, të cilët nuk kthehen dot në Shqipëri, sepse nuk sigurojnë dot bukën e gojës dhe të ardhmen integruese të fëmijëve.

 

3. Edhe pse SALIU del e ulërinë mëngjes, drekë e darkë për dyfishim pagash e pensionesh, Shqipëria ka paga lëmoshë, të barabarta me 18% të sigurimit shëndetësor të punonjësve të vendeve të BE. Me pensionin minimal, mund të ushqehesh minimalisht vetëm 6 ditë në muaj. Me pensionin mesatar, mund të ushqehesh minimalisht vetëm 10 ditë. Me pensionin e lartë, mund të ushqehesh minimailsht vetëm 15 ditë. Po ditët e tjera? Me shifrat dhe fjalimet e SALIUT!

 

 

Pushteti “SALI” i ka kthyer rekomandimet e BE në “letër higjienike”

 

BE, nisur nga realiteti ekonomik e politikë asfiksues që krijoji pushteti “SALI”, nuk e miratoi “Platformën SALI” për Statusin e Shqipërisë si vend kandidat për anëtarësim në BE. Ky institucion edhe pse ia la detyra e afate konkrete, në shtator 2011 i hodhi në “prehër” kryeministrit SALI një listë të madhe vërejtjesh të ashpra, për dobësitë në bllokimin ekonomik të vendit, për sulmet ndaj pushteteve e institucioneve, për futjen e “hundës” në pavarësinë e institucioneve që luftojnë krimin, për bllokimin e strukturimit të ligjvënies, për shkeljen deri kriminale të të drejtave të njeriut në gjithë sferën shoqërore, si fjala e lirë, liria dhe pavarësia e mediave. BE i tha pushtet-krimit “SALI”, se pushteti i tij është “tutor” përfitues prej doganave. Se nuk ka përfillur bashkëpunimin me faktorët socialë e shoqëror në vend. Se ka kthyer burgjet në qendra vuajtjesh fizike e jo dënimi. Se ka kryer privatizime të sektorëve strategjikë, me klientelizëm e abuzime të rënda ligjore deh financiare. Se ka shkatërruar sistemin bankar. Se ka bllokuar kthimin dhe kompensimin i pronave, drejtësinë, reformat në arsim e shëndetësi, duke i kthyer ato në moçale korrupsioni. Po përmendim disa nga rekomandimet e BE, të cilat pushteti “SALI” jo vetëm nuk i plotësuar, por i ka kthyer në “letër higjienike”, me pasoja të rënda për shqiptarët dhe integrimin e vendit në BE.

 

1. Me gjithë super propagandën e qeverisë për “luftë kundër korrupsionit”, rezulton se qysh prej ardhjes në pushtet në vitin 2005, qeveria dhe institucionet e tjera publike, kanë probleme serioze me korrupsionin.

 

2. Doganat shqiptare, BE i konsideron si “struktura të paqëndrueshme” e “qendra korrupsioni”, të cilat pavarësisht “ristrukturimeve ligjore”, kanë si tregues kontrabandën e trafiqet, të cilat në shumë raste kontrollohen nga zyrtarë të lartë të qeverisë.

 

3. Ka korrupsion dhe klientelizëm ekstrem në procedurat për prokurimet publike, në marrëveshjet koncesionare, në privatizimet “klandestine”, ku përmenden procedurat për privatizimin e TELEKOM, KESH, Ujësjellës, INSIG e në transaksionet sipas platformës investuese “Shqipëria 1 Euro”.

 

4. Konsumatori shqiptar ndihet i pambrojtur nga tregu abuziv, nga çmimet super të larta dhe produktet me rrezikshmëri për jetën, ashtu siç është i pa mbrojtur tregu i vogël dhe i mesëm nga monopolet diktuese.

 

5. Vitet 2008-2010 u skeduan prej BE, si periudha me negative e qeverisjes “SALI”, madje si dy vitet me indiferencë totale ndaj zbatimit të detyrave të lëna prej saj, ku evidente janë zgjedhjet skandal të qershorit 2009.

 

6. BE i kërkon pushtetit “SALI”, që zgjedhjet lokale të 8 Majit 2011, të jenë sipas standartit europian e jo sipas model-kallëpit “SALI” të vitit 1996 e 2009.

 

Pushtet-banda “SALI” po “punon” për ta lënë Shqipërinë jashtë BE

 

Ashtu si gjatë viteve 1992-1997 edhe gjatë viteve 2005-2011 nuk punoi për t’u futur Shqipërinë në BE, por për ta lënë jashtë saj. Synim, kërkesë dhe punë konkrete për t’u futur në BE, nuk do të thotë monopole dhe deformim drejtësie, nuk do të thotë trafiqe, korrupsion e papunësi masive, nuk do të thotë vrasje kolektive në biznes-krime qeveritare e demonstrate së në Gërdec e 21 janar. Pranim në BE nuk do të thotë pushtet bandë si e SALIUT, as zv/kryeministër me “Çek-Bllok” rryshfetesh e aferash korruptive, por luftë kundër tyre. Pranim në BE, nuk do të thotë sulm kundër medias e presione fizike ndaj opozitës.  Synim dhe punë për t’u future në BE, do të thotë shtet ligjor, prerje të burimeve të abuzimit ekonomik për ministra e politikanë, ndëshkime për trafiqet, bllokim të abuzimeve e krimeve me pushtetin, vetë-largim nga pushteti nëse shkatërron vendin e popullin, nëse bllokon resurset zhvilluese të integrimit. Por pushteti “SALI”, i mbushur me “damka” krimi e korrupsioni, as punon as i hap rrugë qeverisjes progresive, duke vazhduar ta mbajë vendin në standardet e vendeve tipik geto sociale-ekonomike, ndaj dhe Shqipëria gjendet jashtë dhe larg pranimit në BE, është kjo gjendje e rënduar që po i detyron europianët, të thanë: “JO” për Shqipërinë.

 

 

14 komente në “Ekonomia e Berishës: 12 mijë lavazhe, 1400 OJF, 70 mijë shitës tezgash, 130 universitete, 120 parti politike dhe 2000 motele”

  1. VL says:

    Po mir mor shkrimtar i madh, Saliu vjedh e na genjen, po kta te socialistes qe e kishin nga 97 – 2005 ca bene. As nje rruge nuk ndertuan. Ne e dime ca lloj njeriu eshte saliu me shoke se nuk jemi budallenj. Po me kte gjuhe qe perdor ti ne shkrimet e tua je aq i njeanshem sa nuk besohesh. Thuaji gjerat sic jane po mos mbaj ane se gjasme je dhe gazetar. Mos harro se gjithe politikanet kane dore ne ecurine e shqiperise. Ne vend qe te zihen me njeri tjetri per karrige, ata duhet te ulen e punojne per te miren e vendit e te shiptareve, ashtu sic pretendojne. Po ja po ta them une ty se mbase nuk e di, asnje nuk e can shume per popullin, te gjithe luftonje per karrige prandaj mos i beso shume cfare thone as njeri e as tjetri. Mban mend ca thoshte Edi se ne nuk heqim dore nga protestat e nuk marrim pjese ne zghedhje etj etj, e tani ca ben – fushate elektorale. Ik o djale mos fol brrockulla se kta njesoj jane te gjithe.

    1. plaku says:

      I dashur VL,
      Kaloi qerja dhe ndau nje bajge ne dysh.

    2. arsen says:

      O shoku,
      Lexoje edhe nje here artikullin!
      Se me duket qe ke ngateruar ilacet.!!!
      Ne artikull flitet per ty e per mua! Jemi ne qe kemi vene mbi shpatulla keta horra!
      Jemi ne qe prishem tere fabrikat, fermat, sistemimimet dhe kanalizimet, zume trotuare e oborre me kjoska e garazhe, bleme benza 240 te shkaterruar per te ndotur ambjentin dhe tani???
      Tani degjojme ulerimat e Saliut!
      Po..pooooo Fajin e ka Saliu! Atij i takoi te conte kete popull ne Europe, GJE QE NUK MUND TA BEJE AS AI DHE AS SOJI DHE SOROLLOPI I KOMUNISTAVE !

  2. AlbinoBlackSheep says:

    Ne e dime ca lloj njeriu eshte saliu me shoke se nuk jemi budallenj. Po me kte gjuhe qe perdor ti ne shkrimet e tua je aq i njeanshem sa nuk besohesh.

    Meqe ti nuk je budalla dhe e di se cfare njeriu eshte Sala me shoke, mund te na thuash se cfare nga ato qe ka shkruar Kledian Lula ne kete artikull eshte e pa besueshme per ty?

  3. fule says:

    Buker i ke qendisur pislliqet e bandes se matrapazve edhe kesaj here i nderuar Kledian.

  4. rrapi says:

    130 universitete eshte nje cudia me e madhe…nderkohe qe dhe analfabetizmi eshte rritur shume…

  5. erisi817 says:

    Kledian, ju lumte dora per kete artikull. Eshte rrenqethes, por ne te njejten kohe dhe shume syhapur. Me behet qejfi qe ka akoma intelektual ne Shqiperia qe i shikojne gjerat sic jane, and arrijne te kuptojne situaten mizerje ( shoqerore, ekonomike, dhe politike) ne te cilen e ka futur Saliu me shoke.

  6. hysni dajaku says:

    ore ty! tu befte pena TOP!,,vetem me disa rezerva!!! Hyria ne NATO pa ushtri,pa ushtar tregoi qe shume gjera jan bllofe,,ndaj edhe per ne europe mos u cudit kur te hyme koke e kembe sic jemi,se sic e shikon Europa me udheheqes si pune e Berluskonit dhe dashnoreve te tij,e Sarkozit me topmodelet eshte bere si koperativat e tipit te lart e kohen e Enver Hoxhes

  7. Vllazeni says:

    O VL!
    Të lutem plotëso anën tjetër të peshores. A mundesh? Nëse jo, atëhere ç’po mbron? Poshtërsinë?

  8. Ilirian Bogonica says:

    Mendoj se z. Kledian, do ja perplaste po me kaq hollesi dhe objektivizem edhe socilaisteve nese do kishin bere kaq zullume ne qeverrisjen e tyre! Aktualisht ne te gjithe fukarenjte, jemi ne dore te bandes pushtetare me kryetar-bande SALI PADRINO KRIMINELIN DHE HORRAT SI ilir meta, mediu, lulzim vrasesi i 21 janarit e shume te tjere… qe e ndjekin me devotshmeri dhe fanatizem per interesat e tyre ne vjelljen dhe shtypjen e popullit tone fat keq.
    Kledian Lula, meriton vetem pergezime dhe mirenjohje per menyren se si i ka detajuar kaq me saktesi dhe me shifra poshtersite dhe krimet qe per ne nuk jane te reja…Kete analize duhet ta lexojne dhe ambasdoret e huaj dhe te gjithe ata qe kane vene ne dyshim vuajtjet dhe mjerimin qe e kane zhytur pupullin tone!

  9. benikuksiani says:

    po pse me edhe per keto qe thoni ju fajin e ka saliu?? po edi a ka ndonjehere faj apo sbehet llaf fare? atehere meqe paskan te dy faj le ti leme menjane dhe ti leme rrugen ketij kandidati te ri te PD,qe te mund te shpalose platformen dhe alternativat e tij per shnderrimin e kesaj tirane te zhytur ne kaos.nuk besoj se edi rama ka per te na dhene me ndonje gje dhe kete e them me keqardhjen me te madhe sepse e kam dashur shume me perpara por tani jo me..

  10. Blue Sky says:

    u te hengert mortja ty kur ben si gazetar investigativ se le nam. po pse mo keshtu behet gazetari profesionale, me thashetheme dhe biseda kafesh??? po jo mor zoteri jo. gazetaria behet me prova, me fakte, jo llafe.

  11. MEMEDHETARI says:

    Ky eshte nje shkrim per te gjithe shqiptaret,nuk ka rendesi se per cilen Parti i rreh zemra…
    Hapini syte para se te shkoni te votoni…
    Vecse,ata komentues qe shtrojne idene se “te dy partite jane njelloj” te mos e krahasojne Partine Socialiste me kohen e Nano Pijanecit dhe Ilir Kokelopes…
    Edi Rama eshte aktualisht SHPRESA E VETME E SHQIPTAREVE…
    Dhe prandaj ja kane friken Salinjte,Iliret e Co…dhe jane grupuar ne mbrojtje te korrupsionit…

  12. Permetaria says:

    Eshte nje artikull qe tregon nje realitet te vertet te gjendjes ekonomike dhe shoqerore ne Shqiperi. Ne asnje menyre ky njeri nuk ka qenur per futjen e Shqiperise ne BE sepse kjo do te ishte edhe fundi i tij. Ai per mua nuk eshte gje tjeter vecse nje sherbetor i interesave te huaja qe kane per qellim shkaterrimin ekonomik dhe kombetare te Shqiperise. Une nuk mund ta konceptoj dot se si ky njeri (ose me qarte ky psikopat) merr ne qaf nje popull te tere dhe c’eshte me e forta ka akoma nga ata sylesh e vesh shurdhe qe i shkojne nga mbrapa, si duket jane nga e njejta paste.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje