Podesta, lobisti i diktatorëve që Berisha e paguan 720 mijë USD

29 Prill 2011, 10:27Politika TEMA

Nga Arbër Zaimi

Ndërkohë që SHBA-të shpenzojnë miliona dollarë për të promovuar demokracinë nëpër botë, madje kanë nisur dhe luftëra për të eksportuar demokraci, në Uashington ka aktorë që haptazi mbrojnë diktatorët. Kundrejt pagesës, sigurisht.

Kompani të mëdha të lobimit janë paguar vazhdimisht prej Mubarakut të Egjiptit, i cili që prej fundviteve ’80 ka mbërritur të marrë konsensusin zyrtar të SHBA-ve, gjersa e hoqi nga pushteti populli egjiptian, përmes protestash të dhunshme e të dhimbshme.

Ndërkohë që përfaqësues të të drejtave të njeriut, apo të organizatave që interesohen për demokracinë ngrinin zërin kundër Mubarakut dhe masakrave të tij, si psh. Freedom House, e cila në 2 shkurt shkruante “Obama duhet t’i kërkojë Mubarakut të largohet”, lobistë si John e Tony Podesta, të paguar nga diktatori egjiptian, vijonin të përfaqësonin interesat e tij pranë administratës Obama.

Po ashtu, ka kompani të mëdha lobimi që ende mbrojnë intersat e Gadafit gjakësor, apo dhe të Kim Jong-Il të Koresë Veriore, e të tjerë tiranëve të sëmurë që mbijetojnë përmes pazareve me shtetin më të fuqishëm në botë, e në të njëjtën kohë shtypin pa mëshirë popujt e tyre.

Një prej këtyre kompanive të lobimit që ndikojnë politikbërjen amerikane në favor të diktatorëve është edhe PODESTA Group, e themeluar nga John dhe Tony Podesta. Këta kanë mbrojtur për vite me radhë interesat e diktatorit të Egjiptit, Hosni Mubarak, si dhe të liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-Il. Këtë e dëshmon shtypi amerikan, i cili ka qenë jo pak kritik ndaj veprimtarisë së kompanive të lobingut që favorizojnë diktatorë e Tiranë.

PODESTA Group, është e njëjta kompani lobimi që është paguar së fundmi nga kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i akuzuar si diktator e si vrasës i protestuesve në 21 janar.

Në një artikull të 28 janarit 2011 Salon Media Group botoi një artikull të Justin Elliott, të titulluar “Kush përfaqëson interesat e Mubarakut në Uashington”. Në këtë artikull shkruhet se: “Podesta Group ka patur goxha fitime prej lobimit në emër të qeverisë së Mubarakut. Qeveria egjiptiane në 2007 lidhi një kontratë prej 1.1 milion dollarësh në vit me kompaninë PLM, një bashkim i firmave Podesta Group (afër Partisë Demokratike) dhe Livingston Group (afër Partisë Republikane)”.

Natyrisht që Mubarak, si diktator që ishte, ishte kritikuar gjatë nga institucionet e SHBA, edhe nga organizata të ndryshme, për mungesën e respektit për të drejtat e njeriut. Mirëpo pagesa e tij për lobim në të dyja partitë, i mundësonte një jetëgjatësi politike të padiskutueshme, së paku gjersa u ngrit më këmbë populli i Egjiptit.

Por me të nisur revoltat popullore, Mubarakun e lanë në baltë edhe lobistët që pagoi kaq shtrenjtë, siç thotë dhe Brian Katoulis tek artikulli i vet “Hapat e ardhshëm të administratës Obama në Egjipt: Nevojitet më shumë veprim proaktiv”.

Ky artikull i botuar prej CAP (Center for American Proggress), një institut që ka për shef vetë John Podesta thotë se: “nevojitet një bashkëpunim i gjerë me opozitën shumëngjyrëshe politike në Egjipt, nga ana e diplomatëve të administratës Obama”.

Megjithatë Katoulis, si nëpunës i John Podesta, nuk harron të vërë në dukje rreziqet e demokratizimit të Egjiptit, duke shkruar se: “Hapja demokratike e Egjiptit në mënyrë të paevitueshme do të shpjerë në pjesëmarrje më të gjerë në qeverisje nga ana e grupeve si puna e Vëllazërisë Muslimane”. Pra, përmes frikës nga radikalizimi islam, Katoulis përpiqet të justifikojë vijimin e tiranisë së Mubarakut si diçka më e vlefshme se demokracia.

Gjithsesi, Bennett Roth shpjegon se interesat e Podesta Group në Egjipt mbeten të paprekura, pasi John dhe Tony Podesta janë treguar aq të zgjuar sa ta ruajnë të paprekur kontratën e tyre, duke u lidhur me kabinetin e Mubarakut, i cili vazhdoi të mbetej në pushtet me fare pak ndryshime, edhe pas rënies së diktatorit.

11 komente në “Podesta, lobisti i diktatorëve që Berisha e paguan 720 mijë USD”

  1. plaku says:

    Une mendoj se :
    – Amerika e mbeshteti Mubarakun sepse ne harten boterore gjeopolitike Egjypti :
    * – Ishte vendi i pare arab qe beri paqe me Israelin.
    * – Goditi qysh ne fillim ashper organizaten islamiste dhe terroriste “Vellezerit
    Myslimane.
    * – Ishte nje bleres shume i madh armesh.
    * – Egjypti ishte vendi arab me popullsi me te madhe dhe ishte faktor stabilizues ne ate
    zone.
    * – Mos harrojme qe ne kater vjetet e pare te qeverise se Bushit ( junior ) ai i beri thirje
    botes arrabe per demokraci, por bota arrabe dhe sidomos populli i Egjyptit
    nuk kishte arritur pjekurine e duhur politike dhe nuk reagoi.
    Mendoj se firma Podesta mund te kete influencuar pak ne qeverine amerikane duke bere lobing per Mubarakun. Por kur te rinjte dhe me vone populli egjyptian u ngrit per demokraci dhe liri, lobingu nuk pinte uje me, sepse Amerika dhe gjithe perendimi kane interesa shume te medha ne boten arabe.
    Edhe nje here Amerika e mbeshteti vite me radhe qeverine e Mubarakut sepse kishte interesat e saja dhe kur e pa se peshorja kaloi ne anen e popullit egjyptian ( se ai u ngrit per liri e demokraci )
    atehere Amerika dhe Perendimi perseri vuri ne plan te pare interesat e saja dhe e la te bieri Mubarakun si nje patate te nxehte ( dhe nuk pyeti me per firmen Podesta ).
    Mendoj, edhe nje here qe, nuk duhet mbivleresuar shume firmat e lobingjeve. Populli egjyptian tregoi se firmat e lobingjeve ( ne se do populli ) shkrihen se fllucka sapuni.

  2. Nabukodonosor says:

    Vetem populli i jep duart ketyre diktatoreve,perfshi edhe kete ne Shqiperi.

  3. VL says:

    Hajde shpifje hajde. Se ca ka te beje kjo me Berishen nuk e marr vesh. Tani nuk them qe ta perkrahesh se cdokush ka mendimin e vet po ama mos ja fut kot fare tani. “Eshte akuzuar si vrases dhe diktator” nga kush mor shok nga Edi Rama me shoke ? Se nuk kam pare njeri tjeter ti thote ato fjale. Pastaj, titullin e artikullit e ke per saliun po flet per Mubarakun.

    Hajde gazetar hajde.

    1. plaku says:

      Î dashur VL,
      Me sa kuptoj une autori titullin e artikullit e ka par Mubarakun, por ai duke patur parasysh faktin qe Mubaraku ( edhe ti je dakord qe ishte nje diktator apo jo ) dhe qeveria e Sales kane bere te dy kontrata lobingu ME TE NJEJTEN FIRME te quajtur Podesta ben aluzjon qe edhe Sala eshte diktator. I dashur VL duam apo nuk duam ne, mediat bejne punen e tyre.

      1. VL says:

        Plaku, e di qe mediat bejne te tyren, po ama duhet dhe ta verifikojne te tyren. E di se sa shtete e firma (BP oil) etj represanton Podesta? Pastaj, mos harro se Mubaraku vetem 3 muajt e fundid eshte quajtur diktator, se me pare nuk e kisha degjuar ate fjale sepse te gjithe benin bisnes me Mubarakun. Lere aman mos me trego per gazetaret e temes, edhe nje 6 vjecar shkruan me mire

  4. Alban Dega says:

    OBAMA “TERBOHET” ME DEPARTAMENTIN E SHTETIT TE HILLARIT LIDHUR ME EGJIPTIN
    – Marre nga gazeta amerikane ” The New York Times” E shtune me 12 shkurt 2011 dhe “Newsmax”

    Mos valle eshte duke filluar lufta civile midis Shtepise se Bardhe te Obames dhe Departmentit te Shtetit te Hillari Klinton!?

    Nje histori e botuar kete fund jave nga “New York Times” tregon se ajo tashme eshte duke shperthyer.

    Te shtunen , “The New York Times” quke iu referuar burimeve te ndryshme te Shtepise se Bardhe, eshte perpjekur te shpjegoje politiken e turbullt te administrates gjate krizes ne Egjipt .

    Gazeta ka njoftuar se Obama eshte terbuar nga deklaratat e bera nga zyrtare te Departamentit te Shtetit te cilet sugjeronin se administrata nuk ka dashur nje kalim te shpejte te pushtetit ne Egjipt, duke kerkuar largimin e menjehershem te Presidentit Mubarak nga posti i Presidentit.

    Obama e ka pare nje qendrim te tille te Departamentit te Shtetit ” sikur ai ka dashur ta paraqiste admnistraten e tij sikur mbronte diktatorin dhe sikur ai po i injoronte kerkesat e rinise se Kajros”

    Meqe Sekretarja e Shtetit Klinton dhe i derguari i posacem i saj Frank Wisner kane bere thirrje te shpeshta per nje kalim te ngadalshem qe do te mund te perfshinte qendrimin e Presidentit Mubarak ne zyre per te pakten nje fare periudhe kohe, Obama dhe ekipi i tij jane perpjekur qe me shume kujdes te ndryshonin qendrimin e Departmentit amerikan te Shtetit.

    “The New York Times” ka deklaruar se Z. Obama ” eshte terbuar ” nga deklaratat e Klintonit dhe te Wisner ndersa ” Obama kerkonte ndryshim te menjehershem ne Egjipt ” .

    Sekretarja Klinton nuk ka qene figura e vetme qe i eshte kundervene pikepamjes se Obames. Klintonit i eshte bashkuar edhe Zevendes-Presidenti Joe Bajden dhe Sekretari i Mbrojtjes Robert Gejts , qe po ashtu kerkonin qe Obama ti permbahej nje politike te jashteme me te kujdesshme dhe me tradicionale ndaj situates ne Egjipt.

    I pakenaqur me sinjalet e perziera qe zyrtare te larte po jepnin , Obama ka nderhyre drejtepersedrejti, duke u thene keshilltareve te Shtepise se Bardhe se ” ky nuk eshte mesazhi qe ne duhet te japim ”

    Sipas “New York Times” Shtepia e Bardhe angazhoi edhe Senatorin Demokrat Xhon Kerry qe te shfaqej ne ” Takimin me Shtypin” te dielen e kaluar per t’iu kundervene deklaratave te Wisnerit te cilat pasqyronin pikepamjet e Sekretares Klinton. Kerry tha ne program se “komentet e Z. Wisner nuk pasqyronin pikepmajet e administrates qysh diten e pare ”

    Perktheu : Alban Dega

    1. plaku says:

      i dashur Alban Dega,
      Shume faleminderit per kohen qe te eshte dashur per te bere informacjonin e mesiperm.
      Mendoj se ne kete informacjon duket qarte se ministrat e Obames nuk jane figura shahu qe bejne ate qe thote Obama, edhe ata kane mendimet e tyre te cilat i çfaqin ( jo ne publik kunder Obames ) pa frike ne kuadrin e kolegjialitetit.
      Shif ç’fare ndryshimi, si nata me diten, me qeverine tone, ku ministrat kane frike te jene jo dakord me mendimet e tyre Sales, se kane frike se ai ju heq kocken nga goja.

      Te uroj nje fundjave te mbare.

      1. sapun_per_djathe says:

        Ne nuk kemi Ministra kemi klone te Saliut.

      2. ilir111 says:

        I nderuar plaku! ne nuk kemi ministra, vetem kameriere ne sherbim te sulltanit, rreth 40% e fuqise punetore shqiptare jane jashte kufijve i vetmi shtet ballkanik.
        te uroj nje fundjave te kendshme

        1. plaku says:

          ilir 111,
          Te falenminderit edhe une te uroj tu nje fundjave te kendeshme.

  5. Jeniceri says:

    Vl ne qofte se je nga Vlora harram e pac po qofshe nva te duash po qenke njeri diktatir si sala po pse edi rama tha qe saliu eshte vrases po kur do ta quash vrases atehrre kur ta shikosh salen me kallash ne dore.Diktaktoret nuk vrasin me doren e tyre por me doren e pushtetit prandaj sala eshte vrases se eshte urdherusi i 4 te vrareve ne protestat e 21 janarit nga garda e saliut qe u pa me ze dhe me figur nga e gjith bota ne jutub.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje