8 maji, votim në bar-kafe e magazina militantësh

29 Prill 2011, 10:30Politika TEMA

Nga 4.800 qendra votimi që do të ngrihen në të gjithë vendin në funksion të zgjedhjeve vendore, 157 prej tyre janë përcaktuar të krijohen në ndërtesa private, kryesisht lokale dhe shtëpi banimi.
E perditshmja Gazeta Shqiptare meson se vendimi është marrë në mbledhjen e pak ditëve më parë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zbatim të nenit 93, pika 2, gërma “a” e Kodit Elektoral që sanksionon se “Qendrat e votimit, selitë e KZAZ-ve dhe Vendi i Numërimit të Votave nuk mund të krijohen: a) në ndërtesa private, pa autorizimin e veçantë të KQZ-së”.
Referuar relacionit të këtij vendimi bëhet e ditur se qendrat e votimit në ndërtesat private janë caktuar aktualisht të ngrihen vetëm për qarkun e Durrësit, Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Megjithatë, në mbledhjen e datës 25 prill, KQZ-ja miratoi mes debatesh të ashpra edhe caktimin e 20 qendrave votimi në ambiente private në Bashkinë e Kamzës.

4 komente në “8 maji, votim në bar-kafe e magazina militantësh”

  1. benikuksiani says:

    edhe po u ngriten neper bar kafe ca ka te keqe ktu?sic mund te ngrihen ne magazina militantesh te majte ashtu mund te ngrihen edhe ne magazina militantesh te djathte..keshtu qe me besoni,do te fitoje me i miri,dmth lul basha!

    1. plaku says:

      I dashur benikuksiani,
      Desha te te presantoj nje mikun tend :
      http://www.youtube.com/watch?v=4aM5rEjpUt8&feature=youtu.be

    2. fule says:

      Nuk voton populli per ate qe fshihet mbas buzqeshjes se Lulkes dmth. Gadafin dora vete, Shpellarin, Sal Rampall Birishen.

  2. sapun_per_djathe says:

    usta dy kafe edhe dy vota. mua me jep edhe nje karte identiteti fallco.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje