Opozita shqiptare do shpërndajë një ‘ushtri mbështetësish’ në zgjedhje

29 Prill 2011, 15:39Politika TEMA

“Një numër vëzhguesish zgjedhore, të rinjsh që mund të përballojnë kërcënimet fizike e psikike, do të shpërndahen në vend për të garantuar procesin zgjedhor në çdo qendër votimi,” i tha një deputet socialist agjencisë Balkan Insight në kushte anonimati.

Një tjetër zyrtar nga Partia Socialiste, tha se njësoj si në zgjedhjet e vitit 2007, partia ka krijuar një ‘strukturë të përbërë nga ish oficerë të Ministrisë së Brendshme, të liruar nga detyra, për të mbështetur e mbrojtur komisionerët socialistë gjatë zgjedhjeve’.

‘Në zgjedhjet e shkuara, kjo strukturë ka ndërhyrë në dy ose tre raste kur komisionerët socialistë u kërcënuan,’ specifikoi burimi.

Komisionerët zgjedhorë në Shqipëri janë të vendosur në çdo qendër votimi në vend në ditën e votimit dhe kanë për detyrë që të kontrollojnë kartat e identitetit dhe të vëzhgojnë procesin. Komisionerët përzgjidhen nga partitë kryesore në vend.

Zgjedhjet e majit shihen si një test kyç për kredencialet demokratike të Shqipërisë pas një proteste të dhunshme anti- qeveritare më 21 janar, që la katër protestues ë vdekur dhe që atëherë ka qenë burim  një përplasje të fortë mes qeverisë dhe partisë në pushtet.

Përveç grupeve të vëzhguesve, socialistët kanë identifikuar deri më tani emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë, në mënyrë që të parandalojnë që votat të hidhen në mënyrë abuzive në emër të tyre.

“Megjithëse një rrjet mbështetësish  kanë shkuar derë më derë, ne kemi përgatitur një database të emigrantëve që jetojnë jashtë dhe që do jenë të pranishëm në Shqipëri ditën e zgjedhjeve,” tha një deputet socialist.

Liderët socialistë shpesh kanë akuzuar mazhoranën qeverisëse të kryeministrit Sali Berisha se ka përdorur në mënyrë abuzive votën e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit për të ndikuar në peshoren elektorale në zgjedhjet e kontestuara parlamentare të qershorit 2009.

Sipas zyrtarëve socialistë, ata janë treguar më të kujdesshëm në përzgjedhjen e komisionerëve të tyre për qendrat e votimit, pasi disa prej tyre u kompromentuan në vitin 2009 përmes ryshfeteve.

“Në çdo qendër votimi në Tiranë, socialistët do të kenë një komisioner të besuar, të caktuar nga lideri i opozitës, Edi Rama, një komisioner të caktuar nga drejtuesi lokal dhe një tjetër nga strukturat socialiste,” konfirmoi deputeti.

Tirana konsiderohet një betejë kyçe në zgjedhjet e 8 majit. Lideri socialist, Rama, do të përballet me ish- ministrin e Brendshëm për karrigen e kryebashkiakut.

“Balkan Insight”

 

2 komente në “Opozita shqiptare do shpërndajë një ‘ushtri mbështetësish’ në zgjedhje”

  1. LORA says:

    Kjo eshte me e pakta qe mund te beje Opozita edhe per te shlyer fajin e mosmbrojtjes se votes qe i dhane njerzit ne zgjedhjet e kuseruara te 28 qershorit 2009 ,por edhe per te shperblyer mbeshtetjen me sakrifica te betejes se transparences per nje vit e gjysem.Mua nuk me mjafton kaq por me mbetet te shpresoj ne garancite e garantizmat qe do te shoh duke nisur qe nga nisja e muzgut ne 8 maj.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje