Intervistë me Drejtorin e Fondacionit ”Friedrich Ebert” në Tiranë, Michael Weichert, në prag të zgjedhjeve lokale të 8 Majit
Intervistoi: Ani Ruci, Deutsche Welle
Zoti Ëeichert, zgjedhjet lokale të 8 Majit po afrojnë, dhe fushata elektorale, përfundon pas një jave, Cili është mendimi juaj për procesin zgjedhor që po zhvillohet në Shqipëri? Si do ta karakterizonit në përgjithësi atmosferën zgjedhore?
Këto zgjedhje zhvillohen në një situatë dhe rrethana tepër të veçanta. Pra, procesi zgjedhor vjen pas një krize politike që ka bllokoi, për një farë kohe, shumë pjesë të shtetit dhe të shoqërisë Për fat të keq kjo krizë nuk kapërcye para zgjedhjeve, ajo mbetet ende e pazgjidhur. Kjo situatë më bën të jem disi i shqetësuar lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve lokale të 8 Majit, nisur edhe nga një lloj histerie e muajve të fundit, madje pothuajse e një viti. Shoh një situatë shumë të tensionuar politike. Ajo ka qënë e tensionuar por gjatë fushatës elektorale tensioni është rritur. Mendoj që kundërshtia mes dy blloqeve kryesore politike, njëri i drejtuar nga PD në qeverisje dhe tjetri nga PS në opozitë, po dominon gjthshka dhe mund të them po bllokon veprimtarinë normale të institucionev edhe shoqërisë. Këtë e konstatoj edhe këtu, në Fondacion, ku shumë akivitete nuk mund të realizohen, pasi njerëzit presin se çfarë do të ndodhë me zgjedhjet dhe ndihen të shqetësuar.Dhe kur njerëzit janë të shqetësuat kjo është një arësye që edhe ne, që jemi në rolin e vëzhguesit, të jemi të shqetësuar.
Shqetësimi juaj, në fund të fundit, lidhet me cilësinë e zgjedhjeve, pra nëse ato do të jenë të lira, të ndershme dhe në përputhje me standartet ndërkombëtare. A ka premisa institucionale, ligjore, që këto zgjedhje të jenë të tilla dhe që rezultati të njihet dhe pranohet nga pala humbëse?
BE ka dhënë me këmbëngulje mesazhin e rolit vendimtar që do të kenë zgjedhjet lokale të 8 Majit, që ai të pranojë ose refuzojë aplikimin e sivjetëm të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat.
Para së gjithash një mesazh u tillë jepet para çdo procesi zgjedhor të gjitha vendeve të rajonit , që janë kandidate potenciale për anëtarësim në BE. Natyrisht, zgjedhjet lokale të 8 Majit janë një rast i mirë për ta theksuar këtë mesazh. Në parim besoj që Shqipëria i ka të gjitha institucionet për të ndërmarrë veprimet e duhura për të zhvilluar zgjedhje të suksesshme, të lira dhe të ndershme.
Por çështja është sesi këto institucione i përdorin kapacitetet e tyre institucionale. Dhe ajo që po ndodh në javët e fundit nuk të jep një lloj sigurie që, në çdo rast, gjërat do të funksionjnë si duhet dhe në bazë të ligjit. Për mendimin tim përgatitja e procesit zgjedhor nga faktorët politikë dhe institucionet filloi me shumë vonesë. Pati deri në momention e fundit përpjekje për të arritur një marrveshje mes faktorëvve politikë për vetë procesin zgjedhor dhe për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve, që për fat të keq nuk patën sukses. Megjiathtë, shpresoj që do të zbatohet të gjitha dispozitat ligjore dhe që institucionet do të funksionojnë mirë. Por gjithsesi pa një konsensus të përgjithshëm politik për të pranuar institucionet e shtetit, që janë institucionet e të gjithëve , mendoj se është shumë e vështirë të presësh që sido që të jetë rezultati, ai do të pranohet dhe do të njihet lehtësisht nga të gjithë.
Ju përmendët institucionet dhe rëndësinë e tyre. Si e komentoni urdhrin e KQZ drejtuar edhe operatorëve TV private për të transmetuar kaseta të të përgatitura në selitë e partive lidhur me takimet elektorale?
Në vendin tim, në Gjermani, stacionet televizive janë të detyruara t’ u japin partive politike kohë të barabartë televizive për të bërë propagandën e tyre. Materiali i transmetuar nga partitë gjatë kohës televizive, të vënë në dispozicion sipas marrëveshjeve paraprake prodhohet nga vetë partitë në garë. Por prodhimi i video- kasetave nga vetë partitë për aktivitetet e tyre elektorale dhe më pas transmetimi nga stacionet TV është problematik dhe nuk duhet të ndodhë. Gazetarët dhe media duhet të jenë të lirë dhe krejtësisht të pavarur në raportimin për procesin zgjedhor
Çfarë mendoni për programet,projektet dhe alternativat e zhvillimit që dy koalicionet në garë, ”Aleanca për qytetarin” i kryesuar nga PD në pushtet dhe” Aleanca për të ardhmen” i kryesuar nga PS në opozitë po u prezantojnë qytetarëve për të marrë votën e tyre?
Nëse dëgjon kandidatët nga të dyja koalicionet ata premtojnë investime dhe aktivitete jashtëzakonisht të mëdha. Unë pyes veten nëse këto premtime mund të bindin një votues të informuar, një votues që mendon dhe të mos i duken thjesht një propagandë elektorale. Kjo pasi realizimi i tyre kërkon finacime dhe kapacitete të mëdha që nuk mund të gjenden kaq kollaj nga kushdo që mund të fitojë zgjedhjet.
Comments are closed.
Pritet te vije disa dite para zgjedhjeve nje delegacion i komisionit per ceshtjet e rendit dhe sigurise te Bundestagut gjerman. Zgjedhjet lokale si dhe shfaqjet raciste kunder minoritetit rom do te jene ne axhenden e tyre, interesante eshte se do te hyne nga Mali i Zi me mikrobuze.
Nje kendveshtrim realist e i paanshem nga drejtori,ne Tirane i fondacionit”Friedrich Ebert”Nuk e parashikoj dot nese do te shprehej me te njejten gjuhe,zoti Michael Weichert,po te ishte pjese e misioneve vezhguese e monitoruese te zgjedhjeve ne Shqiperi.
Bejme mire ti leme te huajt ne kararin e tyre sepse nuk paguhen nga taksat tona e nuk kane detyre tu dhimbset Shqiperia e shqiptaret.Ne e dime vete se ku qendron e keqja e madhe e farses zgjedhore,per 20 vjet me rradhe.Te mbledhim mendjen mire qe punet tona duhet ti bejme vete,pa hile ,pa genjeshtra e pa dhune.Ne te kundert do cudisim,rishtaz, boten e ata si gjithmone do te tallin bythen me ne.