Gazetarja bukuroshe e CBS rrëfen përdhunimin që i bëri turma në Egjipt

29 Prill 2011, 13:22Politika TEMA
Gazetarja bukuroshe e CBS rrëfen përdhunimin që i bëri turma

Lara Logan pak përpara se turma të bëhej e dhunshme

Lara Logan ka folur për herë të parë për sulmin e tmerrshëm seksual që iu bë asaj në Egjipt, duke thënë se sulmuesit e përdhunuan atë me duart e tyre.

Korrespondentja 39 vjeçare e CBS tha se ishte e bindur se do të vdiste kur turma e shfrenuar e tërhoqi atë nga grupi i xhirimit dhe truprojat e saj në Sheshin Tahrir në Kajro.

Një grup prej të paktën 200 personash, e goditi, e pickonte e më pas i grisi rrobat në një sulm që zgjati 40 minuta dhe përfundoi kur një grup grash erdhën në ndihmë të saj.

Ajo i tha Nju Jork Tajms: “Për një periudhë kohe më përdhunuan me duart e tyre… Ajo që më tronditi ishte sa të pamëshirshëm ishin. Atyre u shijonte dhimbja e vuajtja ime. Unë i nxisja të ishin më të dhunshëm.”

Logan, e cila u kthye në punë muajin e shkuar, nuk kishte folur më përpara për këtë sulm, që tronditi botën dhe nxori në pah sa vështirë është për femrat të raportojnë në terrene të tilla. Gazetarja tha se kjo është hera e parë dhe e fundit që flet për sulmin e tmerrshëm.

Ajo u sulmua më 11 shkurt, ditën e parë kur ishte rikthyer në qytet dhe kur Mubarak shpalli largimin. Një javë më përpara ajo ishte detyruar të largohej nga Egjipti pasi ishte arrestuar dhe marrë në pyetje nga forcat egjiptiane.

Ajo dhe grupi i saj i xhirimit mbërritën në Sheshin Tahrir, ku një turmë e entuziazmuar kërkonte autografe nga ajo. Por papritur, në momentin që ajo ishte duke u përgatitur për të raportuar, turma u bë e dhunshme. Bateria e kameras ra dhe kameramani po e zëvendësonte kur dëgjoi dikë nga turma që tha në arabisht: Hiqi pantallonat.

Kameramani u kthye nga ajo dhe i tha se duhej të largoheshin urgjent.

“Mendova se do të vdisja dhe do të ishte një vdekje e tmerrshme, që do zgjaste pa fund,” kujton Logan.

Producenti dhe shoferi i saj ishin të pafuqishëm për ta mbrojtur sepse turma ishte shumë e fuqishme.

Truprojat e mbajtën për pak, por turma ua hoqi prej duarsh. “Edhe pas shumë ditësh më dhimbte dora, aq shumë isha shtrënguar pas truprojave,” thotë Logan.

Përdhunimi përfundoi vetëm kur një grup grash egjiptiane thirrën 20 ushtarë në ndihmë.

CBS e tërhoqi mamanë e dy fëmijëve urgjent në SHBA dhe e vuri nën mbrojtje. Më pas lëshoi një deklaratë për ngjarjen. Ajo shpreson se kjo intervistë do të nxisë ndërgjegjësimin për detyrën e gazetareve në vendet në konflikt. “Në një mënyrë ose në një tjetër, regjimi na bën armiq ne,” tha ajo.

11 komente në “Gazetarja bukuroshe e CBS rrëfen përdhunimin që i bëri turma në Egjipt”

  1. alketa85 says:

    e tmerrshme, horror.

  2. mendertafuti says:

    Me siguri do te kene qene protestues te Mubarakut,sepse protestuesit qe kerkonin “Liri-Demokraci per popullin e shtypur egjyptian” nuk bejne gjera te tilla,ata jane te edukuar nga Ambasadori amerikan (analogu i zotit Arvizu qe po edukon shqiptaret) qe ti duan dhe respektojne grate,jane properendimore,homoseksuale,te qyteteruar,moderne dhe kurrsesi te dhunshem qe ti heqin pantallonat me zor.Po te gjendej zonja gazetare rastesisht para demonstruesve “demokrate” sigurisht qe do i hiqte te mbathurat vete,si e barabararte mes te barabarteve,si mes njerezve te nje ideali te frymezuar nga veprat humane te CIA-s dhe nuk do te behej fjale me per perdhunim.
    Apo eshte e gjitha nje mish-mash dhe nuk e merr vesh i pari te dytin?Duhet nje ekspert amerikan te sqaroje situaten!

    1. raimondi says:

      Ata nuk ishin demonstruesit e Mubarakut –ata ishin ata arixhinjte qe kerkonin Liri -Demokraci dhe –inatin qe kishin me Ameriken ja nxoren kesaj gazetares —
      ————-Perkundrazi ate e shpetuan disa gra me ushtaret e Mubarakut , ata a terhoqen nga duart e turmes se protestuesve qe kerkonin rezimin e Mubarakut

    2. plaku says:

      i dashur mendertafuti,
      Mua do te me vinte turp nga vetja, te shkruaja keto gjera qe shruan ti. Mos harro se ajo ishte nje grua , nene me dy famije.

      1. plaku says:

        I dashur mendertafuti,
        Pse nuk me jep pergjigje, apo nuk do ta pranosh se nuk je njeri normal, sic thote
        ella me poshte.

        Te uroj nje fund jave te kendeshme.

  3. ella says:

    C’rendesi ka se kush ishin. S’e besoj dot qe paskeni hyri ne kaq analize se kush ishte, perse e beri, etj etj…sidomos komenti i pare plot ironi te shpifur. Ajo qe i ndodhi kesaj gazetareje ishte nje akt i shemtuar qe s’i falet askujt. Cmenduri, kafsheri qe duhet denuar nga gjithe njerezit normale

    1. plaku says:

      Te faleminderit per ato qe shkruan me lart. Respekt.

  4. mendertafuti says:

    Ore idiote,a nuk jeni ne gjendje te lexoni se cdo gje qe te ndodhe dhe negativisht vleresohet ju vishet “regjimeve antipopullore”,kurse cdo gje e bukur,homoseksuale,me ngjyra te kuqe bordelesh,moderne… ju vishet pruresve te demokracise,zoterinjve amerikane qe po sakrifikojne bombat e tyre qe te cojne demokracine ne cdo vend te botes.
    Dhe kjo nusja e bukur me dy femije (me siguri kopila do i kete,por nuk mund te garantoj per kete) transmeton lajmet sipas oreksit “demokrat” nga Arabija injorante,e kuptoni vete.Transmeton si ti doje mbrapanica CIA-s dhe dikur u vjen ne maje te hundes vendalive arabe dhe … bejne ate qe bene,e kapen nga te ndenjurat zonjushen qe sakrifikon dhe le femijet rrugeve qe te na jape neve pamje dhe lajme te sakta nga Egjypti.
    More idiote femra e meshkuj,pleq a cfare jeni.Shifni krimet qe behen se pari,vrasjet ne emer te kujdo nga arme te prodhuara ne Amerike a France,femije te mbetur pa nena dhe nena pa femije dhe pastaj po pati vend shihni e vleresoni te ndukurat ne te ndenjurave te kesaj bukurushes bjondine.

  5. MEMEDHETARI says:

    Mendertafuti,nuk jam dakord me aresyetimet e tua…
    Mendoj se kete here ja ke menderfutur kot…
    Degjoje plakun se ai dicka di…

    1. plaku says:

      i dashur memedhetari,
      Te faleminderit per fjalet e mira, sikur ma perkedhelin sedren prej plaku.

      Te uroj nje fundjave te mbare.

  6. Lugat says:

    menderforumtare, mendertafutit duhet i kuptoni thelbin e atyre qe shkruan. Une nuk jam dakort plotesisht me te, por ka nje llogjike ne ate qe thote, e cila po vertetohet dita dites edhe ne vendin tone, pa ketyre 21 vjet “tranzicion” i pafund. Hapni syte mire se po na vjen rradha. Me kujtohet qe e dashura ambasade amerikane mbeshteti kafshen me futur njeriu Sal deri diten e fundit te fushates ne 1996, 26 Maj, dhe te nesermen pa dal akoma rezultatet doli krejt hapur kunder. Kjo prerje me sopate nuk ishte sepse ne ate moment kuptuan se me ke kishin te benin, por qe shume e perllogaritur. NE kete menyre protesta do merrte me shume gaz, sikurse dhe ndodhi.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje