RAPORTI I ODIHR/ Fushatë e dhunshme dhe presione mbi administratën. KQZ, vendime partiake. Vendimi për kasetat e Bashës shkel ligjin

29 Prill 2011, 17:28Politika TEMA
RAPORTI I ODIHR/ Fushatë e dhunshme dhe presione mbi administratën.

Raporti i plote http://www.osce.org/sq/odihr/77278

UPDATE- OSBE ka prezantuar pasditen e sotme raportin e dytë për zgjedhjet e 8 majit. Në dallim nga raporti i parë, ky i sotmi është shumë kritik në lidhje me atë që ka ndodhur gjatë kësaj kohe.

Në raportin e vet, OSBE shprehet se fushata zgjedhore ka qenë e tensionuar dhe e mbushur me akte dhune.

Në raport thuhet se gjatë kësaj kohe, ka pasur presione të shumta ndaj administratës shtetërore.

Kritika të veçanta OSBE ka pasur për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të cilin ka thënë se në shumë raste ka marrë vendime me tendenca partiake.

Gjithashtu, në raport evidentohen probleme dhe mospërputhje të shumta me listat e votuesve. Sipas raportit, 40% e votuesve s’kanë kodin e vendbanimit.

Në raport kritikohet edhe Bordi i Monitorimit të Medias, që sipas OSBE/ODHIR, ka tejkaluar kompetencat e veta. Po ashtu thuhet se KQZ shkeli ligjin zgjedhor me vendimin për kasetat.

 

PERFUNDIMET E RAPORTIT

 

-Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ecur përpara në drejtim të miratimit të rregulloreve lidhur me përgatitjen e zgjedhjeve. Megjithatë, në këtë përiudhë të raportimit, nuk u respektuan katër afate kohore të procesit zgjedhor. Në përgjithësi, KQZ-ja i ka votuar njëzëri vendimet në lidhje me përgatitjet administrative dhe teknike të zgjedhjeve, por ka votuar me tendenca partiake çeshtjet e debatuara nga Partia Demokratike (PD) dhe Partia Socialiste (PS).

 

-Shumica e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-të) duket se po punojnë me eficencë dhe në kolegjalitet, pa probleme të mëdha. Në pothuajse të gjitha bashkitë ka qendra votimi me më shumë sesa kufiri ligjor prej 1000 votuesit të regjistruar. Vendndodhja e disa qendrave të votimit është bërë objekt debatesh për shkak se ato janë vendosur në ambiente private.

 

-Ka disa mospërputhje të vogla në numrin e përgjithshëm të votuesve në Listat Përfundimtare të Votuesve që ka përdorur KQZ-ja dhe numrit të votuesve deklaruar nga Ministria e Brendshme. Autoritetet vendore nuk kanë ndjekur gjithmonë procedura uniforme të dorëzimit të Listave Përfundimtare të Votuesve pranë KZAZ-ve.

 

-Aktivitetet e fushatës janë intensifikuar në shumicën e zonave të vendit. Ka pasur një theksim të fortë çeshtjeve vendore, sidomos nga ana e PD-së, ndërsa PS-ja e ka përqëndruar kritikën edhe ndaj punës së qeverisë, sidomos të kryeministrit.

 

-Pavarësisht thirrjeve të zyrtarëve të lartë për qetësi, mjedisi i tensionuar politik i muajve të fundit është pasqyruar në disa incidente të dhunshme të lidhura me fushatën.

 

-Ka pasur një numër të madh akuzash për presion ndaj administratës shtetërore dhe nxënësve. MVZ i OSBE/ODIHR i ka vlerësuar si të besueshme tri raste presioni ndaj mësuesve për të marrë pjesë në aktivitetet e fushatës së PD-së, por deri më tani nuk ka mundur të konfirmojë pretendime të tjera.

 

-Media e monitoruar po e mbulon gjerësisht fushatën zgjedhore. Më 13 prill, KQZ-ja emëroi tre anëtarët e tjerë të Bordit të Monitorimit të Medias (BMM). BMM-ja ka përpiluar dy raporte javore të monitorimit të medias, por i tejkaloi kompetencat duke u dhënë paralajmërime medieve lidhur me reklamat me pagesë.

 

-KQZ-ja nxori një vendim ku u kërkohet mediave të transmetojnë kasetat e përgatitura prej partive politike në rast se ato nuk mund të sigurojnë vetë mbulimin e aktiviteteve elektorale në lajmet e tyre. Duket se ky vendim shkon përtej Kodit Zgjedhor duke u dhënë partive kompetencën për të specifikuar shpërndarjen e mbulimit me lajme ndërmjet aktiviteteve të partisëdhe kandidatëve në median private.

 

-Në rezultatet paraprake të monitorimit të medias, MVZ i OSBE/ODIHR ka vërejtur se mediat janë përqëndruar tek PD dhe PS, duke ofruar mbulim të kufizuar të partive të tjera politike në edicionet e lajmeve. Transmetuesi publik po i përmbush detyrimet e tij për t’u dhënë partive minutazh transmetimi falas, por në edicionet e lajmeve ka ofruar më shumë mbulim të aktiviteteve të PD-së.

 

-Kolegji Zgjedhor ka shqyrtuar 25 ankimime, gjatë periudhës së raportimit, shumica prej të cilave i përkasin regjistrimit të kandidatëve. Kolegji Zgjedhor ka respektuar të drejtat procedurale të partive gjatë seancave gjyqësore, por ende nuk i ka zbardhur vendimet e tij.

 

 

 

 

11 komente në “RAPORTI I ODIHR/ Fushatë e dhunshme dhe presione mbi administratën. KQZ, vendime partiake. Vendimi për kasetat e Bashës shkel ligjin”

  1. fule says:

    Pike per pike te gjitha ankesat kryesore te opozites. Aq trashaluqe jane tentativat per manipulim sa edhe apatiket e OSBE-se s’mund te mbyllin syte kesaj radhe.

  2. Blue Sky says:

    Tensionimi i gjendjes i intereson atij qe ndien humbjen e thelle qe do pesoje dhe ai eshte Rama qe deri tani nuk ka bere njehere te vetme thirrje per qetesi, eshte ky njeri qe ne cdo fjale te tije kerkon te ushqeje vetem urrejtje dhe te nxisi konflikte, qe ti sherbejne atij si alibi per humbjen. Eshte loje shume e piset kjo zoti rama, dhe mos harro se shqiptaret nuk ta falin kurr ate qe ti u perpoqe te bllokoje vizat per shqiptaret dhe sado te mundohesh ti me ato metodat e tua teper te pista, je i pashprese ne kete vend.

  3. Blue Sky says:

    Dhe do ju lutesha ketyre te ketij webi te jeni me korrekt me perkthimin e raportit pasi po i ndryshoni permbajtjen…

    1. fule says:

      ha ha ha, SS-te e Saliut informohen sakte dhe drejte te 666 e Bahri Falliut

    2. zjarri says:

      o cuni Sales (Blue) Ne Himare, Daje-Fazllici, ti dhe Bollonos,darka e mire dhe valixhe E rende ashtu si ka dhe (koken e madhe Wollfarth),Packa se populli buke me liste… More (bukurosh) po daje Fazllici sa para trasferoj ne amerike per ate meksikane e (vogel)…

  4. Rani says:

    Nuk mund te mbyllin syte me kafsherite e shtazes se eger se edhe ata e kane kuptuar se po i vjen fundi dhe po e leshojne avash avash po me siguri kafshen, s’ka me privilegje me raporte gjoja pozitive, e ka kuptuar kafsha se po jeton ditet e fundit te shohim se ça do te beje pas zgjedhjeve.

  5. Sali Berisha says:

    Asgje nga sa shkruhet me siper nuk esht e vertet . Te lumte ty o Blue Sky qe e pave ket gjo , une ty do te boj kryetarin e kqz qe te na pergatisesh zgjedhjet e ardhshme ta them une tyyyyy .
    Ne raportin origjinal te pa manipuluar nga dora tinxare e Meros thuhej :
    1-Shqiperia vendi qe ka pas rritjen ekonomike me te madhe ne Europe.
    2-Vendi ku jan rritur rrogat me shum .
    3-Vendi ku njerzit kan nje lumturi te brendeshme dhe nje dashuri per partin sa nuk pershkruhet dot me fjale .
    4-Njerzit e duan aq shum partine sa kan hapur dyert e shtepive te tyre ose te lokaleve dhe i kan trasformuar ne qendra votimi per partin .
    5-Vetem nje problem esht evidentuar deri tashti . Edvin Kristaq Rama po mundohet me cdo menyre te shpifi , te mallkoje , cdo arritje te partise tone . Kjo neperke e popullit shqipetar po vendos ne dispozicion te ketyre qellimeve cdo resurs mafioz cdo mekanizem djallzor qe ai disponon. Ky person njifet tashme per korrupsionin e pa fre dhe per menyren diktaroske me te cilen drejton partin e tij .
    Por partija jone nuk do derzohet kurr para ketij tradhtari te popullit , ne do ja shkulim dhembet e krimt ketij dhe gjith lavireve rrotull ketij . Partia do triumfoj , Saliu do trumfoj dhe gjith shqioetaret do triumfoj
    kto do jene zgjedhjet me demokratike qe shqiperia do zhvilloi ndo nje here , dhe PD partia popullit do i japi nje mesim te mire tradhetarit .

    Keto ishin fajalet e raportit ja u them une juuuu …Kam bly sky si deshmitar

    1. dorand says:

      folni edhe 10 dite o komunista se pastaj nuk ju bon mo dermon as osbe as rusia as greqia. mua me vjen keq per rreshter fulen se do presi nja 1 vit deri sa ta mari vesh se kush eshte kryetari i ri i ps qe ti boje fresk prape.

      1. raimondi says:

        Po ce do pushtetin ne Tirane mor aman ?———- Ti e ke pushtetin ne gjithe Shqiperine dhe ke gjithe keto vite e s’po ben azgje

        — Ce do akoma pushtetin kur nuk je i zoti per azgje,por vetem per tju perkulur grekut ?

  6. hysni dajaku says:

    dhe ne fund! zgjedhiet do cilesohen me te mirat e mbejatura deri me tani duke shenuar progres alla shqiptarce

  7. Jeniceri says:

    Pse je salihist nuk ka te keqe per ty se ne jmi mesuar si popull qe ta duam diktatorin sic beme me enverrin 45 vjet dhe tani me saliun 21 vjet.po per cilat viza e ke fjalen per ato qe i ngajne lejve te ushtarit qe po te thyeje lejen nuk te jepnin me leje deri sa te liroheshe nga u shtria keshtu dhe vizat e saliut i ngjane lejeve te ushtarit qe po e theve lejen je i perjashtuar nga europa per 5 vjet .

Comments are closed.

Lini një Përgjigje