Juristja Holandeze: Ligji lejon znj.Basha të rimarrë shtetësinë shqiptare

30 Prill 2011, 11:27Politika TEMA

Zonja Basha dhe bashkëshorti i saj, kanë deklaruar këto ditë se shtetësia holandeze e znj. Basha ka të bëjë me dëshirën e saj për të lëvizur lirë dhe shpesh etj. Pas 2005-s, duke qenë se znj. Basha ishte bashkëshorte ministri përfitonte pasaportë, e cila lejonte lëvizjen e lirë. Veçanërisht si grua e ministrit të jashtëm të një vendi.

Por znj. Basha nuk e rimori shtetësinë shqiptare. Më pas u hoq edhe sistemi i vizave. Sërish, znj. Basha nuk e rimori shtetësinë shqiptare. Ka njerëz që mendojnë se kjo ka të bëjë me lidhjet e prindërve të znj. Basha me ish-bosin e VEFA-s, Vehbi Alimuçajn, nevojën për të pasur shtetësi të huaj në mbrojtje të parave apo pasurive që kësisoj nuk mund të sekuestrohen nga shteti shqiptar etj. Të gjitha këto, mund të jenë thashetheme, mund të jenë të vërteta. Një proces i drejtë mbi piramidat në një vend që harron lehtë, ende nuk është kryer.

Por është e habitshme këmbëngulja e znj. Basha për të mbajtur shtetësinë holandeze, edhe pse arsyeja që ajo ka dhënë për marrjen e kësaj shtetësie, ka rënë disa herë. E habitshme edhe për faktin që kjo gjë i shkakton kosto të madhe politike, bashkëshortit të saj, e megjithatë kundërveprim nuk ka.
Një juriste holandeze, eksperte emigracioni, na e shton edhe më tej këtë habi. Ajo pohon se ligji holandez nuk e ndalon dikë që ka marrë shtetësi holandeze ta lejë atë dhe të rimarrë shtetësinë e vendit të mëparshëm. Më poshtë, një intervistë me Juristen e Zyrës së Imigrimit, znj. Marianne Mulderij-Anker.
“Znj. Basha është bërë shtetase holandeze dhe e ka braktisur shtetësinë shqiptare, siç më treguat ju. Mund t’ju shpjegoj se si funksionon ligji holandez i emigrimit …” – thotë ajo

Znj. Anker, si bëhesh shtetas holandez?
Ka dy mënyra për t’u bërë shtetas holandez; 1. Bëhesh holandez i natyralizuar, ose 2. Bëhesh holandez, sepse ke të drejtën e zgjedhjes. Kjo e dyta ndodh vetëm kur prindërit e tu janë qytetarë holandezë, ose nëse ti e ke pasur dikur shtetësinë holandeze. Të bëhesh qytetar holandez përmes natyralizimit është e mundshme vetëm kur ke pasur leje qëndrimi në Holandë për pesë vjet rresht, pa asnjë ndërprerje. Kjo leje duhet të ketë një natyrë jo të përkohshme.

A ka nevojë të japësh prova të tjera?
Që të bëhesh qytetar holandez sot duhet të provosh se di të shkruash, të flasësh e të lexosh në gjuhë holandeze në atë që quhet niveli dy. Duhet të firmosësh një deklaratë ku zotohesh të mbrosh interesat e Holandës, dhe duhet të heqësh dorë nga shtetësia e mëparshme.

Si kryhet më saktësisht kjo procedurë?
Procedura e natyralizimit fillon tek fshati/qyteti/krahina ku je i regjistruar. Aty fillon intervistimi dhe kontrollohet, nëse plotëson të gjitha kushtet; rezidencën e vazhdueshme për pesë vjet, dhe diplomën e gjuhës holandeze si gjuhë e dytë. Zyra lokale gjithashtu kontrollon çdo dokument, certifikatat e lindjes dhe pasaportat. Pa këto dokumente, në shumicën e rasteve, nuk mund të fillojë natyralizimi. Zyra ligjore dërgon formatet e aplikimit tek Zyra për Imigrim dhe Natyralizim, që quhet IND. Ata verifikojnë, nëse personi që aplikon për shtetësi holandeze plotëson kushtet që përmban Ligji mbi shtetësinë Holandeze. Nëse dikush i plotëson të gjitha kushtet, merr pasaportë holandeze. Që nga momenti i fillimit të procedurës në zyrën lokale deri te ceremonia e marrjes së pasaportës, kalon një vit kohë.

Nëse një shtetas shqiptar merr shtetësi holandeze për një X arsye, a është i lirë ta rimarrë shtetësinë e vendit të vet, në rastin konkret, Shqipërisë?
Holanda të jep mundësinë që të heqësh dorë nga shtetësia holandeze edhe pas natyralizimit. Shteti i origjinës, në këtë rast Shqipëria, vendos nëse ta rijep sërish shtetësinë shqiptare, apo jo.
Në Holandë ekziston mundësia e zgjedhjes për ata që e kanë mbajtur në një moment të jetës së tyre shtetësinë holandeze. Për shembull, njerëz që kanë lindur në Indonezi, apo në Surinam, kur këto ishin ende pjesë e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, kanë lindur me shtetësi holandeze, por tani kanë shtetësi indoneziane. Për ata ekziston mundësia e zgjedhjes, mund të bëhen sërish qytetarë holandezë.

A mundet drejtësia shqiptare të ndërhyjë në prona apo pasuri të fituara në mënyrë ta paligjshme, nëse një person i dyshuar, ka shtetësi holandeze?
Është një pyetje shumë e komplikuar. Në Holandë është vetëm Prokuroria e Përgjithshme, e quajtur DA, që mund të hetojë ndonjë person.
*Znj. Marianne Mulderij – Anker punon për “Kortman Advocaten”, në Hagë
Është diplomuar në Universitetin e Leiden për Të Drejtë Penale dhe Administrative dhe është specializuar në Ligj Imigracioni

Shekulli

20 komente në “Juristja Holandeze: Ligji lejon znj.Basha të rimarrë shtetësinë shqiptare”

  1. artur yzeiri says:

    I bej thirrje te gjitheve atyre qe kane berre komente me perpara te lexojne lajmet dhe te mos i keqkuptojne ato….

    1. Rani says:

      Pse ke ti ndonje version lajmesh qe ta ka dhene sala keshtu qe s’duhet te lexojme ne ketu.

      1. anab says:

        po ne kemi versionin e se vertetes qe thote qe nuk mundesh te genjesh per ate qe eshte e vertete,po eshte gjysma e shqipetareve qe kane hequr dore nga pasaportat shqwipetare per te marre nje pasaporte te huaj dhe ne ate kohe ka qene shume e veshtire per te dale jasht shqiperie dhe sa shume jane vrare per ket pune dhe ju e dini por thuaj qe ju leverdis te komentoni ne ket menyre

        1. Rani says:

          O anab po mire ti ku jeton ne Hene? Ti do te krahasosh kete Anjezen a ça leshin e ka emrin me shqiptaret e shkrete qe endeshin ambasadave deri dje per nje vize te pjerdhur, ore jeni ne terezi ju apo jeni çmendur fare si popull, o çun ja ke bo pyetje vetes ti se ku i gjeti bytha e kesaj leket te shkollohej ne hollande bashke me kete pederin apo jo? Ajo eshte nga ato qe nuk e ka lene shtetesine gjoja se s’ka mundur te levize po e ka lene ta them une per çfare “per pordhe” se jane njerez te ulet ju duket vetja se pse moren pasaporten edhe nuk jane me shqiptare. Jo o çun jo gjithe jeten do te mbetesh shqiptar ti edhe une edhe femijet tane pate apo s’pate pasaporten e vendit tend se keta kur te vije puna prape edhe pse ke pasaporten e tyre qe s’ka ngelur maroken e tunizian e zezak pa e marre, prape nuk te konsiderojne si te vetet.

      2. artur yzeiri says:

        une nuk kam version po them qe te mos flasim kot e me kot si te paqyteteruar….

  2. rrapi says:

    me keto qe sqarohen me larte,duket qarte qe basha po zotohet te punoj per nje qytet,,ne te cilin nuk do jetoj familja e vet… nuk ka sakrifice me te madhe se kjo te punosh per te tjeret…lum si ne ….

  3. DjKoli says:

    ca thot ky i pari ? Se me duket e paska emrin Artur Zhei . . . E ke vene re si i nxijne dhembet Arturit e Lulit nga 1 km larg ? Jane gjakpires te medhenj kta !

  4. anab says:

    une mendoj qe eshte nje gje shume normale.por kur luhen interesa me te forta se kaq si psh bashkia qe dhe rames i dhemb shume qe do ta le por do mesohet…….cfare ka per kaq buje ky lajm kur 12e shqipetareve jane me pasaport te huaj dhe cdo te thote kjo???
    eshte nje zgjedhje personale nqs njerzit mendojne per te regulluar jetesen e tyre dhe kjo gje ka ndodhur ath kur ka qene shume e veshtire per te marre nje pasaporte per te dale dhe jetuar jasht

  5. odi says:

    Me cudit ky popull !!! Basha qe vret dhe e shoqja ( a nuk ju duket qe ka disa shenja te sindromes Daun kjo ? ) qe e vjedh nepermjet firmave piramidale . A mund ti jepet vote ketij gjarpri qe nuk po i gjenden kembet ?!!

  6. hajduti says:

    sa bukur i paska bo buzet kjo zonja holandeze

  7. hysni dajaku says:

    me mire qe se merr,,nje mut me pak

  8. saranda2001 says:

    Nuk me duket i drejte justifikimi ; E la shtetesine per nje jete me te mire,kjo eshte privatesi mund te beje cdo gje me jeten e saj private.Deri ketu llogjika shkon drejt por ama kur behesh person publik i zgjellur pra qe do te votohesh si gruaja e pare e kryeqytetit kjo eshte poshtrim i vlerave dhe normave morale per te qene politikan apo njeri publik (Gruaja ne fjale).Shiko cfare lufte politike behet ne Amerike per certifikaten e lindjes te Obames, sepse duhen te respektohen ato qe jane shkrruar ne ligj.

  9. Duro says:

    LUL BASHA SHËTË NJË LUMË I TURBULLT. POPULLI THOTË “LUMIN E TURBULLT MOS E KALO!”

  10. vinny says:

    Ndofta te gjitha keto qe thuhen ne kete artikull jane te verteta, ndofta jo..po nje gje nuk kuptoj, perse duhet te ngaterrohet nenshtetesia e gruas se nje kandidati pikerisht perpara fushates! Nuk do te ishte valle me me vlere qe te shkruhej mbi programet e kandidateve, te krahasoheshin, ne analizoheshin ne menyre qe qyteraret e Tiranes te dine te vlersojne kush program eshte me i favorshem per ta e qytretin e tyre!
    Eshte e çuditeshme se gjate gjithe fushates po lexojme vetem sharje, prapaskena, shpifje..dhe ne thajse asnje artikull informacione mbi programet e kandidateve!!!
    Pas nje jave do te kryhen zgjedhjet dhe ne asnje media nuk mund te merren informacione te tilla.
    Nese rroli i shtypit eshte te informoje lexuesin, me vjen keq qe kostatoj se mediat po harrojne rrolin kryesor te vet, thelbin e egzistences te tyre.

  11. alketa85 says:

    PO AJO EDHE SIKUR TE DOJE TE RIMARE SHTETESINE GJARPRINJTE KOMUNISTA PRAPE DO THONE QE E BERI SE U DETYRUA NGA OPOZITA. E DI CA I THEM UNE ZONJES BASHA, QE SI ZONJE QE ESHTE TE EC NE RRUGEN E SAJ PA E VRARE MENDJEN FARE.

    1. plaku says:

      I dashur alketa85,
      Kisha keto mendime :
      – Ti thua :
      “PO AJO EDHE SIKUR TE DOJE TE RIMARE SHTETESINE GJARPRINJTE KOMUNISTA PRAPE DO THONE QE E BERI SE U DETYRUA NGA OPOZITA.
      Ne fillim ajo duhet te rimare nenshtetesine e vendit ku ka lindur dhe qe e rriti, basta.
      Te faleminderit se mesova nje gje te re nga ty. Nuk e dija se ka gjarperinj komunista, ish komunista si Sala, fashiste etj.
      – Ti thua :
      “SI ZONJE QE ESHTE TE EC NE RRUGEN E SAJ PA E VRARE MENDJEN FARE.
      Mendon ti qe ne kete rast ajo do ishte nje shembull i mire per grate dhe nenat shqiptare. Apo sic thote populli : ” Bej si them une, dhe mos bej si bej une. ”

      Te uroj nje dite te mire.

    2. beso says:

      Tani ajo holandezja nuk di çfare te beje,keshtu qe keshilla jote qe te ece ne rrugen e saj eshte me e sakta,biles do treguar dhe Jozefines sesi te behet islandeze…

      1. plaku says:

        I dashur beso,
        Une mendoj se Jozi nuk do kete problem te vije ne Zvicer, se keta ketu po pate leke te krijojne ( nuk e kam me shaka ) kushte favorizuese ne lidhja me pagesen e taksave. Ketu jetojne : Michael Schumacher, Tina Turner, Phil Collins dhe shume pasanike te tjere. Kuptohet se Jozi nuk eshe ne nivelin e tyre ( se i ka leke te vjedhura ) por sic thote populli : ” Leket nuk vine ere. “

        1. beso says:

          Do te çmendesh dhe Zvicren plaku

    3. Rani says:

      O keta po ik pra tani nga ketu se s’ke kapacitet ti te diskutosh politike, ik shif ndonje big brother ose ndonje zone e lire me ate debilin çani se dukesh se je “goce e kohes”.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje