Filmimet e 21 janarit nga Kryeministria janë kopjuar dhe fshirë

30 Prill 2011, 10:48Politika TEMA
Filmimet e 21 janarit nga Kryeministria janë kopjuar dhe fshirë

Nga Flamur Vezaj

Kryeministria ka dorëzuar serverin e kamerave të sigurisë brenda saj në Prokurorinë e Tiranës, tre muaj pas demonstratës së 21 janarit 2011. Pas dorëzimit të këtij serveri, konstatimi i parë është dramatik: pamjet filmike të datës së 21 janarit ishin kopjuar dhe fshirë nga serveri qendror. Është konstatuar se në memorien e këtij serveri regjistrimi i ditës së demonstratës është kopjuar i gjithi dhe një ditë më pas, serveri është riformatuar.
Sipas përgjigjes së ekspertëve që tashmë i është dorëzuar prokurorisë, serveri qendror i kamerave të sigurisë që ndodhet në ndërtesën e kryeministrisë, ka kapacitetin e ruajtjes së pamjeve filmike vetëm brenda 48 orëve, më pas ata fshihen automatikisht. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, edhe pas dorëzimit të serverit që është bërë me ndërmjetësimin e prokurorit amerikan, në memorien e tij nuk janë gjetur pamje të 21 janarit, por sistemi dikton që pamjet e kësaj date janë kopjuar dhe më pas janë fshirë.
Sipas burimeve zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, mësohet se ky server po përgatitet të dërgohet për ekspertim në laboratorët e Byrosë Federale të Hetimit (FBI-së), për të vërtetuar raportin përfundimtar të ekspertëve shqiptare, apo për tu rikapur ndonjë sekuencë filmike e fshirë e datës 21 janar 2011.
Serveri qendror i kamerave të sigurisë që ndodhen në ndërtesën e kryeministrisë, ishte premtuar nga vetë kryeministri Sali Berisha si pjesë e asaj që ai e quajti “transparencë maksimale” se do i vihej në dispozicion organeve hetimore, realisht kjo nuk ka ndodhur.
Në mbrëmjen e datës 21 janar 2011 kur prokurorët dhe hetuesit e çështjes, i kërkuan zyrtarëve të Këshillit të Ministrave që në bazë të urdhrit të sekuestrimit t’i vënë në dispozicion serverin qendror të kamerave të sigurisë që ndodhen në pjesë të ndryshme të ndërtesës së kryeministrisë (tarracë, pjesën ballore të kryeministrisë dhe pjesën veriore të ndërtesës), zyrtarët ishin përgjigjur se “nuk punon, pasi është i prishur”.
Të ndodhur në këto kushte, prokuroria në ditët në vazhdim ka arritur të provoj nëpërmjet burimeve të ndryshme, se serveri jo vetëm që punon por edhe ruan pamjet filmike brenda 48 orëve nga regjistrimi”- thuhet nga të dhënat zyrtarë të institucionit qendror të akuzës. Zyrtarët e Këshillit të Ministrave kishin refuzuar t’ia jepnin prokurorisë me justifikimin se nuk punojnë. Kjo zgjati rreth tre muaj. Ka qenë prokurori amerikan pjesë e grupit hetimor, që me kërkesë të këtij të fundit kërkoi që Këshilli i Ministrave të verë në dispozicion të hetimit serverin, qoftë i prishur apo jo. “Në momentin që hetuesit kanë shkuar për të marrë serverin, ata jo vetëm që kanë konstatuar se kamerat e sigurisë punojnë, por edhe që kapacitetin e ruajtjes e ka 48 orë” – thuhet nga Prokuroria e Përgjithshme. Me të marr serverin, është dërguar për ekspertim, ku është konstatuar se ditën e demonstratës së 21 janarit, nga serveri janë kopjuar të gjitha pamjet filmike dhe më pas sistemi ka vazhduar të filmoi me kapacitetin e memories 48 orë, çka më pas i ka fshirë automatikisht. Të ndodhur në këto kushte, prokuroria mësohet se po bënë gati letër-porosinë për ta dërguar këtë server pranë zyrave të FBI-së me ndihmën e prokurorit amerikan për të zbardhur filmimet që ndodhen brenda tij.

Ndërkohë, deri më tani grupi hetimor i ngjarjes së 21 janarit ka arritur të sigurojë nga policia, mediat dhe nga persona privatë, filmime për vrasjen e tre personave gjatë demonstratës që u zhvillua më 21 janar. Veç pamjeve filmike në dosje janë dhe një set prej 15 fotografish të njëpasnjëshme, ku tregohet moment i vrasjes së Hekuran Dedës, parë nga këndi i “Kullave Binjake”. Po kështu, prokuroria posedon edhe videon, në të cilën duket momenti i vrasjes së Ziver Veizit. Pamjet tregojnë momentin kur Ziver Veizi lëkundet nga goditja e plumbit e më pas rrëzohet në krah të djathtë para portës metalike të Kryeministrisë në anën e Piramidës. Pak kohë më parë me ndihmën e familjarëve, grupi i hetimit në Prokurorinë e Tiranës identifikoi edhe videon ku duket vrasja e Aleks Nikës, demonstruesit nga Lezha që gjeti vdekjen në një spital në Turqi, dy javë pas 21 janarit. E vetmja vrasje e pafilmuar vizualisht është ajo e Faik Myrtos.

Ekzistencën e kamerave të sigurisë në ambientet e kryeministrisë e ka përmendur edhe komandanti i Gardës, Ndrea Prendi, në dëshminë e dhënë para Komisionit Hetimor Parlamentar i ngritur për të hetuar ngjarjen e 21 janarit. “Bulevardi është një territor që quhet zonë e sigurisë së lartë për vetë pozicionin, ku ndodhen Presidenca, Kryesia e Parlamentit, Kryeministria dhe objekte të tjera. Si zonë e sigurisë së lartë, kjo zonë monitorohet nga kamerat e institucioneve, por edhe nga shërbimet e Gardës, në bashkëpunim me policinë”, – ka deklaruar Ndrea Prendi.

15 komente në “Filmimet e 21 janarit nga Kryeministria janë kopjuar dhe fshirë”

  1. benikuksiani says:

    turpi i opozites qe i nxorri ata njerez ne shesh dhe i la atje qe te vriteshin nga ana e policise.ky eshte realteti i hidhur i shqiperise dhe i politikaneve,te cilet sakrifikojne nje numer qytetaresh per interesa te tyre personale vetjake.

    1. arsen says:

      Ketu nuk po flitet per turp. Po flitet per krim! Per krim shteteror! Une qe te kam zgjedhur aty, nuk te paguaj qe te me vrasesh! E kupton kaq?!! A vlen ajo ndertese sa jeta e nje njeriu?
      Mos e perlyej 21 janarin zoteri! Ata njerez u vrane qe te shpetosh edhe ti nga varferia dhe nga sundimi i “njishit”. Boll vuajtem 50 nen Enverin, duhet te durojme edhe Saliun 50, vjet? leqe per 50 vjet nuk ka bere as 0,0005% te asaj qe mund te kishte bere Enveri!!
      Ketu po flitet qe personi pergjegjes per kamerat, ka kopiuar dhe me pas ka fshire dokumentat shteterore. Apo Kryeministria eshte e Saliut dhe jo e shtetit???
      Prit o benkuksiani…prit!
      Dardha e ka bishtin mbrapa!

    2. Aniko says:

      Turp i opozites? Eshte e drejte e njeriut per te protestuar e ska turp ketu, po turp i madh eshte heshtja e popullit shqipetar, qe i jep me shume vlere saliut sesa gjakut te vellezerve te vet. Turp i madh i kombit tone eshte qe po leme njerez si saliu e me shoke te na udheheqi edhe na bene po aq fajtor si ai. Nuk kane per te na falur brezat qe do vine, jo vetem qe po leme te lire monstruozen berishe por fakti qe do ti leme te trasheguar, frikat tone, ignorancat tona pamundesin per te llogjikuar e vepruar si njerez te mirefillte. Une nuk jam jo vetem kunder posites por edhe opozites qe nuk ka fuqie te veproje sic duhet.

    3. Agim says:

      O kuksion..a kupton apo nuk kupton ?
      Jane fshire pamjet filmike brenda kryeministrise ..pamje te cilat shpresonim qe do te tregonin
      “turpin e opozites”..or ti tunxh !

    4. Claus says:

      E kam degjuar shpesh kete argument edhe nga ministra a deputete. Kjo perben ti vrasesh ata edhe njehere, por kete rradhe jo me plumba. Nuk dua te merrem me injorancen tuaj te kriminalizuar, por eshte me te vertete gjakesore te thuash qe ” ata i nxorri opozita”. Nuk mund ti besh ata qindra njerez “vemje” qe opozita na i marrka per dore dhe na i nxirrka te demostronin, ketu i ben ata qindra mijera njerez sikur te mos kene tru ne koke dhe opozita i paska genjyer te shkonin te demostronin tek dyert e kulles se Berishes. Ata njerez ishin ndergjegjesuar plotesisht per ate qe benin, se u kishte shkuar thike ne palce. Nuk genjehen njerezit kollaj, sipas versionit tuaj qe te te vine pas, se kane aq mend ne koke, por kur te tall dhe te mashtron nje regjim i tere eshte llogjike qe cdo popull del ne rruge dhe te hedh ne ere pa nje, pa dy.
      E dyta, thua: “i lane atje te vriteshin nga ana policise”. Ku jeton o njeri me gene te deformuara, po perse duhej te vriste policia ne kete rast, po i kthen keshtu njerezit ne “kafshe” qe ja cuan “gjahtareve” per ti vrare? Dukeni qe ADN juaj eshte e perzier me ato te gomereve qe flisni pa njerezillekun me te vogel, por kur ju hedh i pari fisit trute e gomereve, ashtu do te flisni, or te mjere.

      1. erisi817 says:

        Claus,
        Keni jashtezakonisht shume te drejte. Dhe me behet qejfi qe e keni thene direkt.

  2. Rani says:

    Ky eshte kulmi, po mire o vlla ai amerikani nuk e kuptoj pse e çon ne amerike ate server, pse nuk ju thote te bejne siç do te kishte vepruar ai vete po te kishte qene ne Amerike, do ti kishte arrestuar te gjithe ata shkerdhata aty te bardhe e te zi per “manipulim dhe fshehje provash” me rrethanen renduese te abuzimit me detyren shteterore per fshehjen e provave. Vetem me kete pa studiuar fare çeshtjen kryesore ata duhet te ishin te vendi ku lidhet qeni, se kjo eshte flagrante nuk ka nevoje per tu verifikuar se kamerat jane te shtetit dhe dihet se punojne mire. Me gjithe kete zhurme qe po behet, nqs nuk futen ne burg keta, atehere nuk kemi ça te diskutojme me po te shperndahemi neper bote dhe te zhdukemi si komb fare se si duhemi gje kujt.

    1. plaku says:

      I dashur Rani,
      Eshte hera e pare ne forum qe je me te vertete i skandalizuar dhe pesimist. Anglezet thone nje proverbe te bukur : Every cloud, has a silver line ( Cdo re ka nje linje, vije te argjente.
      La speranza é l’ultima morire ( Shpresa vdes e fundit).
      Koken lart, i dashur Rani, jeta eshte kaq e bukur, ti e ke jeten parpara, Shqiperia ka nevoje edhe per ty.

      Te uroj nje dite me diell.

      1. plaku says:

        E shof babane e kombit ne mes te Bashes dhe ketij ushtarakut, dhe ne mendje me erdhi mendimi : ” U plake, plaku Mero, u plake!”

  3. saimir says:

    Te nderuar Arsen dhe Aniko po ti referohesh komentit qe ka bere Benikuksiani i cili e fillon fjaline me te vogel e e perfundon me” interesat e tyre personale vetiake”,nuk ia vlen ta ç’komentosh kete fare lloji majmunesh qe evolucioni u ka hequr bishtin dhe qe me te madhin e fisit te tij e ka pasur “Polic”.Ka vend edhe per keta majmuner qe te mesohen te shkruajne pasi shqipen e mesojne neper burgje te Europes.

    1. erisi817 says:

      Te lumte goja or mik. Nuk eshte per te qeshur, por nuk komenti juaj eshte me se i vertere, hahahaha

  4. fule says:

    Kujtonin vertet se do gjenin gje brenda pas 3 muajsh??? Po qe Saliu do sillej si ai qe kerkon te fsheh gjurment e krimit, kjo qe e qarte qe 1 ore pas ngjarjeve.
    Qe regjistrimet nuk ruhen vetem 48 ore eshte e sigurte. Me kapacitetet e serverave te sotem mund ti ruash regjistrimet per nje kohe shume te gjate e me kosto shume te ulet. Aq me teper dicka qe sipas Saliut do provonte krimin e Socialisteve, normale qe do ruhej me cdo kusht.
    “Nuk e kuptoj” pse kjo Prokurori nuk e sekuestroi serverin qe 2-3 ditet e para. Nqs. nuk punonte aq me mire, se nuk i prishte pune as sigurise se kryeministrise. Do mjaftonte te kopjohej permbajtja e hard-disqeve me xhirimet dhe ti kthehej perseri.

  5. rexha italia says:

    BERISHA MUNDE TE BEJE CDO GJE VETEM POLITIKAN NUKE MUNDE TE JETE
    TE PREGATISE PRAPASKENA DHE TE VRASE I BENE EDHE PA QENE NEVOJA

  6. Ndoc Sukaj says:

    Mos akuzoni ,,kot,,qeveritaret kunderrevolucionare pasi me teknologjine,,moderne,,qe disponojne ata jane automatikisht te mbrojtur nga ndeshkimi i drejtesise.Nuk ka rendesi se kane vjedhur apo vrare pa gjyqe dhe pa ligje.Per mos marrjen e provave ne menyre te shpejte ,,fajin,, e ka prokuroria e cila nuk mundi te arrije ne kohe tek serveri perpara fshirjes se provave ne menyre ,,automatike,,

  7. Alex says:

    Vetem kur institicionet e pavarura do funksionojne si te tilla atehere shume te verteta do dalin ne shesh.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje