Bashkia: Basha mashtron, hipotekat nuk i japim ne

30 Prill 2011, 15:30Politika TEMA

Bashkia e Tiranës ka reaguar mbi deklaratat e kandidatit të mazhorancës për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, i cili ka premtuar pajisjen e qytetarëve me hipoteka. Sipas nënkryetares së bashkisë, Albana Dhimitri, Basha mashtron, pasi nuk është bashkia ajo që I jep hipotekat

“Basha gënjen dhe mashtron për hipotekat e pallateve, pasi është vetë ai që në vitin 2006 ndryshoi ligjin për hipotekat”, tha Dhimitri. Nënkryetarja e bashkisë u shpreh se ndryshimi i ligjit i hoqi kompetencat Bashkisë së Tiranës për të pajisur njerëzit me hipoteka dhe një veprim i tillë u bë pikërisht në kohën kur ministër i Punëve Publike ishte vetë Basha.
“Lgji për legalizimet cakton se është ALUIZNI që pajis me lejen e legalizimit dhe hipotekë. Basha duhet të japë llogari se çfarë është bërë me hipotekat? Pse i kanë bllokuar deri më tani?” tha Dhimitri duke shtuar se dokumentacioni për pajisjen me hipoteka i është dërguar ALUIZNI-t që në vitin 2008.
Nënkryetarja theksoi se ky është një premtim i turpshëm. “Basha po vepron si me kartën studentore dhe po dështon në shitjen e premtimeve”.

10 komente në “Bashkia: Basha mashtron, hipotekat nuk i japim ne”

  1. anab says:

    po ore po nuk dini gje tjeter juve te ps-se vetm te mashtoni se i harruat ato 20%qe i futet ne xhepin tuaj apo kur donit te merrnit votat nje pallat nje vote

  2. dorand says:

    ashtu eshte bashkia nuk te jep hipotekat nuk krijon punesime nuk ka te beje me taksat…etj etj etj.. une nuk po marr vesh me cfare merret bashkia me pune komunale? bashkia edhe po nuk e pati ne dore duhet te kete meriten dhe zgjuarsine te negocioje me ata qe e kane ne dore e ti marre. kane gjen nje mesele keta te bashkise kete se kemi ne ne dore ate se kemi ne ne dore po cfare keni ju ne dore? normalisht qe po te rrish me duar ne xhepa gjithe kohen dihet se ate qe eshte ne mes te dy xhepave ke ne dore.

    1. fule says:

      Kur e mori Edi bashkine gjeten dhe 1 tavull brenda. Kellciste zari per qejf kur partia jote i qelbi ato zyra. Me siguri qe per ket e ke fjalen se ju katnaret vdisni per kto lojra

      1. dorand says:

        ashtu eshte rreshter fule. po s ka gje se me 9 maj kam pergatit nje mini kazino tashi nuk merrem mo me tavlla. do e vej mu ke tarraca e minibashkise do boj edhe 1 pishine te tarraca e aty me ke orara zyrtar 12 e drekes me 4 mbasdite. e do ju shof ju komunistat duke bere proteste poshte bashkise e une me cilijeten lulin salen e nja 10-15 te tjere do ju vejme salen te mbaje nje fjalim nga tarraca e bashkise se tiranes.

        1. fule says:

          Normale e fute dhe Ciljeten ne valle se tavlla sju mjafton me. Boni palle aty ku jeni edhe per ca kohe, se po vime ne. Apo nuk e kemi me rrevansh. Fshesen mishit te qenit, pastaj

  3. Ndoc Sukaj says:

    Fenomeni Basha eshte thuajse jashte tokesore pasi ,,premtimet,, e tije i kalojne permasat e jetes Tokesore.Keshtu si e ka nisur z.Basha duket se se shpejti ai do te plotesoje ,,deshirat,, e te gjitheve mjafton qe ata te paraqesin nje certifikate te ,,gjendjes civile,,ku vertetohet se jane ,,banore,, ne territorin e Bashkise se Tiranes pasi Basha eshte per Tiranen dhe Qytetarete saje te cilet jane te paret me qeveritaret e fundit.Nese e kemi ,,fat,, qe ky te behet se shpejti kryeminister atehere do te mund te perfitojne te gjithe ata qe kane shtetesine shqiptare bile ne ndonje rast edhe ndonje qe e ka lene ate ne Hollande Bruksel,Amerike apo Rome.

  4. 21Janari says:

    A thua që tiranasit do ta hanë sapunin për djathë këtë radhë duke “shitur” gjakun e katër viktimave për të “blerë” tapitë e mohuara qëllimisht nga Qeveria?
    Nuk besoj se do ta bëjnë, sepse në të kundërt nuk do të marrin gjë, pasi Qeveria do ti mbajë tapitë peng për të “blerë” votat e rradhës…

  5. nela says:

    O dorando nuk e kupto, sala do rrije poshte bashkise bashke me komunistat duke bo proteste apo me ty cilin dhe lulin te tarraca e bashkise ?

    1. dorand says:

      jo me nela salen e kemi me vete neve po e kemi per fjalime kurse une luli ciljeta e nja 10-15 te tjere do jemi duke bo party ne tarrace

      1. fule says:

        Hajde vellai mushkes hajde… muuuuu

Comments are closed.

Lini një Përgjigje