Punimet e dobëta, plagosen dy fëmijë në shkollën e re të Gërdecit

30 Prill 2011, 15:15Politika TEMA

Dy fëmijë janë plagosur në shkollën e rindërtuar në Gërdec pas shpërthimit vdekjeprurës të 15 marsit 2008. Fëmijët kanë marrë plagë të rënda kur mbi ta kanë rënë disa xhama pasi kanë hapur derën, njofton Top Channel. Prindërit thonë se do bëjnë një padi ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Vorës. Kurse kryetari i Bashkisë, Fiqiri Ismaili, tha se faji ishte i fëmijëve që po luanin.

4 komente në “Punimet e dobëta, plagosen dy fëmijë në shkollën e re të Gërdecit”

  1. ceku says:

    Kryetarit te Bashkise!
    Femijet jane ne shkolle, pra nen mbikqyrje,mbrojtje.
    aksidente edhe mund te ndodhin, por te thuash qe fajin e kane femijet
    eshte injorance pa kufij.

  2. Ndoc Sukaj says:

    Askush te mos habitet per punimet e dobeta pasi ka vite qe ne Shqiperi pushtetaret e vegjel dhe te medhenj(jo te gjithe) po pasurohen me ,,taksat,, qe u paguajn atyre ndertuesit ose tenderfituesit.

  3. Nabukodonosor says:

    Keta do ti vrasin fare.Ca me shperthime,ca me punime te tilla.

  4. alfred.ocka says:

    “..kurse kryetari i Bashkisë, Fiqiri Ismaili, tha se faji ishte i fëmijëve që po luanin” e lexoni kete citat?
    ky eshte mentaliteti i kryetarit te bashkise, qe e kerkon fain tek femijet qe po luanin.
    Po ashtu eshte o zoti Fiqiri, ata jane fajtore qe po luanin ne shkolle, sepse normalisht -sipas mentalitetit tend, duhej te punonin ne fabrike demontimi predhash.
    Une tashme nuk besoj me se zoti do marre hak per keto padrejtesi, pasi zoti na ka braktisur, por shpresoj te dale nje lider shqiptar ne qeveri dhe ne drejtesi qe keta horra te futen te gjithe ne burg.
    Mjere femijet qe luajne ne keto shkolla!!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje