Avionët e NATO-s kanë vrarë mbrëmjen e djeshme Saif al-Arab, djalin e vogël të Muammar Gaddafit, dhe tre nipër të Kolonelit.
Vetë lideri libian, i cili po qëndronte së bashku me djalin e tij në të njëjtin objekt të bombarduar, nuk ka pësuar dëmtime.
Gjithashtu, i ka mbijetuar bombardimeve edhe bashkëshortja e Gaddafit që ndodhej në të njëjtën ndërtesë.
Comments are closed.
Amerika vazhdon te mbroje popullin libian,me bomba e raketa,kete here duke vrare disa femije te vegjel,faji i vetem i te cileve eshte se mund te kene pasur lidhje farefisnore me nje njeri qe si udheheqes shteti dhe shtet nuk kercen sipas ritmit amerikan.
Ky nuk eshte krim.Krim eshte ai i atyre egjyptianeve qe kane ofenduar me fjale te ndyra dhe kane ngacmuar ate gazetaren amerikane te CBS….
i dashur mendertafuti,
Mundohu te jesh i sinqerte. Ata egjyptianet, ate gazetaren amerikane te CBS (nene te dy femijeve ) nuk e kane ngacmuar , ata e kane perdhunuar ate me gishtat e tyre te ndyre. Je shqiptar dhe mos genje. Ne per kete problem kemi diskutuar bashke ne kete forum.
Te uroj gjume te embel.
Plaku,tu befte dita njemije.Te uroj sinqerisht,Qekur lexova kreun e fjalise tende”I dashur mendertafuti…”kam qeshur sa une e di.Isha ne dhome dhe po flinin femija,dhe shterngohesha qe te mos shkrepja ne gaz te papare.Mire ai qe ka zgjedhur pseudonimin interesant,por ti thuash i dashur atij pseudonimi do te kete vene vertet ne siklet…Te uroj gjithe te mirat,sinqerisht,dhe teme falesh per repliken e pamundur.
beso,
Tani e vura re domethenjen e shprehjes : i dashur mendertafuti.
Eshte me te vertete per te qeshur. Nuk dua qe ne te ardhmen, te ofendoj ndonje anetar te forumit pa dashje, dhe nuk do ta perdor me.
Siç e shef e fillova me ty.
Te uroj nje gjume te embel ty dhe familjes.
Duhet te cfaroset kadafi e familja e tije,fare e fisi e soje e sorollap i tije,te gjithe diktatoret duhet te vriten e te digjen si mijte,qe te shpetoje populli.RRofte NATO,eshte shpetimtare e popujve,qe shtypen e vriten.
Nuk besoj se ushtria e Hitlerit ka qen me kriminale sesa ushtria superfashiste e Amerikes qe gjoja nen preteksin e luftes per ‘demokraci”. Me kete rast ata bejne edhe prova me armet e paprovuara me pare. Besoj kini degjuar per veriun e Irakut q eshte kthyer ne nje oaz radioaktiv ku provohen armet me te renda kimike dhe berthamore.
I dashur bbb,
Ti thua :
“Nuk besoj se ushtria e Hitlerit ka qen me kriminale sesa ushtria superfashiste e Amerikes qe gjoja nen preteksin e luftes per ‘demokraci”.
Te kujtoj se bombardimet :
– Behen sipas Vendimit 1973 te Keshillit te Sigurimit te Organizates se Kombeve te Bashkuara.
– Komanden e forcave ajrore per zbatimin e Vendimit te mesiperm e ka NATO.
– Une nuk kam degjuar dhe nuk besoj per oazin radioaktiv te Irakut te veriut.
– Me vjen me te vertete shume keq, ne se eshte e vertete ( nuk eshte faktuar nga gazetare te pamvarur ), se jane vrare tre nipat e kolonelit.
M.gj.ate jam plotesisht dakord me mendimin ( shif me poshte) te Ranit.Pershendetje.
lavdi vepres se ndritur dhe te pavdekshme te NATO-s dhe udheheqesve te saj demokrat si pune e Berluskonit,Sarkozit e kompani qe mendojne vetem per te miren e popujve!!!
Ore mos ja futni kot edhe juve, sipas jush ça te bejne amerikanet mos ti bombardojne vetem qe te mos vrasin femijet e tij, pse ata te tjeret nuk kane femije ata qe i shkel Kadafi apo s’ka problem per ata problemi qendron te Amerika. Mos u beni edhe juve si ca evropiane pedera me pantallona qe ju bien dhe qe manifestojne kunder Amerikes pa e ditur pse, po vetem per tu dukur gjoja si pacilesh ashtu pacifist desha te them. Me kete menyre arsyetimi shoke ju i jepni te drejte saliut tone te eger prandaj behuni me realiste dhe jo me emocione.
nuk besoj se ja fusim edhe aq kot o Rani!!nje nga udheheqesit e NATO-s eshte edhe Saliu i eger,,kjo te mjafton per te treguar seriozitetin e shoqes NATO,,nuk mbrojme Gerrdafin po menyren mafioze qe NATO vepron,,,sepse lirit e te drejtat e popujve me then te drejten shtypen e behen copa ne 90% te globit qe tregon qe NATO as e rruan e as e qeth ne ate drejtim dhe nuk eshte ky misioni i saj,,po gjeti kete gomarin e ngordhur qe lundron tek pellgu naftes!!
tamam deveja e ngordhur mbi pellgun e naftes.Po degjoja ne radio24 italiane(www.radio24.it)qe po flisnin per akordin ku dhe italianet do bombardojne.Nderhynin politikanet qe thurnin interesat me te drejtat e njeriut tamam si ato trikot e leshit qe benin dikur nenat tona(grate tona i blejne te gatshme bluzat se prodhon Kina pa hesap).Ca thoshin qe lufta do kushtoje nja 70 milion euro,e ku ti gjejme,ca te tjere kujtonin principin baze te kapiteneve te medhenj te kapitalizmes,se po nuk hodhe tre nuk merr dhjete,sa deri nje prift u merzit dhe filloi te bertase qe keshtu po i beni naften(ne kuptimin e naftes qe shurroset)njerezillekut;se njerezit atje po vriten kurse ju po beni llogarite e puseve te naftes…Ne fakt Italia ka pasur gjithe ato konçensione nga Libia e Gadafit,dhe po te mos hynte ne bombardime rrezik do gjendej me gisht ne goje ne ndarjen e bakllavase. Megjithate do shohim qe bota do brohorase per nje çlirim tjeter,dhe nje diktature gadafiste do zevendesohet me nje Berishe prej Libie.
Nuk bie rrufeja ne hale, nuk vritet Gadafi po niperit e tij per te cilet vertet ndjej keqardhje. Kjo nuk do te thote qe te mos bombardohet ai. Nuk eshte pergjegjsia e ushtrise se NATO-s per vrasjen e tyre, por e Gadafit mizor qe i mban atje ku eshte vete si mburoje per shpirtin e tij te qelbur. Futeni Sal-iun ne nje bunker dhe do te shikon qe do te beje edhe ai te njejten gje si Gadafi, sepse te gjithe diktatoret kane te gjithe te njejten llogjike.
dymi,
O zot sa te drejte qe ke per ato qe shkruan.Pershendetje.
NATO i ka bombat “inteligjente” Gahdafi dhe e shoqia shpetuan se Amerikanet i kishin thene bombes qe Kahdafi eshte gjinia mashkullore dhe kur te futesh ne objekt asgjeso vetem ate,,kur bomba “inteligjente hyri ne dhomen ku ishte Gahdafi me gruan te dy ishin te veshur me fustan,me floke te gjata edhe bomba po shqyenyte syt se nuk po kuptonte kush ishte burri dhe kush ishte gruaja,Gruaj e Gahdafit u tregua e zgjuar dhe i tha bombes,nuk te vjen zor qe merresh me gra te pa mbrojtura,bomba “inteligjente”kujtoji se kishte ngaterruar dhomen dhe vajti e plasi tek dhoma e burrave ku ishte djali me niperit,ky eshte versioni sipas NATO-s
O zot sa kam qeshur. Rrofsh. ?