Sali Berisha duhet të jetë i pari që e di se më 8 maj, përpara një fitoreje, i duhet një vlerësim pozitiv për zgjedhjet. Një fitore pas zgjedhjeve të qortuara nuk i vlen asnjë çikë; ndërsa një humbje pas zgjedhjeve të rregullta e normale nuk i prish asnjë punë. Hë për hë. Nëse nuk ka kuptuar kaq pak gjë, do të thotë se është shumë i trashë. Por gjasat janë që ta ketë kuptuar. Kjo do thotë se ka hequr dorë nga ideja për të vjedhur vota? Jo, kjo do të thotë se ai do të evitojë në maksimum manipulimet në stil të gjerë e brutal, të cilat do ta bënin çdo gjë të dukshme e spektakolare. Nuk do të ketë marifete me listat, përdorim të policisë, mobilizim bandash elektorale nëpër qëndra votimesh, etj, etj. Por ka menduar për marifete të tjera; madje, më shumë se kaq; shpresën për fitore e ka bazuar tek një terror psikologjik që kryhet nën rrogoz e larg syve të njerëzve. Ky terror kryhet mbi të gjithë votuesit, por në radhë të parë mbi ata që mbijetesën e kanë siguruar në saj të një vendi pune në administratën publike.
Dje isha në Poliçan të Skraparit. Dhe aty më tregonin se si vetëm gjatë javëve të fundit janë punësuar në Kombinatin Ushtarak (jashtë çdo nevoje dhe në shpërfillje të çdo rregulli e ligji) një numër i konsiderueshëm njerëzish, të cilët sipas të gjitha gjasave do të pushohen pas zgjedhjeve, ngaqë ky kombinat funksionon (duhet të funksionojë) mbi baza të vetfinancimit. Përveç kësaj, Meta ka ngritur skuadra elektorale të tipit fashist të përbëra nga njerëz të punësuar në këtë kombinat (por edhe në institucione të tjera lokale të varura nga qëndra), të cilat ushtrojnë dhunë mbi këdo që ka një vend pune. Kush nuk bindet, e sheh veten të papunë. Doni prova? Shkoni dhe flisni me Myqerem Xhaferrin dhe Ilirjan Lulajn, dy nga drejtuesit e atij kombinati, që në fakt nuk janë më drejtues. Saktësisht, janë të papunë, ngaqë nuk pranojnë të vihen në shërbim të bandave të Ilir Metës. Ndërsa më tregonin atë që kish ndodhur me ta, dhe atë që po ndodh me të tjerë, thoja me vete: “O Zot, ç’është kjo punë kështu? Pse duhet të ndodhin këto gjëra në vitin 2011?” Në fakt, aty më thoshin, se një terror i tillë mbi njerëzit nuk është verifikuar as në vitin 1991.
Për këtë arsye, jam i prirur t’i besoj të gjitha lajmet që jepen në shtyp mbi presione që bëhen mbi doktorë, mbi mësuesë, e mbi punonjës të tjerë të administratës. Rëndom janë lajme të padokumentuara, pasi ata që i pësojnë këto presione nuk pranojnë ta nxjerrin fytyrën. Por ka tek-tuk dhe njerëz që ngrejnë zërin, të cilët në këtë klimë terrori psikologjik e në këtë atmosferë të tërheqjes e heshtjes së përgjithshme përballë këtyre bandave me pushtet, do t’i quaja pa frikë heronj, dhe do të hahesha vënçe me ata që termin ‘hero’ e asocjojnë se s’bën veç me mundime e sakrifica mbinjerëzore e veç me rrethana krejt të pazakonta. Nuk ka pse të jetë gjithnjë kështu. Mësuesi që është intervistuar më poshtë nga gazetari Agron Lisi i Gazetës Shqiptrare është një hero. Të paktën, për mua.
Refuzon pjesëmarrjen në mitingun elektoral të PD–së ku do merrte pjesë nënkryetarja Jozefina Topalli, shkarkohet nga detyra e zëvendësdrejtorit dhe si në kohën e komunizmit “internohet” si mësues i thjeshtë në një shkollë fshati. Hiqmet Roda, 60 vjeç, që mban mbi supe 40 vite punë, si mësues në shkollat e rrethit të Krujës, duke e nisur nga cikli i ulët e deri në të mesmen është përballur me një rast flagrant, duke bërë që të regjistrohet si ndër skandalet më të rënda në këtë fushatë elektorale të 8 majit. Bëhet fjalë për mitingun e zhvilluar më 9 prill në Fushë-Krujë, ku e pranishme ishte kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Vetë Roda në intervistën e tij shprehet se janë detyruar mësuesit për të firmosur për të marrë pjesë në këtë takim elektoral. Roda, për disa vite ka qenë drejtues shkollash të ndryshme të rrethit, si shkolla nëntëvjeçare dhe të mesme të rrethit, si dhe drejtues i arsimit në rreth dhe në ministrin e Arsimit. Përveç diplomës si mësues i ciklit të ulët ka edhe tre diploma si mësues i Histori- Gjeografisë dhe Fizkulturës për tetëvjeçaren, mësues Histori– Gjeografi për të mesme. Si specializim pas universitar për Psikologji – Pedagogji. I dekoruar me urdhrin Naim Frashëri si dhe një sërë kualifikimesh të ndryshme.
Z.Roda, po bëni dorëzimet në shkollën nëntëvjeçare Fshat–Fushë Krujë, si zëvendësdrejtor, cila është arsyeja e largimit tuaj nga kjo shkollë ?
Ditën që kryetarja e Parlamentit Jozefina Topall, do bënte prezantimin e kandidatit për kryetar Bashkie të Fushë-Krujës, z.Bilal Stafuka, drejtori i shkollës ku unë punojë deri dje si zëvendësdrejtor erdhi me një listë, duke mbledhë firmat dhe detyruar mësuesit që të merrnin pjesë në këtë takim elektoral. Ndërsa më tha se kam urdhër nga Zyra Arsimore e rrethit Krujë, që të mblidhte firmat e të konfirmonte pjesëmarrjen gjithsecili. Firmosa dhe krahas firmës bëra shënimin “nuk vijë shkolla është e depolitizuar dhe departizuar dhe nuk ka lidhje me politikën. Me ligj është institucion arsimor. Pas mbledhjes së firmave na mbledhin në drejtori dhe na tha, sot vjen Jozefina Topalli në Fushë-Krujë, nuk duhet të mungoni në këtë takim. Pas komunikimit nga ana e drejtorit të këtij urdhri, kërkova të flas. Drejtori nuk më la të flas dhe kërkoi të mbyllej mbledhja. Megjithatë unë u ngrita duke debatuar me të se nuk mundej të më hiqte të drejtën e fjalës dhe u shpreha “të nderuar kolegë për të qenë transparentë me ju unë pasi kam firmosur në letrën që drejtori jonë mblodhi firmat, krahas firmës kam vendosur edhe një shënim, të cilën jua citova më sipër dhe nuk do të marr pjesë në këtë takim. Nuk ndërhyj në vendimmarrjen e secilit dhe ju gjykoni si të doni, por ky veprim i drejtorit dhe zyrës Arsimore me porosi të Partisë për mua është antiligjorë, sepse shkolla është depolitizuar, është antidemokratike dhe bie ndesh me ligjin e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për arsimin. Kjo është një fyerje për ne mësuesit që duan të na vënë në rrjeshtë si bagëtitë për të vajtur në vathë. Ndërkohë që drejtoi i shkollës reagoi duke thënë kush të dojë të vijë, kush të dojë të mos vijë. Unë ndërhyra duke i thënë se kjo që ju drejtor shprehët është një hipokrizi dhe t’i mbledhësh firmat që të konfirmojnë pjesëmarrjen nuk ka logjikë. Ti si drejtues shkolle të takon të zbatosh ligjin e të mos na fyesh si kolegë. Me këtë veprim ti po kthehesh në një vegël të partisë dhe pushtetit aktual dhe humb të drejtën për të qenë drejtor shkolle. Drejtori u largua nga zyra dhe pas tij edhe unë vajta tek zyra ime, ku pas pak minutash drejtoi i shkollës, Bashkim Lama erdhi në zyrën time dhe grisi listën duke më thënë unë nuk po e dërgoj atje. Përgjigja ime ishte mos e gris, nëse je burrë më jep listën ta fotokopjomë e të marrë unë një kopje.
Ndërsa ai e grisi listën.
Pse mendoni se e gris listën?
Këtë e bëri për të humbur gjurmët.
Më pas ç’farë ndodhi ?
Unë nuk mora pjesë në këtë takim elektoral, mësuesit e tjerë nga i gjithë rrethi, madje edhe mësues që nuk banojnë e votojnë në Tiranë, të imponuar morën pjesë në këtë takim elektoral. Pas një jave thirrem nga Drejtori i Zyrës Arsimore në Krujë, Fatmir Goga dhe më komunikoj lirimin nga detyra si zëvendësdrejtor shkolle dhe do të dërgojmë në një shkollë tjetër, por se ku do të komunikojmë së shpejti. E pyeta arsyeja? Përgjigja ishte se je grindur më drejtorin e shkollës. Pasi i shpejtova të gjithë atë çfarë thashë më sipër dhe në fund e pyes: Atëherë kush e ka gabim unë apo drejtori i shkollës? Ligjërisht më tha e ka drejtori, por unë nuk kam se ç’të bëj, por kam urdhër. E pyeta nga kush dhe më tha ti e kupton vetë. Të nesërmen vajta në shkollë normalisht. Ndërsa më thonin shokët se është marrë vendimi që të shkoj mësues në shkollën nëntëvjeçare, Nikël. Askush nuk më jepte zyrtarisht vendimin. Vajta të mërkurën 28 prill dhe takova drejtorin e zyrës Arsimore, Fatmir Goga. I them se kam dëgjuar fjalë rrugësh, por jo zyrtare se jam transferuar në Nikël dhe më tha po. I thashë pse nuk edhe të ma komunikoje në kolektivë, nuk më kthej asnjë lloj përgjigje.
Cili ishte shkaku sipas jush që nuk ua komunikonin në kolektiv lirimin tuaj?
Sepse e dinin se do përballeshin me një veprim të kundraligjshëm dhe reagimin tim duke argumentuar lëvizjen e paligjshme, që po kryenin, një muaj para mbylljes së vitit shkollorë.
Pse mendoni se ju larguan nga shkolla?
Thjeshtë dhe qartë arsyeje politike sepse kundërshtove eprorin tim, i cili shkeli në flagrancë ligjin me urdhër të Drejtorit të Arsimit të rrethit. Unë kam punuar edhe më parë në Nikël dhe nuk kam asnjë problem për këtë shkollë apo banorë përreth. Por, largimi im e theksoj ishte politik, pasi unë jam i diplomuar dhe në profilin tim. Unë do i kujtoja Drejtorit të Zyrës Arsimore Krujës vetëm një gjë dhe këtë ja kërkoj publikisht: Sa drejtues shkollë ka pa arsim përkatës, me shkollë të mesme dhe jashtë kritereve, por me urdhër partie.
Intervistuar nga Agron Lisi
Comments are closed.
Eshte per te vene duart ne koke. O Tempora, o moras ! Po marr bicikleten dhe po dal te bej nje xhiro, nuk e kuptoj pse u katandis keshtu ky vendi im ??!!
shume e thjeshte disa njerez kishin nostagjine e vjeter, te dites se enverit te marshimeve dhe ate te votimit kolektiv e te detyruar.
as kete nuk e kupton o plak?
Mustafa :
Këta mësues , më shumë se të kërcënuar dhe friksuar nga pushteti , janë të braktisur nga shoqëria në përballjen e tyre me pushtetin.
Në se 500-1000 qytetarë të organizuar nga Organizata jashte-qeveritare i zënë derën e i kërkojnë llogari Drejtorit të shkollës apo të Zyrës Arsimore, atëherë do të shikoje ti se si do të përtypnin pështymën ata.
Meqënëse kjo nuk ka shanse të ndodhë, por e shumta mund të shkruhet një artikull gazete që nuk i prish pune kërkujt, atëherë pushteti ushtron i lirë arbitraritetin e tij mbi viktimat që punëson.
Ketu qendron e keqja, edhe koleget e tij nuk bezajne, po keshtu edhe ne raste te tjera. Ka nje sere faktoresh qe ndikojne ne pasivitetin e shoqerise p.sh. preokupimi per te mbajtur vendin e punes, ndergjegja kolektive, padrejtesite e kthyera ne normalitet, etj.
Eshte zbatimi i luftes se klasave, ashtu si e ka mesuar me se miri ne kursin e partise. Ne kete rast eshte transferim, por ne shume raste te tjere eshte pushim nga puna. Per shumicen puna dhe rroga e thjeshte eshte mbijetese. Pushteti e di ku godet, por njerezit duhet te dine dhe ata kur te godasin. TANI ESHTE RASTI PER TE GJITHE TE GODASIM. VOTA E DHENE DREJT ESHTE ARMA JONE.
Brisha, edhe mundet qe te pranojne humbjen e zgjedhjeve lokale per ti treguar Evropes qe Berisha din te bej zgjedhje demokratike. Berishes i interreson pushteti qendrore dhe jo ai lokal. Por megjithate politika ka shume supriza. Lete shikojme se qfare do te ndodhe mbas 8 majit.
berisha e ka me keq po i “FITOJI” zgjedhjet e 8 Majit se ASNJE nuk do i besoje atij. Dhe populli mund te revoltohet deri ne vetmohim te jetes…. apo s’e bejne dot shqiptaret ate…?
me besoni o njerez qe basha eshte aq burre sa po te humbase te pranoje edhe humbjen,por nga ana tjeter kemi nje edvin arrogant dhe te xhindosur qe kurrsesi nuk e pranon humbjen e zgjedhjeve por qe per cdo gje thote se fajin e ka saliu dhe luli.kjo taktika e hedhjes fajin te te tjeret eshte nje taktike e njohur por ceshtja eshte qe nuk pi me leng ne kohen e sotme ku njerezit jane bere te zgjuar dhe te mprehte nga halli se vuajne per buken e gojes.
Mustafa Nano te dua fort jo se je kundra saliut dhe kundra fatosit kur ishte ne pushtet po shkrimet e tua nuk kane tedence kundra asnjerit por jane thjeshte te goditura per te sheruar plaget e demokracise shqiptare qe po nuk u goditen fort tani sa nuk eshte vone do kthehen ne kanceroze pastaj nuk ka me doktor qe ti sheroj.Ju me te drejte kritikoni dhe i beni nje analiz te qarte zhvillimeve te fundit para zgjedhore ne vendin tone .Ju me te drejte jepni ato shembuj te atyre personave qe jane rrogetare te shtetit diktator te saliut dhe nuk dorzohen para presioneve dhe shantazheve te saliut duke sakrifikuar buken e femijeve.Por keta jane shume pak sepse shumica pamvarsisht nga deshira do votojne per saliun dhe neser po prap do pushohen nga saliu nga njerez me militante se ata.Por une nuk e kam fjalen tek administrata se keto vota jane te saliut por e kam fjalen te populli opozitar qe eshte i pa pune dhe i pa shpres qe perben shumicen e votusve te mos genjehen dhe te mashtrohen me nga premtimet 20 vjecare te saliut qe nuk jane gje tjeter vecse genjeshtra dhe mashtrime te tijat per te mbajtur pushtetin me cdo kusht.ky kontigjent ne qoftese voton ne bllok kunder saliut peben 65/:te votusve dhe saliu e ka te humbur.Por e keqja eshte se shqiptaret nuk e kane njohur mire saliun qe ai i mashtron me nderrimin e lekures duke u bere qengj ne fushat dhe ujk kunder opozites dhe popullit opozitar pas zghedhjeve te cilat i kemi te gjithe ne vemendje keto 20 vjet populli duhet ta kete te qarte se saliu eshte e keqja e madhe e ketij vendi kurse edi eshte e keqja me vogel te cilin po qe se nuk punon mire e heq kur te duash kurse saliun deri tani nuk e ka hequr dot njeri pervec 97qe ishte nje revolucion popullor pa koke qe e detyroj saliun te largohet .Tani lind pyetja qe te rrezojme saliun te kete prap 97 ?arsye ka qe te kete por populli kurr nuk duhet ti fryje atij zjarri sepse nuk fiton asgje heq saliun por shkaterron dhe terrorrizon popullin.prandaj e vetmja rruge jo se eshte sllogani i partise socialiste por sllogani im popull me vote masive te rrezojme te keqen me te madhe sot neser do jete vone