Presidenti i Republikës, Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha dhe kreu i opozitës, Edi Rama, kanë reaguar në lidhje me vrasjen e kreut të Al Kaidës, Osama Bin Laden, duke thënë se ai ka marrë përgjigjen e merituar për veprat e tij terroriste.
Presidenti Topi i ka dërguar një letër homologut të tij amerikan, Barak Obama, duke u uruar për këtë ngjarje.
“I dashur Zoti President,
Më lejoni t’ju përgëzoj për përmbushjen e misionit të vënies së drejtësisë në vend nga forcat amerikane me asgjësimin përfundimtar të Osama Bin Ladenit, duke arritur në këtë mënyrë shënimin e njërës prej fitoreve më të rëndësishme në luftën e gjatë e të vështirë kundër terrorizmit ndërkombëtar!
Si President i Republikës së Shqipërisë dhe në emër të mbarë popullit shqiptar, dëshiroj t’ju shpreh përgëzimet më të sinqerta për arritjen e këtij suksesi, që më ngazëlleu dhe në të njëjtën kohë më bëri të ndihem krenar që vendi im është rreshtuar përkrah aleatit dhe mikut më të madh të Shqipërisë: Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit, që besoi në luftën pa kompromis kundër së keqes, kundër terrorizmit duke mbrojtur parimet e shenjta të lirisë dhe demokracisë anembanë botës si dhe vendosjen e sigurisë, paqes dhe qëndrueshmërisë në të katër anët e globit.
Më lejoni, Zoti President, që në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju shpreh edhe njëherë urimet më të mira për këtë fitore të madhe dhe në të njëjtën kohë t’Ju siguroj se Shqipëria do të vazhdojë të përmbushë me devotshmëri angazhimet e saj në kuadër të NATO-s duke dhënë kontributin e vet në sfidat e ardhme për liri, demokraci si dhe për të ndërtuar një botë akoma edhe më të mirë për të gjitha kombet e të ardhmen e tyre!” – thuhet në letrën e Topit drejtuar Obamës.
Berisha nga ana tjetër, në një prononcim për mediat ka thënë se “në stofkën e tij, ai mori atë përgjigje që meritonte prej kohësh. Kjo është një fitore e madhe e SHBA-së dhe presidentit Obama, e paqes dhe të gjithë atyre që konsiderojnë terrorizmin si armikun numër 1. Është një lehtësim për familjarët e mijëra viktimave të pafajshme”.
Kreu i opozitës ndërkohë, Edi Rama, ka thënë se vrasja e Bin Laden është një fitore në luftën kundër terrorizmit. Rama tha se Obama mbajti një premtim të madh, duke i dhënë një goditje të rëndë terrorizimit.
Comments are closed.
Urime shtetit amerikan. ishalla behet ndonje film i bukur ku te shpjegohet saktesisht se si e hengri Bin Laden plumbin ne lule tre ballit. rradhen e ka Gedafi… Edvinit ia rikthejme urimin dhe i urojme vetem thyerje qafe ne menyre figurative, kaq.
politika shqipetare ka gjithashtu nevoje per ndryshim.
Tani e ka radhen sali krimineli
O keta, kaq e ceket je ti moj goce sa nuk e kupton edhe ti vete. Mire qe di te shkruash shqip te pakten bravo. Edvinit nuk ka nevoje qe ti kthesh ti urimin, po ndoshta Saliut tend te dashur kur te jete ne burg do te kete nevoje per inkurajimet e tua.
HAHAHAHA RROFSH RANI. SHUME FALEMINDERIT… ME SHQIPEN MUNDOHEM, KA RASTE QE JA DAL ME SUKSES, KA RASTE KU E COJ SHQIPEN DHE EDUKATEN NE DJALL. KONKRETISHT MUND TE TE THEM QE NESE EDI DHE NANON SE KA GJETUR GJE, SKA PER TA GJETUR AS SALEN. TI ME THHUA JAM E CEKET???? NDOSHTA POR NDOSHTA AI I CEKTI KETU MUND TE JESH EDHE TI. UNE PERSHEMBULL TE SHOH NAIV, MILITANT DHE TE PAGUAR… OPINIONI IM NDOSHTA EDHE GABOHEM……
Oh keta nje pyetje kisha, ku te kane ikur trute mos i ke dhene me qera?
Per kete aksion ka merite Berisha dhe miku i tij,apo jo?
@ Alketa 85-Bashkohem me mendimin tuaj se politika shqiptare ka nevoje per ndryshim. Vetem se duhet te filloje nga me te vjetrit, apo jo?
Zija ka pllakosur ne kryeministri. Lideri shpirteror i Sali qenit u vra si qen rrugesh. Lajmi i mire vjen per popullin shqiptar. Aleati yne morri hakun e viktimave te 11 shtatorit, tani e kemi ne radhen te vendosim drejtesise per 1997, 1998, gerdecin dhe 21 janarit. Gjej vrime e futu o Saliban
Jetojme ne nje bote hipokrite dhe genjeshtare. A ka terrorist me te madh se Bushi qe ka vrare mese 15000 persona te pafajshem ne Irak e qindra te tjere ne Afganistan? Pa folur per mijra te gjymtuar…Kur e degjon kete fakt nga nje kriminel si Berisha, te ben te vjellesh…
O BBB! Ekzistenca e shtetit shqiptar dhe shtetit kosovar eshte vetem merite dhe dhurate nga ShBA-te. Meso historine dhe respektoje tere jeten. Vetem nese je antishqiptar mund te jesh edhe antiamerikan. Ik meso historine o injorant, se nuk te ben te ditur asnje chat apo forum, lexo libra dhe literature.
Nuk ka injorant me te madh sesa nje njeri si ju qe e quna te zezen te bardhe. Me njerez si ju shoqeria ecen prapa
sa servile qe jan keta tanet, bobobooooooo
direkt fillojn te lepijn me nderen