Pasi kanë kaluar shumë vite duke e gjurmuar njeriun më të rrezikshëm në botë, amerikanët e kanë hedhur trupin e tij në det brenda 24 orësh nga vrasja. Por përse e kanë bërë një gjë të tillë?
Arsyeja lidhet me praktikat dhe traditat islame. Dhe kjo praktikë kërkon që trupi i të vrarit të varroset brenda 24 orësh. Këtë shpjegim ka dhënë për mediat një zyrtar, duke folur në kushtet e anonimatit. Sipas tij, ata e marrin shumë seriozisht respektimin e traditës islame.
Por pyetja është se përse në det?
Zyrtari thotë se është shumë vështirë të gjendet një vend që do pranonte të mbante trupin e njeriut më të kërkuar në botë. Kështu që vendimi ishte ta varrosnin në det. Për më tepër, ka dyshime se amerikanët nuk donin të kishte një varr për të, pasi druheshin se ai do kthehej një vend lutje për pasuesit e bin Laden. Ka zëra se SHBA ka kërkuar nga Arabia Saudite që të marrë trupin, por ata kanë refuzuar.
Po ashtu, SHBA ka siguruar të gjitha provat bindëse se ai është bin Laden dhe është vrarë, për tu mbyllur gojën të gjitha teorive konspirative.
Comments are closed.
Por pyetja është se përse në det?
akoma se keni kuptuar ju! qe varri i tij te mos behet vend pelegrinazhi
shume e drejte dhe pyetja eshte shume naive
Bravo Amerika ka zbatuar nje nga ritet me te rendesishme te myslymaneve pamvarsisht se ai ishte personi me i kerkuar ne bote dhe mori denimin qe meritonte dhe kurrkush nuk mund ta akuzoj Ameriken tani per kete veprim qe beri .Por dhe nje mesim per diktatoret te cilet bejne terror me popujt e tyre te kene kujdes se do perfundojne ne fund te detit ushqim per peshqit ne qofte se nuk duan te lirohen nga vota e lire sic kerkon te qendroi saliu ne fron sa te jete gjalle ky eshte nje mesim i vyer per te the ti hapi rruge per vendosjen e demokracis ne shqiperi qe ka 20 vjet qe nuk e le te marri fryme.Sali largohu sa nuk eshte von.
Mendoj se ky fakt ( qe e kane varrosur sipas rriteve te myslimaneve ) flet per amerikanet. Me kane thene ( ndoshta thash e theme ) se ne kohen e Enverit, kur zune grupin diversant te Mustafes ( nuk me kujtohet mire emri ) sigurimi i shtetit e lidhi trupin ( kufomen) e tij me litar me nje makine gaz dhe e solli nga vendi ku ishte vrare deri ne degen e Durresit, duke e terhequr zvarre. Edhe nje here kete histori e kam te degjuar nga shoke te afert ( sepse kujt ja mbante atehere te fliste hapur per keto gjera ).
mos valle jemi perseri ne te njejten situate qe u krijua me luften kunder irakut ku u sajuan armet e shkaterrimit ne mase.amerikanet jane ata qe per ta gjetur bin laden u lodhen 10 vjet dhe per ta vrare dhe varrusur 24 ore .da te ishte e drejte te tregonin trupin e tij ne nje video .persa i perket dna -se duhen me shume kohe se sa 24 ore per ta kryer ate .rrofte ndershmeria amerikane
Mjafton nje fije floku, cope lekure apo edhe pambuk i lyer me peshtymen e personit per te marr ADN e tij. Leqe aty kishte gjak sa te duash per ta pas prove per ADN