Është rrahur dje në orët e vona të mbrëmjes shefi i shtabit të kandidatit të pavarur për komunën e Dajçit, Broz Pjetrani. Dhuna e ushtruar ndaj këtij personi, sipas denoncimit në polici, është bërë nga persona që ndodheshin në një makinë të veshur me posterin e Arben Gjurajt, kandidatit demokrat për këtë komunë.
Në një deklaratë për shtyp, stafi elektoral i kandidatit të pavarur u shpreh:
“Krimi i mbështetur nga pushteti shkakton dhunë në komunën e Dajçit. Stafi elektoral i kandidatit të pavarur për kreun e kësaj komune Gentian Palaj, denoncon aktin e shëmtuar të ndodhur në 23:20 të së dielës në afërsi të fshatit Mushan në Shkodër, ku është goditur drejtuesi i stafit elektoral të këtij kandidati, shtetasi Broz Pjetrani. Dhuna psikologjike që ka shoqëruar gjithë fushatën në këtë zonë,dhe ku protagonist janë kryetari aktual i komunës dhe kandidat për zgjedhjet e 8 majit, Arben Gjuraj, si dhe personat që e mbështesin, ka kulmuar mbrëmjen e së dielës me plagosjen e Pjetranit, duke i zënë pritë në rrugë ndërsa ky kthehej në shtëpi me familjarët e tij. Broz Pjetrani nuk ka pasur asnjëherë konflikt me persona të tjerë, madje as katër vjet më parë kur ai vetë ishte kandidat i pavarur për kreun e kësaj komune.
Goditja e tij është paramenduar mirë nga stafi i kryetarit në detyrë, Arben Gjuraj, që duke parë numrin në zbritje të përkrahësve të tij, kjo e vërtetuar në mitingun elektoral të kandidatit të pavarur, që për nga pjesëmarrja e cilësia nuk ishte parë ndonjëherë në këtë zonë, sajuan incidente, provokime dhe më pas goditjen e drejtuesit të fushatës.
Qëllimi i Gjurajt dhe mbështetësve të tij me pushtet politik është frikësimi i banorëve të Dajçit që të mos votojnë kandidatin e pavarur, Gentian Palaj, që në bazë të të gjitha sondazheve të deritanishme ka rezultuar fitues me rreth 70% të votave.
Banorët e Dajçit kanë pasur rastin të përjetojnë kërcënime të drejtëpërdrejtja ose jo nga deputetë të PD-së apo persona të lidhur me Gjurajn për shkak të përfitimeve që ndajnë në kurriz të këtij komuniteti. Goditjes së Pjetrani, i parapriu një incident i provokuar e mirëmenduar nga kryetari aktual i komunës Arben Gjuraj, paraditen e së dielës, duke dalë nga ambjentet e kishës. Njerëzit e kryetarit provokuan përkrahësit e Palajt dhe pas shkëmbimit të replikave dypalëshe, goditën vëllanë e Palajt. Pas kësaj, Gjuraj bëri denoncim në polici për këtë incident duke akuzuar Palajn e vëllezërit e tij që u thirrën e u mbajtën disa orë në polici për të dhënë deklarime, edhe pse ata ishin pala e dëmtuar.
Për t’i dhënë mesazhin e frikës e dhunës Gentian Palajt dhe njerëzve të tij, Gjuraj veproi në dy drejtime njëherësh, në dërgimin në polici të rivalit të tij dhe në goditjen e drejtuesit të stafit elektoral, i cili nuk ka qenë i pranishëm në incidentin e paradites. Përballë faktit se incidenti i ndodhur ishte parë nga dhjetëra njerëz, dhe policia nuk vërteton dot akuzën e Gjurajt, edhe pse e mbështet atë, goditet Pjetrani.
Njëkohësisht policia në mbrojtje të njerëzve që janë kandidatë të PD-së fillon procedim penal për familjen Palaj. Mesazhi është i qartë, kush mbështet Palajn, ndëshkohet. Stafi elektoral i kandidatit të pavarur Gentian Palaj i është drejtuar sot (të hënën) institucioneve ndërkombëtare që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë, institucioneve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe trupit diplomatik. Dhuna psikologjike ndaj atyre që guxojnë të ushtrojnë të drejtat që ua njeh Kushtetuta, presionet me forma të ndryshme për t’u tërhequr ku janë përfshirë persona me imunitet, po vazhdojnë me akte dhune fizike që rrezikojnë të precipitojnë dhe të kenë pasoja më të rënda./shekulli/
Comments are closed.
Jane zgjedhjet me ne ndershme dhe te pavarura qe kami arrit ndonjehere, me transparentetkete e ka then Berisha ne se luan as… Topi….
Kush e ka thene, Sal-iu? Ha,ha,ha,ha. Sa humorist qe je more pionieri i Sal-iut.
DYMI AVASH AVASH KE ME GJET SHOQERI, NUSE, FAMILJE NE KETE BLOG. RRI NGA MENGJESI NE DARKE :))))))) SA KAFE PI PER TE QENE GJITHEMONE ME KETE QEJF TE MADH PER TE IRONIZUAR DHE SHARE??? APO E KE TE NATYRSHME ? ?
Me pelqen,Alketa.Ke dhe humor te bukur dhe ironi shpotitese! Bravo
Vinny, shume e goditur ironia jote. Nuk kam c`te shtoj tjeter.
Ketu e kane fajin kanditatet qe marrin pas tyre njerez idote pa asnje lloj arsimimi dhe edukate minimale njerzore
Ste lene barbaret. As ne 97 nuk degjoheshin keto. Eshte ai Otamani ne qeveri qe leviz aparatin e dhunes dhe shpifjes. Tani ka dhe Koklopen si vegel qorre