Roskovec, kërcënohet me jetë kandidati i PS-së

2 Maj 2011, 13:53Politika TEMA

Kandidati i Partisë Socialiste në bashkinë e Roskovecit për zgjedhjet e 8 majit, Albert Tafa, ka deklaruar se është kërcënuar me jetë. Ai ka thënë se kërcënimi i është bërë nga njerëz që kanë lidhje me PD-në.

Sipas Tafës, kërcënuesit i kanë thënë se “do të fusim në bagazhin e makinës”, ndërsa kanë ushtruar dhunë edhe ndaj nipit të tij, 28-vjeçarit Fatjon Xhelilaj.

Menjëherë pas kërcënimit, i cili ka ndodhur ditën e djeshme, Albert Tafa ka bërë një denoncim në polici, e cila ende nuk ka dalë me një reagim lidhur me këtë ngjarje.

Ky është i treti incident i rëndë i ndodhur gjatë 24 orëve të fundit, teksa në Dajç u rrah barbarisht nga demokratët shefi i shtabit të kandidatit të pavarur, ndërsa në Ishëm u qëllua me armë makina e kandidatit të PS-së.

6 komente në “Roskovec, kërcënohet me jetë kandidati i PS-së”

  1. LORA says:

    Di qe ne zonen e Roskovecit ka nje mbeshtetje te cilesuar te opozites,eshte zona e te ndjerit Fatmir Xhindi.Nje keshille per kandidatin e opozites zotin Albert Tafa; organizohuni si banore autokton per ndeshjen finale me bishen qe jep shpirt.Keni me vete mbeshtetjen me zemer te gjithe popullit opozitar ane e kend Shqiperise.

  2. rrapi says:

    godasin se e ndjejne se po u vjen fundi…

  3. anab says:

    po nuk e kuptoj se kaq i thelle eshte deshperimi i partise socialiste sa nuk rri dot pa shpikur ndonje sajese te rradhes per te sulmuar palen tjeter kundershtare……….

  4. anab says:

    po nuk jeni vetem ju ne gare dhe ne fund te fundit jane shqipetaret qe me voten e tyre do te thone fjalen e fundit dhe masa duket Basha po ben nje fushate shume te bukur dhe po e fiton zemren e popullit

  5. horatius says:

    Une jam socialist dhe sidoqofte nuk dua te flas keq per kandidatin e ps por e njoh personalisht dhe ka nje nivel qe le shume per te deshiruar plus qe eshte dhe burracak. Ngjarja ne fjale eshte produkt i frikes se tij personale

  6. nari says:

    Sali Berisha eshte nje Enver Hoxhe i dyte dhe per kete nuk ka pike dyshimi.
    Nese ne policine shqiptare ka njerez te ndershem duhet te kuptojne se po behen mashe ne duart e pergjakura te Sali Berishes dhe njerezve te tij kriminele.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje