Rrjeti CNN citon një zyrtar të qeverisë amerikane të ketë thënë se operacioni që vrau Osama Bin Laden, ishte bërë pikërisht për këtë qëllim. Burimet kanë saktësuar se nuk ishte një operacion për ta kapur të gjallë, por për ta vrarë.
Gjithashtu në Uashington ka diskutime nëse duhen bërë publike fotot e tij. Sipas tyre, ka foto të Bin Laden me një plagë arme në një anë të kokës, por personi nuk dallohet nga fotoja që është Bin Laden.