Komiteti i Parandalimit të Torturës i Këshillit të Europës ka hartuar raportin e plotë për shkeljet që janë vërejtur gjatë shoqërimit dhe arrestimit të demonstruesve më 21 janar. Pak ditë më përpara, ky komitet lëshoi një deklaratë ku u shpreh se protestuesit u vranë jashtë perimetrit të sigurisë. Por raporti i plotë nxjerr në pah dhunën shtazarake që është ushtruar mbi demonstruesit e 21 janarit.
Për këtë arsye, Komiteti ka kërkuar që brenda tre muajsh të ketë hetim për këtë dhunë dhe më pas të ketë një përgjigje për veprimet konkrete. Delegacioni i Këshillit të Europës ka mbetur i befasuar sidomos nga dhuna e ushtruar në burgje. Më poshtë lexoni pjesët më kryesore të këtij raporti.
“Një numër personash pretendojnë se në momentin e arrestimit, ata kanë qenë subjekt i dhunës së tepruar nga oficerët e policisë, të cilët në disa raste ishin persona civilë, që nuk e identifikonin veten si oficerë policie. Ata thonë se janë rrahur e goditur me shkopinj gome, pasi janë sjellë nën kontroll (për momentin ata janë tërhequr zvarrë në furgonat e policisë).”
“Shumica dërrmuese e personave të arrestuar të intervistuar nga delegacioni pretendojnë se kanë qenë subjekt keqtrajtimi fizik nga oficerët e policisë ne ambientet e godinave të ndryshme policore (në veçanti në komisariatet numër 1, 2 dhe 4 si dhe në Drejtorinë e Përgjithshme), si dhe gjatë transportimit për në ambientet e komisariatit ose mes dy komisariateve. Shumica e pretendimeve janë se ata janë goditur me grushta, shqelma e shuplaka dhe me shkopinj gome në disa pjesë të trupit, përfshi edhe kokën. Gjithashtu ata përshkruan si një praktikë sistematike vendosjen e policëve në dt radhë, ndërkohë që të arrestuarit kalonin mes tyre, duke u goditur nga oficerët e policisë në mënyrë kolektive. Disa persona thonë se janë sulmuar fizikisht nga vetë shefi i komisariatit të policisë numër 2 në Tiranë. Përveç kësaj, ka pasur edhe pretendime se disa persona janë goditur e rrahur nga oficerët e policisë në shkallët e gjykatës.”
“Delegacioni gjithashtu ka marrë një numër pretendimesh nga personat e arrestuar se gjatë marrjes në pyetje ata janë detyruar të nënshkruajnë deklarata të përgatitura më përpara për të rrëfyer krimin që supozohet se kishin kryer. Për këtë qëllim, oficerët e policisë kanë ushtruar dhunë fizike dhe i kanë kërcënuar ata. Për më tepër, thuajse të gjithë personat që u morën në intervistë, thonë se gjatë kohës që mbaheshin në rajonet e policisë, ata nuk janë lejuar të kontaktojnë të afërmit ose avokatët, e as nuk kanë pasur mundësi të përfitojnë nga prania e avokatit gjatë marrjes në pyetje nga policia. Përveç kësaj, shumë nga personat e goditur, thonë se ndërsa rriheshin, atyre i ulërinin duke u thënë “ti ke goditur një oficer policie”. Kjo nënkupton që keqtrajtimet e pretenduara bëheshin si një formë hakmarrje për plagosjen e disa oficerëve të policisë gjatë demonstratës. Duhet theksuar se nuk ka pasur asnjë pretendim për dhunë nga policia nga ata persona që janë arrestuar disa ditë pas demonstratës.”
“Një numër personash të arrestuar pretendojnë se janë keqtrajtuar fizikisht nga oficerët e burgut pas pranimit në burgun 313. Keqtrajtimi konsistonte kryesisht në goditje me grushta, shqelma dhe shkopinj gome. Është shumë shqetësues se disa të burgosur thonë se janë rrahur në prani të drejtuesit të burgut. Disa nga personat e arrestuar kishin shenja të dukshme plagësh, që përkojnë me pretendimet e tyre. Por në burg ata nuk u lejuan t’i nënshtroheshin një ekzaminimi fizik nga stafi mjekësor. Edhe kur u bë një gjë e tillë nga doktori i burgut, kontrolli ishte shumë i kufizuar në disa intervista kolektive. Disa nga personat, u takuan me doktorin për herë të parë ditën kur delegacioni vizitoi burgun 313. Nuk u mbajt asnjë dokument mjekësor nga shërbimi mjekësor i burgut. Një gjendje e tillë është e papranueshme.”
“Duhet shtuar se pavarësisht faktit se një numër i personave të arrestuar, të pranuar në burg, kanë pasur shenja të dukshme dhune dhe kanë bërë akuza të qarta për keqtrajtim policor, asnjë rast nuk është njoftuar tek prokurori relevant (siç kërkohet nga Kodi i Procedurës Penale).
Comments are closed.
Mire o mire e ka problem Saliu per kesi lloj raportesh, ehu more zoterinj te KE me kete Sali duhet folur ne gjuhe tjeter se s’merr vesh ndryshe ai. Po ta shohim ça do te beje pas 8 majit se mos i iken goja fare, se mos i vjen radha edhe atij qe ti futen policet ne biruce t’ja thyejne dhembet, e di se kjo s’do te beje vaki po juve si pedera te mirenjohur qe jeni duhet te na garantoni qe kur te leshojme urdher arresti ta sillni Salihin ne Tirane me pranga ne duar ne qofte se ka ikur nga Shqiperia, dhe jo te na thoni te drejtat e njeriut e te tjera broçkulla si keto.
shqiperia nuk eshte vend democratic eshte vend communiste dhe dhuna eshte normale cfare raporti kerkojne keta te europes
EH Europa kurve.C;fare kerkoni tjeter ju zoterinj te Europes qe saliu te dali vete me mitroloz dhe te vrasi popullin?Jo zoterinje se kur ka mashen pse te djegi duart e gjakosura.Populli shqiptar per c’fare e permbysi diktaturen e Hoxhes,qe te ngreje saliu diktaturen e vet?Kjo tregon se ju nuk doni demokraci ne Shqiperi,se po te ndodhnin keto [qe bene saliu ne Shqiperi]ne vendin tuaj,do ta merrnit ate kryeminister dhe do e denonit me varje.Keto perralla qe tregoni ju per te drejtat e njeriut saliu as qe do t’ia dije fare,mjafton t’ju ngrohi pak xhepin tuaj,dhe ju e mbyllni gojen,bile na thoni[ashtu sic do thoni]se zgjedhjet u bene me standarte te larta.Ju politikanet e Europes jeni qe te gjithe si sali berisha me shume fytyra sic jua kerkon interesi i xhepit tuaj.Mallkimi i popullit shqiptar ju rente ne koke ju dhe sali gerdecit.
Duket qe po perpelitet monstra, e ka lene edhe “babaxhani” Grossruck, e ka lene edhe “vegetarinia” Doris Pack, e kane braktisur te gjithe. Mjaft u perlyen me monstren, se edhe atyre u duhet nje cope fytyre. Ka vite qe nuk ftohet nga asnje kancelari europine, ka ngelur ne ate vetmine e tij duke u rropatur si kryetalebani ne malet e Tora-Bores per te mbledhur do njerez ne kete fushate te cmendur. Edhe 5 dite….
Pse tani u kujtuan kta te EUROPES,per krimet e dhunen c/njerzore qe ushtruan me 21 janare, nuke e dine se komunistat keshtu kane vepruar e veprojne,drejtohen e komandohen nga sekretari i byrose.Ne vecanti ne vendin tone,qe ska patur zgjedhje te ndershme e te lira,qe ne kohen e dulles,ramiz kriminelit e vazhdojne edhe tani me paseardhesin e tyre komunistin,hajdute e vrases.Europa duhet te ndhmoje popujte qe te largojne komunistat diktatore,cnjerzore e vrases.
Gjithmone e presim zgjidhjen nga te tjeret. Evropes nuk i behet vone se c`ndodh ketu, vetem te mos behet si ne 1997. Zgjidhjen duhet ta gjejme ne. Per fat te keq nje pjese e madhe e vendit perkrah kete mentalitet qeverises. Injoranca e madhe ka bere qe veprime mashtruese te trasha te kuptohen si perparim. Premtime per qytete turistike aty ku te ze koka me arkitekturen e shemtuar kinezo-komuniste te Maos jane jashte mendjes normale. Militantizmi, blerja e njerezve, shikimi vetem i interesave te castit jane tipare te nje pjese te madhe tonen. Per sa kohe shumica nuk eshte per ndryshime rrenjesore ne mentalitet ne radhe te pare dhe me vone ne perceptimin e qeverisjes do te vazhdojme te merremi me njerez te ulet, te peshtire, psikopate. Zgjidhjen e kemi vete ne dore. Duke filluar nga e diela te bejme ate qe kemi ne dore. Voten.