Delira Hanelli: Mamaja s’është aktiviste politike, ka dalë në mbrojtje të universitetit ku punon prej 25 vitesh

2 Maj 2011, 21:11Politika TEMA

Delira Hanelli është vajza e pedagoges së Inxhinierisë së Ndërtimit, e cila u bë dje e njohur për gjithkënd sepse i tha Lulëzim Bashës vrasës. Me Delirën kontaktuam në mbrëmje, disa orë pasi kishte ndodhur incidenti, dhe ajo vazhdonte të ishte e tronditur nga ajo që kishte përjetuar në momentin kur dy djem të rinj, badigardë të Bashës, kishin tentuar të nxirrnin jashtë sallës mamanë e saj. Delira mundohet të sjellë në kujtesë atë çfarë tha e ëma në atë takim elektoral, që sipas saj, u organizua në ambientet e shkollës ku Flora Hanelli ka punuar prej 25 vitesh. Kritike nga natyra, të qënit opozitare me pushtetin, dhe fakti që dikush bënte politikë në ambientet e fakultetit, kanë qenë arsyet që e kanë çuar Flora Hanellin, pedagogen e rreptë të Algjebrës, të shpërthejë duke i thënë ato që mendonte në sy kandidatit të mazhorancës për Bashkinë e Tiranës. Delira nga tronditja dhe nxitimi për të çliruar mamanë e saj nga badigardët nuk kishte arritur të dëgjonte Bashën kur ka thënë “ta tregoj kush është vrasës me 9 maj”, por pasi ia kishin thënë kolegët e saj studentë, i dukej një kërcënim i hapur.

 

Zonjushë Delira, mund të na tregoni çfarë ndodhi sot në takimin e studentëve dhe pedagogëve në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, ku mamaja juaj dhe pedagoge e këtij fakulteti replikoi ashpër me kandidatin demokrat Lulëzim Basha?

 

Në fillim dua të theksoj faktin që në takimin që mendohej të ishte me studentët e fakultetit tonë, kishte një grup të rinjsh që u ulën në fund të sallës, të cilët nuk ishin pjesë e fakultetit; asnjë nga studentët, shokët e mi, nuk i njihnin ata. Këta të rinj kishin ardhur për të duartrokitur Bashën gjatë fjalimit. Kur kishte kaluar një fare kohe që Basha fliste dhe bënte premtime, mamaja ime, Flora Hanelli, u çua në këmbë dhe i tha “ti ke qenë gjashtë vjet në pushtet dhe s’ke bërë asgjë, ndërkohë që krimet më të mëdha në këtë vend lidhen me emrin tënd. Unë kam 25 vjet në këtë fakultet dhe nuk mund të lejoj që të përdoret nga ju, ky vend është vendi i iluminimit dhe nuk mund të lejoj që ju ta ktheni në një vend kusarie…”

Në atë kohë pashë dy çuna që iu afruan mamit dhe e preknin sikur donin ta nxirrnin jashtë me zor. Ndërkohë që u ngrita për të mbrojtur mamin dëgjova studentë të saj që u thonin atyre badigardëve “mos e prekni, hiqi duart”. Pastaj ne të dyja dolëm bashkë, në fillim ishim të tronditura dhe shikonin sikur po na ndiqte njeri, po s’kemi pasur asnjë problem.

 

Mamaja juaj është aktiviste me ndonjë parti?

 

Jo. Jo. Mamaja ime s’është me asnjë parti, por ajo është natyre opozitare, është kritike. Por të kërkoni e të pyesni, ajo asnjëherë nuk është aktivizuar me ndonjë parti.

 

Studentët si reaguan?

 

Ata që brohorisnin për Bashën nuk ishin studentë, ju ua thashë që nuk i kishim parë asnjëherë në fakultet. Ndërsa studentët e mamit duartrokitën në momentin kur ajo foli. Një nga studentet e saj i erdhi në zyrë e i tha që “fole me fjalët e shpirtit”. Ajo i kishte të dy prindërit pa punë.

 

66 komente në “Delira Hanelli: Mamaja s’është aktiviste politike, ka dalë në mbrojtje të universitetit ku punon prej 25 vitesh”

  1. fule says:

    Respekte per Zonjen Hanelli. Besoj reagimi i saj do i jap shprese dhe kurajo edhe pedagogeve e mesuesve te tjere te ndershem te ketij vendi.

  2. Aranit Pojani says:

    More po c,behet keshtu.A jane te depolitizuara keto mavri shkolla e universitete.C duan ne orar te mesimeve politikane tane.a ka rektor pa mire ministri gjysem shqiptar i ka kthyer shkollat ne celula partije.Zonjes Flora hallal qumeshti i nenes per punen qe bene si pedagoge e zonja e pa korruptuar ,dinjitoze qe kerkon ligjin,rregullin.prandaj po na dalin nga universitetet tranguj si Henri/Naim, Cili e te tjere bythe lepires se shkolla nuk fuksionon ne baze te ligjeve por me kritere partiake.

  3. rrapi says:

    sa keq qe njerez si delira nuk marrin pjese ne politike,njerzit me vlera rrine large politikes qe duket se mbledh rredh vetes langaraq dhe kopuke qe te mbaroje punet e saj te pandershme……

  4. devolliu says:

    Ky Luli që qesh me idiotësinë e vet, i ka të merituara e të argumentuara titujt MASHTRUES, KUSAR, MAFIOZ, SPIUN, TRADHTAR, VRASËS.

  5. reformatori says:

    Bravo Aranit Pojani Tani po degjoj profesor Henri Cilin ne TV dhe sapo tha une flas keshtu se ma do Trapi Ky eshte kontigjenti i profesorave qe ka Bace Saliu Ky eshte niveli i profesorave qe dalin nate per nate ne televizion dhe e mbrojne me fanatizem te papare per te vetmen arsye qe te mos te paguajne detyrimet tatimore per universitetet e tyre

  6. alketa85 says:

    vrases eshte vetem Edi Rama, ai qe per te fituar kolltukun e kryeministrit nxorri popullin ne nje kasaphane te organizuar ku 200- 300 horra ishin paguar per te provokuar dhe rrahur policine. cdo gje edi e kishte organizuar me detaje per te mos thene qe edhe vrasesit i kishte paguar me leket e nxjerra nga xhepi i vet. te gjithe e dime se deri ku arrin mendja perverse e edit. te gjithe i njohim bemat e tij…. nuk eshte e vertete qe te rinjte qe ndjekin bashen nuk jane student. ka xhirime sa te doni te fushates ne you tube ku mund te verifikoni se ata jane student te gjithe pa perjashtim. vetem nje pjese e tyre jane edhe student edhe aktiviste te forumit rinor te PD por kjo eshte praktike e zakonshme e perdorur edhe nga FRESH.

    1. rrapi-i-treshit says:

      po ty alketa pse te djeg kaq shume apo s`te vjen mire
      Ju te VITRINES dhe universitetit te OBJEKTEVE FLUTURUES TE PAIDENTIFIKUAR nuk quheni studente te FIN prandaj nuk duhet te ishit aty

      1. alketa85 says:

        TI RRAP, PO TA SHPJEGOJ QE TA KUPTOSH NUK TE BEN NJERI FAKTI SE STUDION TEK VITRINA, UFO, APO SHTETERORI… NJERI LIND NUK BEHESH. MUA ME DJEG KUR SHIKOJ QE THUHEN GJERA TE PAVERTETA. MUA ME DJEG KUR LEXOJ TRASFORMIME INFORMACIONI. MUA ME BEZDIS TE SHOH SE SI E TRASFORMON MUHABETIN INJORANCA NGA NJE GJYKIM NE DJEGIE …. KA SHUME GJERA QE ME BEZDISIN PORA GJEHET ZGJIDHJE MES MILITANTESH TE PAGUAR????????? JOOOOO THJESHT BASTARDOHEN MUHABETET. KAQ

        1. vinny says:

          alketa85,
          Nese Lulezim Basha, perdor Sallat e nje univesiteti i cili eshte apartiak per te bere fushate elektorale ky eshte nje fakt e jo transformim informacioni.
          Nese nje pedagoge e ndershme i ben pyetje te qarta se perse ne Shqiperi ka lulezuar krimi, trafiqet, vrasjet …korrupsioni ne nje kohe ku Basha ka 6 vjet ne qeveri, e Lulezim Basha i kthehet se “vrasesin do ta shofesh ne 9 maj” ky eshte fakt e jo trnasormim informacioni.
          Si nuk te vjen tup qe mbeshtet njerez hajduta, maskarenj, njerez qe i sherbejne ne menyre servile e hipokrite pas asnje lloj dinjiteti nje njeriu si Sali Berisha, nje ish komunisti te flakte, te flakte vetem per karriere se ishte i pari qe kthehu xhaketen sapo oportuniteti ju dha te bente karriere si “demokrat”.
          Nuk bej Ramen te mire, po ky eshte njeri e degraduar qe nuk meriton asnje minute te te harzhojme kohe me te.

          1. abcdef says:

            po po cojne njehere edi ramen ne universitet , ete shohim se cdo te thote Znj. Flora.
            flora qenka nje aktiviste e flakte e Ps, dhe si e tille ajo vete sduhet te kryente nje mini proteste ne salle universiteti. kjo eshte nje shpalosje e hapur partiake. gje qe e nxjerre jashte loje vet ate.
            shihni edi ramen…qe tek familja e secilit prej nesh fillon shteti!

          2. Blue Sky says:

            Ne sallat e univeristet ti vinny i pa informuar( nuk po dua te besoj dicka tjeter) e ftoi universiteti pasi shikoj dicka te bukur ne programin e Zotit Basha, dhe vendosi ta diskutoje me studentet, ku eshte apatismi ketu????!!!!!!!!! Ahh po apatizmi qendron qe edvini edhe pse 11 vjet ne krye te bashkise nuk ka nje plan te mirefillte.
            Nese ti e quan ate petagoge te ndershme atehere ipokrizia dhe korrupsioni nuk ekzistoje, Vall e ndershme eshte ajo e cila merr 800 euro per nje provim dhe nuk te kalon ne bote nqs nuk i jep eurot e saja te preferuara dhe nuk i behet vone nese ti e meriton noten.
            Nese ti quan se ato ishion pyetje atehere me vjen keq por nuk e paske idene e komunikimit. Ajo ishte nje detyre qe ajo kishte marre persiper pasi nuk ishte as mllef dhe as nervozizen, dhe sa per dieni ne spital eshte nxjerre Edvini per leckash perjasht nga te afermit e viktimes se 21 janarit, ne vaki eshte qelluar Edvini me shami e po na beka kjo si e pikelluar.
            zoti Lulzim Basha aty eshte treguar mese nje njeri i madh duke mos rene prehe e provokimit te bere qellimisht.
            Nese do te dish se kush eshte hajdut po te informoj pak per Edvin Ramen qe ka dhene leje ndertimesh per pallate ngjitur me njeri tjetrin, nuk ka nje shesh ne Tirane, perse Videl Ylli ben gradacela duke gllaberuar oblektet kulturore??????
            Sa per komunist po te bej me dije se Edvin Rama ka qene Oficer i fsheht i Sigurimit te Shtetit ne kohen e Enverit duke spiunuar shoket…
            Ben mre te gjykosh me me pak meshume llogjile

        2. plaku says:

          alketa85,
          Ti thua : “TI RRAP, PO TA SHPJEGOJ QE TA KUPTOSH NUK TE BEN NJERI FAKTI SE STUDION TEK VITRINA, UFO, APO SHTETERORI…

          Atehere, sipas teje, pasaniket e botes i dergojne kot femijet e tyre ne Universitete si Harward ose Kembrixh. Apo kur ke qene jashte shtetit ( 8 vjet ) nuk i ke degjuar keto emra.

          1. alketa85 says:

            plaku nje pyetje kam une per ty? kur do dalesh te kerkosh pune??? ngele ne internet gjithe kohen mor burre . nuk do doja ne bote te isha partnerja apo familjarjaq jote. me ca jeton ti kur punes ja ke bere naften? nejse se zvicra jep goxha shance per te papunet e te paaftet, keshtu kam degjuar te pakten. ne 8 vitet e mia jashte i kam degjuar keto universitete dhe ndryshe nga ty disa i kam edhe frekuentuar. ka njerz mor plak qe aq i kane mundesite ekonomike dhe ne baze te lekeve qe kane perpiqen te ndertojne nje te ardhme.

    2. Claus says:

      Mos ke ndonje difekt ne kromosomin e 21-te qe nuk e mbledh dot veten?

      1. alketa85 says:

        PO HE SI THUA TI?????

        1. Claus says:

          Edi qe je ne rreshtin e pare te tufes se Lulit, por po me dhe edhe vendndodhjen e sakte do te ta jap me saktesi pergjigjen se duhet bere edhe kqyrja objektive e subjektit.

          1. alketa85 says:

            po more ta jap direkt vendndodhjen time, isha ne mes te grupit qe ishte ne salle per te degjuar programin elektoral te kandidatit qe mbeshtes. mos kujto se e haj presionin e dikujt qe perdor si nikname emrin e babagjyshit te vitit te ri….. santa claus. nga toni i shkrimit ndjej nje rendese te forte emocionale. si thua ate te jap nje nga ato ilacet qe perdorin grate ne periudha premestruale??? keshtu mund te qetesohesh.

          2. plaku says:

            alketa,
            Ne gramatiken e gjuhes se bukur shqipe ka nje rregull gramatikor, sipas te cilit, pas pikes fjalia fillon me germe te madhe. Nuk te ve faj, se nuk ke patur mundesi te mesosh gramatiken e gjuhes se nenes, sepse helbete ke qene 8 vjet jashte shtetit. Populli thote : ” Nje gomar, edhe ne se e çon ne Universitetin e Harward , ai prape gomar do kthehet.”
            Nuk e di ne se gjate 8 viteve ke qene ne Harward apo diku tjeter ??

        2. Arberor says:

          Ik o alketa se le nam

          1. shezo says:

            Bravo Alketa, je e madhe.Te mbeshtes ne cdo germe. Sa per ilacet nuk e ke keq, se per to kane nevoje te gjithe ata qe “ju mbaroi koha” me ne krye talebanin Rama, qe me siguri edhe sot, ne mitingun e radhes ka veshur tanga.

        3. Claus says:

          Eh moj alketa 85, me solle argetove pa mase kur lexova ato rreshtat e tua.
          Mire qe ke mangesi ne gjuhen shqipe, se duke qene 8 vjet jashte, helbete edhe lemshezohet, por edhe fiziologjine e njeriut e ke bere lemsh, duket qarte qe “universitetet” e Cilit dhe te Ciljetes si ke, qe si ke te hajrit.
          Alketa une jam mashkull (kam testikuj jo ovare) dhe ato ilacet qe perdorin grate ne periudhat qe i di vete ti mbaji per vete se ndoshta te duhen. Kam nje dyshim te forte se ai kandidati yt, meqe ka qene disa vjet ne Holande ku cdo ushqim deri te domatja dhe speca jane te rrezatuara, ka pesuar ndonje mutacion dhe ndoshta i zoteron te dyja organet gjinore, por c`te flas me ty, ben gabim qe hyn ne keto muhabete aq te thella. Tani ke dhe shezon perkrah tufes se gezuar, por dhe pak dite do t`ju kemi, se si erdhet ashtu dhe do te zhdukeni nga ky forum.

          1. alketa85 says:

            Po e di qe je mashkull si seks, por se di nervat pse i ke si grua???? Qetesohu moj zemer se nuk ta jep edi rama karrigen e vet. Kromozomin e 21 kush e ka eshte fatkeqsi dhe dikush qe studion mjeksi disa cinizma te tilla duhet t’i evitoje. Testikujt e tu ne kete pike te muhabetit do i vija ne dyshim goxha funksionin. por si bizhu mund edhe ti kesh. Une vazhdoj te mendoj dhe te llogjikoj, te shkruaj dhe te komentoj duke u bazuar ne veten time dhe ate qe une shoh. Ndryshe nga shume njerez te tjere une nuk paguhem per te thene rrofte Berisha apo rrofte Luli. Une kam jeten time, punen time, shkollen time, trurin tim. Kush ka ndergjegje e bindjet e veta flet ne baze te tyre dhe jo si ja urdherojne “sekretaret e partise” dhe e dine shume mire se ne cilen ane te pozicionohet.

          2. abcdef says:

            ti Claus ndryshi emrin se e ke te huaj! pastaj ec e fol per shqiptari.
            po me siguri qe nga ky emer qe ke zgjedhur, ke akoma nevoje per biberon :DDDD
            sa per universitete private, mos fol , se dhe shteteroret po njesoj. keshtu qe me mire mos fol.
            e mos na fol per biologjira e gjenetike ketu, se ste shkoka me kete emer!

          3. mendimi_im says:

            hahahahah, me pelqen shprehja idelae dhe reale e jotja kur thua:
            “Testikujt e tu ne kete pike te muhabetit do i vija ne dyshim goxha funksionin. por si bizhu mund edhe ti kesh. ”

            hahahah shum epitet i goditur hahahahah
            qenke femer me eksperience…

    3. zjarri says:

      o alketa85 A eshte E vertet se (Salen dhe Bashe do ti varen nga kembet aty ne Kameze??.

      1. alketa85 says:

        zjarm a eshte e vertete qe edi rama eshte me kartele mjeksore , si psikopat ???

        1. fule says:

          Lyhuni e zhgyhuni dhe eksituhuni me mashtrimet e Gerdalles. Ju militantet “Do votoj Dikatatorin dhe pik” – keni qene dhe jeni oksigjen per Salehet, Basharet, Mubaraket dhe Salite e kesaj bote.
          Por po dilni ne minorance kudo sot ne bote, dhe do ju marre populli me kopanxhe kokes, sic mori mercenaret e Gadafit e Mubarakut.

    4. Frederik says:

      Eh moj Alketa , je e vogel ne moshe per t’i kuptuar gjerat ti. Tani ti je brenda ketij ingranazhi politik dhe ben rrotullimin sebashku me te , pa ditur se ku perfundon kjo levizje . Te keshilloj miqesisht qe parimin kryesor per vleresimin e politikaneve tane , te jete dobia per Atdheun dhe atehere ke per te kuptuar lojen e tyre.

      1. alketa85 says:

        Une e vogel edhe mund te jem por duke qene se ashtu si pjesa me e madhe e atyre qe shkruajne ne kete faqe votoj, e di shume mire se cfare kerkoj nga njeriu qe dua te drejtoje qytetin tim. une nuk jam shume e mire me ofendimet alla Claus e ku di une se kush tjeter, as e shpenzoj diten time ne internet alla Plaku. ndoshta kam probleme me shqipen por e gjithe kjo nuk me pengon te mbroj ate qe mendoj. kam jetuar jashte dhe e shoh shume mire se cfare i mungon Tiranes. E shoh se cfare jete anormale eshte krijuar ne shqiperi. i shoh njerezit skandaloze qe drejtojne tiranen. i shoh ndertimet si kerpudha te egra, i shoh rruget qe inagurohen cdo 2 dite e prishen mbas nje muaji, e shoh qe ende ne 2011 ikin dritat, ska uje, s’ka shkolla, ska pune, rruget jane te qelbura, koshat jane me plera, rruget jane pa trotuare, pazaret jane plot me minj e me semundje, ushqimet jane te pakontrolluara etj…, etj…. etj….

        1. plaku says:

          alketa,
          Kisha keto gjera :
          – Ti me te drejte thua :
          “i shoh rruget qe inagurohen cdo 2 dite e prishen mbas nje muaji, e shoh qe ende ne 2011 ikin dritat, ska uje, s’ka shkolla, ska pune, rruget jane te qelbura, koshat jane me plera, rruget jane pa trotuare, pazaret jane plot me minj e me semundje, ushqimet jane te pakontrolluara etj…, etj…. etj….”
          – A nuk i ke bere ndonjehere vehtes pyetjen se perse ndodhin keto gjera ne vendin tim dhe sidomos kush e ka fajin per kete. Desha te te ndihmoj duke te thene se per kete e ka fajin QEVERIA e Lulit tend.
          – Ti thua :
          “as e shpenzoj diten time ne internet alla Plaku.”
          Qe kur fakti, qe dikush kalon diten ne inernet, tregon se ai ( dikushi )eshte kriminel.
          Pastaj ti duhet te kesh respekt per vehten tende, sepse edhe ti vete kanon diten ne internet. Problemi eshte se do beje me mire, qe te shkoje ne ndonje universitet privat te Lulit, per te mesuar gramatiken e gjuhes se nenes tende.

          1. alketa85 says:

            une punoj si qen tere diten e nuk tall….. me njerezit ne internet e as duke ofenduar. une kam respekt per veten dhe te tjeret, por kur te tjeret qe jane te papune e te pacivilizuar si ty, qe te rrofte zvicra se katunar ke ngelur, guxojne te bvene ne dyshim shkollen e veten time, aty i coj ne djall te gjitha. sikur ta dija qe do me publikohej 100% ku koment do e shihje ti shoku se si do te flisja. por duke qene se jam demokrate duhet ti peshoj fjalet mire qe te me publikohet ky koment dhe prandja maksimumi qe mund te te them eshte “ESHTE GJYNAH TE KESH NJE PRIND TE PAPUNE E TE PAAFTE SI TY QE RRI TERE DITEN NE INTERNET DUKE PERRALLISUR BOTEN ME BOTEKUPTIMIN E VET TE SKADUAR”. ka disa dite qe po i lexoj komentet e tua dhe je per te ardhur keq shoku….

          2. plaku says:

            elketa,
            Moj bije, desha te te njoftoj qe une jam me shume se 64 vjec. Ne Zvicer mund te dalesh ne pension edhe ne kete moshe.
            Brenda 2 ose tre javesh do jem ne pension ketu ne Zvicer.
            Nuk e kuptoj pse nuk shkon ne shkolle ne Tirane per te mesuar rregullat e gramatikes se gjuhes se nenes tende. Deri tani nuk me ke dhene pergjigje. Ti pretendon se je me edukate. Populli thote : “Nje pergjigje negative eshte me e mire se sa pa pergjigje fare.”
            Pse nuk i ben nje here vehtes pyetjen, si eshte e mudur qe gjithe anetaret e forumit jane kunder meje dhe me japin keshilla.
            Ti thua se punon si qen tere diten. Mos valle puna jote jane shkrimet budallaqe ketu ne internet. Sa mire bere qe e the se paguhesh per budallalleqet dhe ofendimet qe shkruan ne internet. E nxore edhe ti koken si perfaqesuesi sekret i vrasesit Luli.

          3. mendimi_im says:

            plaku 64 vjec:
            nje pergjigje per ty i dashur plak qe po rrokatesh dalngadale ?

            Te vrasesh nje njeri te pafajshem eshte si te vrasesh te tere njerzimin, te shpetosh nje njeri eshte si te shpetosh te tere njerzimin, me nje fjal vrasja eshte krim i madh.
            Per kete nuk kemi pse te diskutojm.
            Puna qendron se ti plako dhe shum ketu ne vend ti bini gomarit i bjeni samarit…
            Luli pa urdher te berishes nuk ben dot asnje gje, berisha pa urdher te ambasades amerikane nuk ben dot asnje gje,
            parate e shum liderave amerikane jan te strehura ne Zviceren tende, dhe pensionin qe ti do marresh e ke nga parate e pista te ndyera me gjak, shkurt edhe ti del i ndyre ne kete mesele po e ndoqe holl e holl.
            Nje keshille per ty plaku:
            nuk kemi origjine majmuni neve dhe as qe jemi majmune qe te mos kuptojm hilet dhe lojrat e prapaskenave…
            ti je komunist dhe vetedeklaruar, cdo komunist eshte ne brendesi te shpirtit DIKTATOR, kot qe harxhon kohen ne net me “keshillat” e tua prej plaku sepse sa me shum qe flet aq me shum tregon qe edhe ti nuk je aspak me i meshirshem apo me i kujdesur apo me human…

            Me respekt,
            dhe pleqeri sa me te mbar dhe pa rrokatje.

          4. plaku says:

            mendimi-im,
            Kisha keto gjera :
            – Te uroj per detyren e re si avokat i alketes. Sa e ke honorarin.
            – Besoj se feja jote nuk te meson qe ti urosh nje plaku te rrokatet dale nga dale. E tregove se ke nje zemer te zeze.
            – C’fare lidhje ka me diskutimin qe po bejme :
            “Te vrasesh nje njeri te pafajshem eshte si te vrasesh te tere njerzimin, te shpetosh nje njeri eshte si te shpetosh te tere njerzimin, me nje fjal vrasja eshte krim i madh.
            Per kete nuk kemi pse te diskutojm.”
            Nuk e kisha besuar se edhe ti si njeri i fese merr droge.
            – Ti thua :
            “parate e shum liderave amerikane jan te strehura ne Zviceren tende, dhe pensionin qe ti do marresh e ke nga parate e pista te ndyera me gjak, shkurt edhe ti del i ndyre ne kete mesele po e ndoqe holl e holl.”
            Nga i di ti keto gjera ? Ja dhe nje prove tjeter qe ti sot ke marre droge. Nje njeri i fese ? Turp te kesh !!!
            – Ja dhe prova e trete qe je i droguar sot.
            “nuk kemi origjine majmuni neve dhe as qe jemi majmune qe te mos kuptojm hilet dhe lojrat e prapaskenave…
            ti je komunist dhe vetedeklaruar, cdo komunist eshte ne brendesi te shpirtit DIKTATOR, kot qe harxhon kohen ne net me “keshillat” e tua prej plaku sepse sa me shum qe flet aq me shum tregon qe edhe ti nuk je aspak me i meshirshem apo me i kujdesur apo me human…”
            Pershendetje.

          5. mendimi_im says:

            Plaku plaku plaku ?
            hahaha

            Nuk jam as me ty as me alketen.
            Pastaj un qe jam njeri fese mos valle do te thote te te duartrokas ty apo te tjeret pa dallim se cf’lisni?
            Un qortoj cdo thenie dhe cdo veprim ku ne te ka shenja hipokrizie pa dallim qofsh ti, qofte alketa qofte kushdo.Edhe ju nese shihni qe un anoj kendej andej mund te me qortoni me te drejte.

            Ty te dogji me sa duket ?
            Ja, ja.

            Pastaj rrokatja jotje eshte normale sipas teorise se Darvinit dhe as te evolucionit sepse truri nuk ka aftesi me te konceptoje gjera te nivelit te larte.
            Ne fakt un nuk dua te them se te eshte rrokatur truri por te eshte rrokatur zemra.

          6. mendimi_im says:

            Pataj edhe nje gje vere re tek ti dhe kjo me fakton qe je hipokrit:
            Te kam pare qe kur shkruan me te tjeret je shum i bute dhe shum dashamires !!!!
            Kurse kur debaton me mua je me i eger dhe revoltues ?
            Kjo tregon se ti nuk ja asnjanes dhe nuk je i pamvarur.
            Gjithmone ben tipin e pamvarur por tipat si ti me lekura shum un i nuhas larg.
            Jo 64 vjet por edhe 640 vjec cte jesh o plaku nuk debaton dot me mua sepse hipokrizia jote te tradheton shpejt :))

          7. plaku says:

            mendimi-im
            M.gj.ate te me falesh por une mendoj se ti sot je i droguar.
            Me fal se tani do vete te shof ndeshjen Barcelona kunder Real Madridit. Une jam me Ralin. Me cilin je ti ? Pershendetje

        2. jani says:

          Dhe ju Alketa85 vertet besoni qe keto mund ti beje LUL-i gaboheni, sepse shumicen e ketyre anormaliteteve qe ju permendni jane ne varesi te qeverise, ku dhe LUL-i ka qene pjestar i ketij kabineti?!!!!!

          1. abcdef says:

            harruat 11 vjet vjet Rama ne bashki dhe 8 vjet PS- ja ne pushtet?!!
            apo 50 vjet ai krimineli???!!

  7. rrapi-i-treshit says:

    Flora ka qene pedagogia ime e algjebres dhe analizes , probabilitetit
    Eshte e vertete qe eshte e ndershme dhe pa kompromise une e kam njohur mire ka qene e vetmja qe nuk bente konsultime me para
    Ne fakultet e njohim me emrin FLORA OSMANI

  8. denisi says:

    Flora te lumte je trimereshe, te gjithe e themi nen ze vrases por ta shqiptosh me plot gojen dhe pa patur frike nga ky regjim, zagaresh, vrasesish dhe kriminelesh eshte vertete trimeri.
    Ky tipi Henri Cili me kujton vetem Hurja Ypin tek David Koperfildi, si nje ligavec qe qurravitet. Kjo eshte qeveria vrastare qe krimet e bera ne keto vite nuk ka det ti laje. Por sa kujtese te dobet paska ky popull. Urojme qe te iluminohen pak dhe ta japin voten per te ardhmen e ketij vendi . Per Edin

  9. Frederik says:

    Bravoooooo , respekte maksimale ! Pra Shqiperia ka intelektuale qe e meritojne kete titull, pasi shume njerezve te tjere u eshte ngjitur. Per ta me mire ishte te thuhej te shkolluar dhe jo intelektuale. Me ne fund drita e shpirtit njerezor triumfoi mbi erresiren vrastare te push-tet-vjedhesve.

  10. erisi817 says:

    Zonje,
    Ju lumte goja. Keni folur per te gjithe qytetaret e vertete te Shqiperise, keni folur per te gjithe intelektualet, keni per te gjithe shqiptaret kudo qe jane dhe shikojne me mjerim e me keqardhje zhvillimet politike ne Shqiperi.
    Sot na ke bere te ndihemi krenar.

  11. Dino USA says:

    Flora,nuk te njoh!Sa do doja te te njihja personalisht,ta pinim nje kafe se bashku dhe te flisnim per patriotizmin qe eshte zhytur ne halene e korropsionit!Je ndergjegja e popullit,je shpirti revoltes qe eshte mbledhur ne mijra zemra te shqiptareve,si nje lemsh baruti,por qe seicili mundohet ta mbaje,te mos shpertheje se djeg edhe veten,por duhet qe shqiptaret te shihnin shperthimin tend qe te thonin:”Ashtu me te lumte: the ate qe duhet te themi te gjithe se bashku!”Uroj qe ti te behesh zgjimi i kombit per te hequr barren e rende qe e mban populli ne kurriz per 20 vjet…Kjo barre do hiqet me vote, dhe vota duhet ruajtur mire nga hajdutet!

    1. abcdef says:

      nuk e di po se si me duket ky fjalim?!! si ato fjalimet e xhaxhit ?

      1. shqiperia ime says:

        O ABC YZZH. Nga je ti plako se dukesh tip syleshi?
        Apo ke ndonje pune gjekundi dhe te kane ven kapistrat si jane ven kalit?
        Ndaj SHQIPERIA JONE nuk hecen perpara se njerez si ju misherohen me banalitetin politik te vendit tone. Faktet jane para syve por memorja juaj eshte e shkurter.

        1. abcdef says:

          po si e doje ?!! VFLP te pelqen??

  12. brace1 says:

    Je nji trimereshe e vertete,e rradhe ti thuash te verteten balle per balle nji hajduti vrases,HEROINE.

    1. abcdef says:

      jo po Bubulina kunder turqve !!!!

      1. shqiperia ime says:

        Do jesh Grek ti plako !
        Apo agjent Serbe si Bace SALA ?

        1. abcdef says:

          hahahahhaaaaaaaaaaaaa sa gabim, une jam cam puro !
          dhe me shqiptar se une ska ! spo ul figuren e Bubulines, por ket Floren vallaj heroine nuk e bej. po na del si John Nash i Tiranes!
          Me thuaj pak ! KUsh eshte shqiptar Fatos Nano , a Edi Rama ??!!

          1. Epirioti says:

            Korrigjoje ate emer te bukur qe perdor si nickname lol. Jo abcdef por abcçddhef, nese je çam puro dhe e do shqipen si gjuhen e nenes.

          2. abcdef says:

            i drejtohet EPIROTIT :
            po emerkalimi jot EPIROT , gjoja te ben me shqiptar ty se mua???!!
            u o Zot aman me keto lolll- at alla amerikane, mos na bej te qeshim.
            epirot lind, e sbehesh dot!!

          3. Epirioti says:

            Jam Epiriot 100% o abcçddheëf, nga fisi i Kaonëve, ose vlonjat ne gjuhen e sotme, dhe i tille je edhe ti nese nuk ben lojen e grekut dhe mohon Epirin si shtylla kryesore e lashtesise se shqiptareve. Ti je nga Mollosia nese nuk e di emrin e vjeter te Çamerise.

          4. abcdef says:

            sa per dijeni o Epirot , me mire lab te te them , jam Thesprote!!
            dhe krenare per kete gje!
            e mqs ky muhabet po sterhollohet se tepermi , e njoh historine aq sa te mjaftoj per te vertetuar se Cameria eshte e jona!
            dhe ketu mbyllet ky muhabet .
            e mgjth Nese shoh larg, eshte se kam qendruar mbi shpatullat e gjigandeve!

      2. Claus says:

        Une e kam nje emer, po ti qe ke si emer 2 zanore dhe 4 bashketingellore o njeri. Nuk ke faj, se edhe gjuhen e shkruar e ke si ne kohen e Neandertalit.

        1. abcdef says:

          O Clausi vogel ?
          pse ste pelqen gjuha qe shkruaj?! shqip eshte si ajo qe ti flet, por jo e shkruar si emri yt !

          1. Claus says:

            O 4-bashketingolloro2-zanor, nuk eshte gjuhe ajo qe shkruan or taj, jane ca artikulime te njerezve prehistorike, ashtu sic eshte shefi juaj Salih.

          2. abcdef says:

            ok HOMO SAPIENS SAPIENS, vetem mos qaj ?

  13. Nabukodonosor says:

    Dikush duhet tja perplaste ketij pedes.Me vjen mire qe ishte nje grua,nje nene,nje petagoge.Te lumte per kurajen zonje.

    1. abcdef says:

      nabukodonosor flet gabim! me vjen keq me termat qe perdor se vetes i keni dhene dhe nje emer -kalim plot histori e madheshti!

  14. leonora says:

    falemnderi flora. Kurajua juaj eshte nje shembull per te gjithe armaten e mesuesve qe kane dy muaj po i perdorin si ushtare ne fushate, duke i denigruar, kercenuar eofenduar ju jeni nje nder te paktet intelektuale me me kurajo pasi kjo vjen nga ndershmeria se po qe se je perlyer te iken zeri, figura ashtu sic filloi ti shuhej e lulit por kjo eshte nje apel per te gjithe intelektualet qe me me force te luftojme per te rikthyer dinjitetin intelektual e kombetar dhe kjo fillon me voten tone ne 8 maj.

    1. Straus says:

      Une mund te them shume i emocionuar se jeni nje burrneshe dhe vetem respekt per kurajon qytetare per ta thene te verteten. Te pakten ne keto vjet te “demokracise shqipetare” per kete kemi aspiruar, dhe nuk duhet te lejojme qe dikush te na e mbyse. Ju admiroj. Mos u tut dhe mos ua var ketyre vraseve te zbukuruar. Ata na kane frike ne dhe jo ne prej tyne. Jam pak “xheloz” qe kete arriti ta beje nje grua, por kambanat per burrat bien, duhet ta tregojne se sa vlen kjo fjale, “burre”. Shume respekt per Ju!

  15. abcdef says:

    Flora Hanelli, Pedagogia e Fakultetit të Inxhinierisë ka garuar për zgjedhjet e 3 korrikut 2005 në Zonën Zgjedhore Nr. 94 ne Vlore, ku ka marrë vetëm 12 vota, ose 0.09% të votave si kandidate e Partisë Lidhja e Blertë Shqiptare .

  16. sapun_per_djathe says:

    Perfundimisht nje pyetje : C’fare gabimi ka ne ate qe Pedagogia Flora Hanelli tha?? Derisa Bashen e kishin “kerkuar” ne takim dhe derisa ishte i “lire” mos priste qe te kishte vetem mbeshtetes?? Apo takimet jane masturbim kolektiv brenda llojit??

  17. rexha italia says:

    POPULLI SHQIPTARE meret me shume me problemet qe ka njeri apo tjetri sesa me problemet e gjithe popullit PRANDAJ TURKU NA LA 500 vjete mbrapa . ENVERI NA QEVERISI 45 vjete , SALIU DO NA QEVERISE NJA 35 vjete ;DHE NE AKOMA GRINDEMI MESE NJERIT E TJETRIT
    KJO ESHTE POLITIKA E BOTESE QE U KA SHKU PER SHTATE EDHE QEVERIVE
    PERCA DHE SUNDO

Comments are closed.

Lini një Përgjigje