Prokuroria heton protestuesit e 21 janarit, “harron” ushtruesit e dhunës

3 Maj 2011, 11:21Politika TEMA

Në vend që të hetohen ata që kryen katër vrasje më 21 janar dhe ata që ushtruan një dhunë barbare ndaj protestuesve, prokuroria shqiptare është marrë pikërisht me këta të fundit.

Sipas disa mediave shqiptare, prokuroria ka mbyllur hetimet ndaj 10 protestuesve, të cilët i akuzon për kundërshtim të punonjësve të policisë më 21 janar.

Por, deri më tani, prokuroria nuk ka nxjerrë asnjë përfundim mbi dhunën dhe torturat që u ushtruan ndaj protestuesve në komisiaratet e policisë.

Kjo gjë është evidentuar edhe nga ana e Komitetit të Parandalimit të Torturës së Këshillit të Europës, që në një raport kërkon hetim urgjent për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve në komisiarate.

Pak ditë më përpara, ky komitet lëshoi një deklaratë ku u shpreh se protestuesit u vranë jashtë perimetrit të sigurisë. Por raporti i plotë nxjerr në pah dhunën shtazarake që është ushtruar mbi demonstruesit e 21 janarit.

Për këtë arsye, Komiteti ka kërkuar që brenda tre muajsh të ketë hetim për këtë dhunë dhe më pas të ketë një përgjigje për veprimet konkrete. Delegacioni i Këshillit të Europës ka mbetur i befasuar sidomos nga dhuna e ushtruar në burgje.

Pavarësisht të gjitha këtyre, prokuroria duket se nuk ka ndërmarrë asnjë hetim dhe është duke u marrë me hetimin e protestuesve.

12 komente në “Prokuroria heton protestuesit e 21 janarit, “harron” ushtruesit e dhunës”

  1. mendertafuti says:

    Qysh se asisitohet Prokuroria dhe Prokuroja jone d.v. nga ky kopili ambasador i Amerikes nuk ke se ç`pret tjeter.Mjaftuan disa te shara kryeministrore qe e stilizonin si prostitute “Silvia Kontin”,disa te rrahura krahesh (ndoshta dhe shalesh!!) nga ky Arvizu dhe Silvia mori me te vertete pozicionin e personazhit me te cilin Berisha e krahasoi,pikerisht ate te prostitutes.Bashke me nje lukuni prokuroresh qe mezi kane prisnin rastin qe Qeveria tu delte ne prite dhe keshtu si kunderpeshe te shijonin benefice te caktuara.
    Padiskutim qe keshtu eshte.Prandaj do te denohen protestuesit qe nuk lejonin policine ti godiste lirshem ne çdo pjese te trupit me se ti vinte mbane.
    Prandaj nuk do te denohet askush prej gjaksoreve.Prandaj dhe u arrit deri ne kete pike kur haptas fallsifikohen faktet,kur gjenden gezhojat por jo armet qe i shkrehen,kur videot e kryeministrise lejohen te fallsifikohen,kur.. kur.. kur…
    Sa te jete gjalle ky Salih maloku ne pushtet nuk ke se ç`pret tjeter prej tij e bandes se tij bathoriane.

  2. Nabukodonosor says:

    Ku ka Prokurori ne Shqiperi.Ka vetem nje bande hajdutesh.

  3. alketa85 says:

    shoqja e bulevardit me shockat e veta nuk e ka kurajon te nxjerre ne shesh te burrave te verteten

    1. Epirioti says:

      Ju paska shtuar pagesen Sala te gjitheve ju te administrates, qe te chatoni neper te gjitha sajtet e gazetave te ndyshme. Megjithate jeni shume pak, ze i vjeter dhe i mykur, te deshperuar dhe fytyreprishur. Shko bej ndonje pune aty ne ministri, megjithese ti e shoqkat e tua nuk dini gje tjeter, se jeni te paarsimuara, dhe i keni zene ato vende pune me komshijen e ovareve. Mjaft, se le nom ketu!

      1. alketa85 says:

        epiriot ca je ti shqipatr???? une e paarsimuara nuk e kam bere shkollen neper kafet e bllokut ku te me paguaje mamaja e babaja qejfet mor epiriot. mua me ka dale shpirti duke studiuar e punuar ne nje universitet shume te mire europian. jam aty ku jam sepse e meritoj dhe ae di ku jam ne nje pune te thjeshte qe e kam fituar me djerse. sepse ndryshe nga parazita alla komuniste qe ja ka siguruar babi, leku apo dashnori vendin e punes une kam studiuar e i kam marre provimet me djersen e ballit dhe vendin e punes e kam fituar me djerse.
        une lash nam???? po ik e mbytu me nje pike uje. u bere ti te gjykosh mua. shko e shiko se po hani tym e plera cdo dite e keni kurajon te flisni per ze te mykur. e kush??? ju… si nuk keni turp njehere.

        1. Epirioti says:

          Nuk eshte faji im qe kam jetuar ne Tirane dhe ti ne katund, eshte thjesht rastesi familjare. Nuk eshte faji im qe studion 8 vite jashte(5 vjet eshte universiteti jashte) dhe prape dghe ngelesh e mezi gjen nje pune fare te thjeshte. Nuk eshte faji im qe ti mbron zuzar, vrases, antishqiptar, hajdut dhe puthadore. Faji eshte joti qe nuk u bere dot e civilizuar, kudo te te cosh e kudo te te arsimosh. Ka nje shprehje: “Katunar o more burre, dhe me nderru shtate lekure, qytetare nuk behesh kurre”. Sa per punen e bllokmeneve, kjo eshte klishe e sterdale mode e Salibanit(ish bllokmen). Nese te gjithe ju katunaret e Shqiperise na quanit ne tironsve Bllokmen, nga zilia, eshte problemi juaj e nuk eshte prape se prapi faji im. Megjithese tani katunaria eshte ne administrate tashme mu ne bash te Tiranes. Mesjeta eshte koncepti juaj, me gjithe ate koke me cepa qe me keni.

          1. alketa85 says:

            nuk eshte faji jot qe une jetoj ne fshat, tek rruga e kavajes, njesia numer 10 ke te drejte, nga halli e kam. nuk eshte faji yt qe kam studiuar 5 vjet dhe punuar 3 te tjera jashte, se ti nuk e kupton ca dmth te punosh. nuk eshte faji yt e as i imi qe se jap per nje rroge 300 euroshe, 450 mije lek te vjetra sic do bente trecereku i motrave dhe grave tuaja, per te gjetur nje pune me te mire. nuk eshte faji i askujt qe tirana fshat ka qene, dhe as qe cdo tiranas puro fare nje budalla ne fis e ka (lum familja per ty). ti je kokrra e idiotit qe ke patur banjen 20 metra larg shtepie tere jeten dhe ta kane marre token malesoret poshte hundes. je nga ata pak tiranas puro, puro qe rrine gjithe diten mbas basteve e eurollotove dhe luteni zotit te kapni ndonje skedine. me flet ti mua per fshatare e katunare po ik mor cun se ti as e ke idene nga bie bllokun se ske lek as me honger buke me qep. e ke degjuar vetem ne TV ca eshte blloku. fajin e ka zoti qe ju le ti rendoni kesaj toke kot….

        2. Epirioti says:

          Me fal qe tentova te te nxëja pak. Vazhdo ne llogjiken tende se nuk i hodhi kush rruges qe ti gjesh ti e ti shprehesh ketu.

  4. rexha italia says:

    ME i keqe se vrasesi eshte ai qe e mbron ate . SA per SHKOLLEN ZOTRINJET e 85 nuke ka nevoje per komente sepse edhe kryministri yne goxha shkolle ka ,por flete me te njejtin fjalor si ju
    NUKE do te thote gje shkolla ,por respekti qe ke per njerzit OFENDIMI I TE TJEREVE I SHKON PER SHTATE VETEM ANALFABETEVE NDERSA RESPEKTI PER TE TJERET I SHKON PER SHTATE NJERZEVE KULSIASI KATEGORIE

  5. Ndoc Sukaj says:

    Ne fakt Prokuroria Shqiptare po punon e ,,qete,,qe pas zhdukjes ne drejtim te pa ditur te Komisionit te Halimit,Lulezimit, dhe Qazimit (ky i fundit magazinier i armrve te perdorura me 21 Janar).Duke ndjekur logjiken e ngjarjes fillimi i ,,punes,,me protestuesit per tu lene kohe te ,,medhenjeve,, te fshehin,, apo perlyejn provat duket nje ide e mire.Me buxhetin dhe punen e madhe qe ka prokuroria dhe me pengesat qe i nxjerr cdo dite politika eshte e veshtire te mberrish ne rezultate te pranueshme.Sa te jene ,,Arushi PU ,Tigri dhe miqt e tije ,, ne pushtet, ne shqiperi eshte zor te kete Shtet.

  6. denisi says:

    Do te vazhdojme te jetojme akoma dite te lumtura ku kasapi Sali ka qe nga 1991 qe ka vrare dhe vret dhe nuk e ndeshkon njeri. A do te kete ndonjehere nje Avni Rustemi tjeter????

  7. MEMEDHETARI says:

    “Te me vrase mua – pa ta shikoje se cfare do i punoj”(!) ?
    Kjo eshte me sa duket psikologjia e shqiptareve te sotem,o Denis…
    Megjithate une nuk do lutesha per “lindjen” e nje Avni Rustemi…
    Edhe ty,gjykoj se te ka ardhur kjo deshire TANI qe more vesh per heronjte amerikane se si ja treguan “qejfin”Bin Legenit…
    Mirepo une mendoj se TE GJITHE TE BASHKUAR TEK KUTIA E VOTIMIT do te jemi cdonjeri prej nesh “Avni Rustema”,”Vasil Lacer”e “Kajo Karafila”…
    “Arma” e votes se si me duket me e fuqishme…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje