"Enver" Berisha dhe "Sali" Basha

4 Maj 2011, 08:23Politika TEMA

 

Nga Gary Q. Kokalari

 

Menjëherë pas zgjedhjeve të 2005-s të fituara nga Berisha me premtimin për të luftuar korrupsionin dhe për të rregulluar problemet e Telekomit të Shqipërisë, unë pata mundësinë që të takoja Lulëzim Bashën tek hotel “Sheraton”.

I kujtova Bashës premtimin e Berishës për të ndaluar marrëveshjen e Albtelekomit dhe pabarazitë e mëdha që ishin bërë në marrëveshjen e Telekomit, që lejonin kompanitë e celularëve që të vidhnin nga xhepat e qytetarëve shqiptarë.
Unë theksova rëndësinë e fokusimit në këto probleme sa më shpejt të jetë e mundur, dhe ai më siguroi se këto “ishin prioritetet e tij të para”, të cilave ai do t’ju adresohej, – siç u shpreh, – menjëherë.

I thashë atij se do t’i dërgoja informacionet që kisha rreth problemeve të Albtelekomit shqiptar dhe se isha i gatshëm që ta ndihmoja për të rregulluar këtë problem. Kjo ishte hera e parë dhe e fundit që unë fola me Bashën.

Për ata që nuk janë në dijeni, unë jam një nga njerëzit përgjegjës për sjelljen në qendër të vëmendjes së problemeve në sektorin e Telekomit. Përpjekjet e mia përfshinë ekspozimin dhe nxjerrjen në dritë të parregullsive në marrëveshjen e lidhjes wireless. Sali Berisha ishte në dijeni të bashkëpunimit tim në këtë çështje.

Pas takimit tim të shkurtër me Bashën, siç edhe i kisha premtuar, i dërgova atij informacione rreth problemeve të Telekomit, së bashku me rekomandime specifike për t’i lehtësuar këto probleme në të mirë të shqiptarëve dhe e ripërsërita ofertën time që të punoja vullnetarisht për të ndihmuar në zgjidhjen e tyre.

Kurrë nuk mora një përgjigje, pavarësisht faktit se Berisha caktoi Bashën si Ministër të Telekomunikacionit dhe pavarësisht premtimeve nga të dy, si nga ana e Berishës po edhe nga ana e Bashës. Marrëveshja e Albtelekomit vazhdoi dhe u negociua nga Fatos Nano.

Berisha dhe Basha nuk bënë asgjë për të ndaluar marrëveshjen, pavarësisht se gjatë fushatës së 2005 premtuan se do ta bënin këtë gjë.

Pas takimit tim të vetëm me Bashën, u bë e qartë se e gjithë fushata e Berishës për të luftuar korrupsionin nuk ishte asgjë tjetër përveçse një gënjeshtër e madhe që ai përdori për të mashtruar shqiptarët që ata ta mbështesnin në ambiciet e tij politike. Ishte gjithashtu e dukshme që Basha ishte thjesht një instrument për ta ndihmuar atë që të bënte një mashtrim masiv mbi shqiptarët, një mashtrim shumë herë më i madh sesa vetë skemat piramidale.
Unë krijova dy përshtypje mbi Bashën duke u bazuar tek takimi që pata me të: E para, është se ai nuk është një burrë i fjalës; nuk është dikush, tek i cili mund të besosh. E dyta, që nuk është asgjë më shumë se një tjetër kukull e drejtuar nga Sali Berisha.

Është e dukshme që ngritja e tij ose ecuria e tij në politikën shqiptare nuk vjen si pasojë e talentit apo e intelektit, por vjen si pasojë e aftësisë së tij për të bërë për vete Sali dhe Argita Berishën. Basha është dhe do të vazhdojë të mbetet një lodër e Berishës.

Është e qartë që nëse Basha zgjidhet kryetar bashkie, vendimet më të rëndësishme për Tiranën do të merren nga Sali dhe Argita Berisha. Basha nuk do të jetë i aftë as të lëvizë një laps rreth tavolinës së tij në zyrën e kryebashkiakut pa u konsultuar më parë me Berishët.

Ata që do të votojnë në Tiranë nuk duhet të krijojnë iluzione: Basha do të punojë për Berishajt. Nuk ka asnjë dyshim që Berisha dëshiron të kontrollojë zyrën e kryebashkiakut të Tiranës, sepse ajo është pjesa e fundit e munguar që do t’i jepte atij pushtet të plotë mbi ekonominë shqiptare.

Nëse shqiptarët mendojnë se ata kanë qenë dëshmitarë të përhapjes së gjerë të korrupsionit nga qeveria Berisha, unë mund t’ju them atyre se ata ende nuk kane parë asgjë. Në qoftë se Basha zgjidhet kryebashkiak, shqiptarët do të shohin familjen Berisha të vjedhë Shqipërinë siç nuk e ka bërë askush më parë në histori.

As vjedhja që u bë nga skemat piramidale nuk do të jetë e krahasueshme me atë që do të ndodhte në këtë rast. Për ata që ndoshta kanë harruar, piramidat ishin të ushqyera dhe të kontrolluara nga brenda nën vëzhgimin e plotë të Sali Berishës. “VEFA” ishte një nga financuesit e mëdhenj të Berishës.

Banorët me kujtesë së Tiranës e dinë që vjehrri i Lulzim Bashës, Xhafer Isufi, kishte rol të rëndësishëm ndihmës në drejtimin e skemën piramidale të “VEFA”-s. Që të besosh se qytetarët e Tiranës do të zgjedhin një kryebashkiak të tillë duhet të besosh të pamundurën: që ata ndihen të lumtur nga kjo histori.

Por shqiptarët duhet të dinë se ekziston një kërcënim shumë herë më i madh, nëse Berisha arrin të bëhet edhe kryebashkiak i Tiranës nëpërmjet Bashës. Dhe ky është kërcënimi i zhdukjes së demokracisë shqiptare.

Nëse Berisha arrin me sukses synimin e tij për të kontrolluar Tiranën duke vendosur lolon e tij në zyrën e kryebashkiakut, qytetarët e Shqipërisë do të shohin atëherë konsolidimin e fuqisë dhe autoritetit të tij në një shkallë që nuk e kanë parë që prej vdekjes së Enver Hoxhës.

Ky do të ishte një hap gjigant i Berishës drejt ambicies së tij të fundit: që është dominimi total i Shqipërisë, kurse për Shqipërinë do të ishte një hap gjigant mbrapsht drejt qeverisjes totalitare.

E kuptoj që ka edhe nga ata që janë të shqetësuar për Edi Ramën. Gjithashtu e kuptoj se ka disa fraksione brenda PS që trazojnë disa shqiptarë të qendrës dhe të djathtë. Por pavarësisht këtyre problemeve, ka një pyetje shumë të rëndësishme, të cilën qytetarët e Tiranës duhet ta kenë parasysh përpara se të hedhin votat e tyre: A është Tirana më mirë tani sesa ishte ne kohën kur Rama u bë për herë të parë kryebashkiak?

Hera e parë që unë vizitova Tiranën ishte në vitin 1994 si pjesë e një misioni për ndihma humanitare. Tirana që unë pashë në atë kohë ishte e zymtë. Ishte një qytet i shëmtuar që ngjante më shumë me një thertore. Por kur të huajt e vizitojnë Tiranën sot ata gjenden përballë një qyteti europian, një qyteti te mbushur me energji.

Nuk duhet të ketë asnjë dyshim që kreativiteti i Edi Ramës dhe këmbëngulja e tij patën shumë të bënin në këtë shndërrim spektakolar të Tiranës.

Për sa i përket Bashës a duan vërtet shqiptarët që të rrezikojnë duke i dhënë Berishës kontrollin e plotë të Shqipërisë? Shqiptarët janë të gjithë dëshmitarë të premtimeve të përsëritura të Berishës të bëra gjatë fushatave elektorale, shumica e të cilave nuk janë mbajtur.

Ai premtoi që do të luftonte korrupsionin, por korrupsioni është rritur në mënyrë katastrofale. Berisha dhe rrethi i tij, tek të cilët përfshihet dhe Basha janë në majë të skemës së re piramidale. Sot qeveria shqiptare është radhitur si një nga qeveritë më të korruptuara në botë.

Berisha ka ndërhyrë rëndshëm edhe në media dhe tani shumica e kritikuesve të tyre janë lënë në heshtje ose janë nxjerrë jashtë skenës. Basha ka qëndruar si një kone e bindur në krah të Berishës gjatë gjithë këtyre zhvillimeve antidemokratike.

Episodi i dyshimtë i pasaportës amerikane të Bashës në blerjen e shtëpisë së tij në Utrecht dhe mashtrimi me deklaratat e pasurisë, hodhën dritë jo thjesht mbi dokumentet, por mbi faktin që ky është një burrë me integritet të diskutueshëm. Si zakonisht Basha nxori shumë justifikime, por asnjë përgjigje të besueshme.

Si ka mundësi që janë bërë kaq shumë “gabime” nga një noter holandez? Si ka mundësi që Basha, një njeri i cili pretendon që është një jurist i shkëlqyer, nuk qe i aftë t’i dallonte këto “gabime” kaq të thjeshta?

Si ka mundësi që noteri, zyra e të cilit bëri këto gabime, e kujton këtë incident me një qartësi kaq të madhe dhe me aq shumë detaje – (kujtoni sqarimin e zyrës noteriale shpërndarë nga stafi i Bashës) – shumë kohë pasi ngjarja ka ndodhur (plot 10 vjet!), duke marrë parasysh faktin se ai nuk ishte personi që supozohet se ka bërë “gabimin”?

Por ndoshta pyetja më e madhe është: si ia doli një djalosh i ri si Basha që siç ka treguar vetë ka punuar zv.kamarier apo DJ, të bënte paratë për të blerë një shtëpi mbi 200 mijë euro në Utrecht? Dhe si ia doli ai për të grumbulluar pasurinë e tij që e ka renditur për vitet 2002-2003-2004 etj.?

Ai pretendon se i ka bërë paratë duke punuar për UNMIK. Në qoftë se kjo është e vërtetë ai mund ta vërtetojë shumë lehtë këtë duke bërë publike të dhënat e pagesës. Ka deklaruar edhe investime të bëra në tregun e aksioneve. Atëherë është fare e lehtë ti jap publikut të dhënat e transaksioneve të tij. Përse nuk e bën ai këtë? Përse ka shkelur ligjin e deklarimit të pasurisë?

Shembulli më i mirë i qasjes së Bashës ndaj ligjit ishte refuzimi që ai bëri për të dëshmuar përpara prokurorit për sa i përket akuzave për korrupsion që ishin ngritur kundër tij për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës.

Ky është një rast i qartë i abuzimit me pushtetin nga ana e Bashës dhe një mungesë totale e respektit kundrejt sistemit gjyqësor. Kjo duhet parë edhe si pengesë e drejtësisë. Tjetërkund ky person do të akuzohej si kriminel për këtë shkelje. Kjo është një pikë kyçe për të kuptuar integritetin e tij: me këto veprime, Basha ka treguar se njësoj si klonuesi i tij Berisha, ai beson që qëndron mbi ligjin dhe kjo do të thotë, as më pak, as më shumë, që ky person nuk ka aspak respekt për qytetarët e Shqipërisë.

Nuk mund të flasësh për personin në fjalë dhe të mos i referohesh ngjarjes së 21 janarit. 4 protestues antiqeveritarë u vranë me gjak të ftohtë. Siç edhe e dimë, plumbat me të cilët u vranë protestuesit, u shtinë nga godina ku ndodhet zyra e kryeministrit të vendit.

Si ministër i brendshëm, shtetasi Lulzim Basha është përgjegjës për gardistët që lëshuan plumbat fatalë. Jo vetëm është përgjegjës, por ai gjithashtu nuk bëri asgjë për t’i hetuar këto vrasje. Përkundrazi, ai edhe njëherë veproi duke e penguar drejtësinë.

Ende nuk dimë as se kush ishin ata që qëlluan dhe a janë përdorur edhe mercenarë atë ditë në kryeministri për të vrarë shqiptarë. Janë dy persona që e dinë ekzaktësisht se kush qëlloi dhe kush e dha urdhërin për të qëlluar, dhe ata persona janë Berisha dhe Basha. Dhe tani ata duan të bëhen kryebashkiakët e ardhshëm të Tiranës. Zoti i ndihmoftë shqiptarët, nëse djallit i plotësohet dëshira!

14 komente në ““Enver” Berisha dhe “Sali” Basha”

  1. rexha italia says:

    ZOTRINJE fjala e popullit ME MIRE TE DISHE SE SA TE KESHE eshte kthyer ME MIRE TE KESHE SE SA TE DISHE por cfar ndodhe
    1 PO QE I CMENDUR DHE KE PASURI BEHESH I MENCUR DHE KRYEMINISTER
    2 PO QE I MENCUR DHE FUKARA TE BEJNE TE CMENDUR . Kjo eshte nje nga motivet qe dhe bota ka ndryshuar

    1. eddy says:

      RROFTE SHOKU SALI BERISHA SHOKU FATOS NANO SHOKU SKENDER GJINUSHI SHOKU ILIR META SHOKU RUCI SHOKU DOKLE REDAKTOR I GAZETZS ZERI LESHIL DHE SHOKET E TJERE RROFTE POPULLI KOMUNISTE SHQIPTARE RROFTE ENVER HOXHA E RAMIZ ALIA KJO ESHTE SHQIPERIA

  2. alketa85 says:

    Zoti Kokalari nese dikush do t’iu akuzonte per shpifje a do te ishit ne gjendje te perballonit nje proces gjyqsore per shpifje???
    une si qyetetare e Tiranes po te lexoj vetem fjaline e fundit “Zoti i ndihmoftë shqiptarët, nëse djallit i plotësohet dëshira!” dhe po te them qe nese Edi Rames i jepet edhe njehere Tirana do i jepet edhe shqiperia dhe po ju la ne dore Edi Rames Shqiperia atehere Djalli do te behet sherbetori i Edit.

    1. arsen123 says:

      Alketa edhe MUE jam me TYE

    2. Arberor says:

      alketa ti paske ikur per lesh, por qe tu japim nje pamje atyre qe nuk jetojne ne Tirane dhe punen qe ben Edi, mbase hap edhe ti syte apo pastron syzet. Pra kur Edi ka treguar zhvillimin e qytetit dhe vazhdon akoma me gjithe ndalesat qe i jane vene nga pushteti qendror, ti dhe disa te tjere mbeshtesni djallin Basha qe vrau 4 familjare dhe la femije jetim.

      http://www.youtube.com/watch?v=UG3Z1Ahi6vs

    3. deso74 says:

      alketa,per cfare shpifjesh e ke fjalen?qe e ka takuar bashen?apo qe dihet se Gary ka qene nje nga insiruesit e fushates ne 2005?ai ka pergjegjesine ndaj popullit shqiptar qe u perdor nga monstra Berishe ,u mashtrua prej tij,kujtoi se Berisha-bisha kish ndryshuar.sa per gjyq do te kisha shume deshire perballjen Kokalari-Basha ne nje gjyq(jo ne Albanistan).Dhe GARY qe drejtoi fushaten e Berishes me 2005 e ka kuptuar qe ai eshte mashtrues-kriminel,Luli eshte nje vegel,ti kur do ta kuptosh?sa per Tiranen,me kujtohet Tirana e Brojkes kur te hante lopa ke lulishtja e 15te kateshit,e tani,e pranoj,ka kaos,por eshte nje nga qytete e vetme ku mund te jetohet ne Alfuckingbanistan!hap syte vogelushe,vendin e punes ne ministri ta gezosh,ishallah e ke me merite,por mos u ve ne sherbim te ketyre monstrave,ndonjehere zgjidhet dhe e keqja me e vogel,Rama ka te metat e veta,po kurre s’mund te barazohet me BERISHA-BASHA-TOPALLI DHE CO&!shendet!!!

  3. 1444 says:

    -4 dite nga fundi

  4. rexha italia says:

    ZONJA ALKETA85 Juve flisni me nje urrejtje te madhe NUKE mendoje se eshte pasioni i politikes
    UNE qe po shkruaj jame ne itali nga 1997 URREJTJA PER NJERI TJETRIN KA SJELLE VETEM VUAJTJEN E POPULLIT EDHE ME SHUME ;VRASJEN E TIJE
    KULTURA jone qe kemi duhet qe ta kuptojme se cfare i mungon nje femre kure behet nervoze ,
    KETU NUKE ESHTE FJALA SE KUSHE DO FITOJE , por behet fjale qe populli te bashkohet dhe perendimi te mose te tallet me SHQIPRINE
    KURE qeverite pasurohen d m th njerzit qe punojne fillojne e flasin per DEMOKRACINE
    DJALLE PER DJALLE NUKE KA NDONJE NDRYSHIMETE MADHE ….PROVOJENI ndroni nje here djallin dreqi e mori se dhe ne qe jemi ketej jashte nuke po mundemi me ardhe per motive dokumentesh ,se po na i nderroni pasaportat cdo vite

  5. anab says:

    po pse nuk shkruani nje lajme qe te kemi cfare te komentojme si nje popull i civilizuar dhe me potencial per te sjelle ndryshimin,se njerez qe ju qe merren me ndrimin e emrave dhe mbiemrave ,,,,,,,,po tju veme juve mbiemrin e enverit e di qe ju e lini gazeten pa filluar dita e re……………

    1. Epirioti says:

      Definitivisht ti je i pandreqshem. Or lal, nese je gagaç shkruaj me ngadale dhe me kuptim, s’te merret vesh asnje fjale apo fjali.

  6. arsen123 says:

    Nuk e kane fajin kepurdhat qe dalin por lageshtia rreth e rrotull.

  7. Jeniceri says:

    Po nese disave ketu ne forum nuk ju pelqen ky artikull le te thone te kunderten.Autori e filloj me ato fjal te thjeshta qe ka qene dhe protagonist pavarsisht qe nuk e pyeti as fatosi as saliu se te dy keta jane hajdut dhe te korruptuar dhe keto 20 vjet kane bere si deshen dhe vazhdojne akoma te njejtin avaz ketu behet fjale o sot o kurre te qerohen nga skena politike fundrinat e fundit te regjimit komunist prandaj dhe shkrusi e ngre zerin forte ne kete artikull prandaj jepni mendime dhe mos u merrni me brockulla ketu ne forum .

  8. Elza says:

    Zj. Alketa85,mos valle je Argita85 ?…….

    1. Arberor says:

      Si dihet mos eshte edhe gruaja e Bashes, dhe meqe nuk voton dot vete per te po mundohet te nxisi te tjeret te votojne per te shoqin qe te vjedhi!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje