Nuk ndodh në asnjë vend të botës, madje as në vendet me popuj të tejshtypur me diktatura, që kryeministri me qeverisjen e vet, pasi e ka çuar popullin në rekord varfërie, të dalë e të deklarojë se ka “jetë me mirëqenie të lartë”. Edhe Mubarak, Ben Ali e Gedaf, pranuan që “popujt e tyre po vuajnë ekonomikisht”. Ndërsa “Gedafi” ynë SALI, edhe pse populli po vdes urie, ka 6 vjet që del e bën deklarime sa qesharake, aq edhe psiko-delirante, duke thënë se “shqiptarët jetojnë më mirë në të gjithë botën”! Që shqiptarët janë rekord në botë kjo dihet, veçse jo në drejtim të mirëqenies e zhvillimit ekonomik. Shqiptarët janë rekord, që po durojnë dhunën administrative, policore, ekonomike e shoqërore që po ushtron kjo qeveri hajdute. Që po zhvaten e denigrohen nga ky pushtet kriminal, nga kjo qeverisje-bandë vrasësish, nga ky kryeministër pirat e kryebandit. Kur u vranë 26 skllevërit e Gërdecit prej mafies së tij ekonomike familjare e qeveritare, SALI ZULLUMI doli dhe tha: “Shqiptarët janë populli i vetëm në Europë për sasinë dhe cilësinë e ushqimit”! Kur filluan të vetëvriteshin shqiptarët nga varfëria ekstreme për bukën e gojës, SALIU doli e tha: “Unë jam SALI BOLLËKU i viteve 1992-1997”, pra i mynxyrës kriminale, kur shqiptarëve u ofroi ekonominë dhe llogarinë familjare “ZERO”, me hajdutërinë e piramidave SALI-SUDE. Kur banda e tij qeverisëse vrau 4 demonstrues buke në bulevard, SALIU doli e tha: Vitet 2005-2011 janë vitet e “SALI PARAJSËS”. Një demagogji e tillë, tipike komuniste ka zënë vend në trurin deformuar të SALIUT, jo se ai beson mashtrimet që thotë, por sepse nëpërmjet tyre kërkon të sundoj në pushtet edhe pse e ka çuar vendin e popullin në humnerë social-ekonomike.
65% e shqiptarëve, sigurojnë vetëm 40% të ushqimit jetik ditor
Të gjithë vendimet dhe ligjet e pushtetit “SALI” për (gjoja) “mirëqenien e popullit”, janë dëshmia më e plotë e mashtrimeve dhe demagogjisë së kryeministrit SALI, për “rekordin e rritjes ekonomike” dhe për “jetë luksi të popullit”. Në 6 vitet e pushtetit, pra deri sot që SALIU ka marrë rrugët e malet e Shqipërisë dhe po “bilbilos” duke mashtruar shqiptarët për “parajsë social-ekonomike”, janë miratuar 137 vendime, ligje e amendime që kanë lidhje direkte e indirekte, me ndërhyrjet në problemet sociale të popullatës. Po të ballafaqosh këto vendime e ligje me ndikimin real në jetën e shqiptarëve, për më tepër me demagogjinë e “gramafon” kryeministrit SALI, konstaton se politikat sociale të pushtet-kusarëve “SALI”, janë një “ferexhe” demagogjike e qeverisë, për të mbuluar varfërinë ekstreme ku ky pushtet ka zhytur shqiptarët. Ndërhyrjet ligjore e vendim-marrëse sociale-ekonomike të pushtetit “SALI”, janë “mbështetje dhe rritje financiare “thërrime”. Jetesa e shqiptarëve është në pikën fundore të mbijetesës. Për të parë “luksin ekonomik” në të cilin jetojnë shqiptarët sot në maj 2011, kur kryeministri SALI kapardiset, çirret e ngjiret me fjalime, duke thënë se “Shqipëria është rekord i mirëqenies popullore në botë”, po përmendim 5 tregues nga kjo jetë:
1. Afro 65% e shqiptarëve sigurojnë vetëm 40% të ushqimit të domosdoshëm jetik ditor.
2. Afro 20% e shqiptarëve sigurojnë vetëm 35% të ushqimit të domosdoshëm minimal ditor.
3. Afro 15% e shqiptarëve jetojnë me lypje dhe sigurojnë vetëm 30% të ushqimin të domosdoshëm ditor.
4. Afro 10% e familjeve shqiptare sigurojnë 70% të ushqimit minimal jetik ditor, duke përdorur fëmijët 1-13 vjeç për lypje e punë rruge.
5. Afro 75% e shqiptarëve sigurojnë vetëm 25% të kalorive të nevojshme ushqimore ditore.
Sipas kësaj tabele varfërie në lidhje me sasinë dhe cilësinë e ushqimit, Organizata Botërore e Ushqimit ka përcaktuar se shqiptarët janë populli që ushqehet nën nivelin e standardit të lejueshëm botëror. Sipas tabelës klasifikuese, në Somali afro 80% e popullatës arrin të sigurojë 75% të ushqimit të domosdoshëm jetik ditor. Në Ugandë, 73% e popullsisë arrin të sigurojnë 78% të ushqimit jetik ditor. Ndërsa në mes të Europës, në një vend anëtar të NATO, në Shqipërinë e komanduar nga “SALI PARAJSA”, rezulton ky mjerim: 65% e shqiptarëve sigurojnë vetëm 40% të ushqimit jetik ditor me 25% të kalorive të domosdoshme. Pra, ushqehen vetëm 1.3 herë në ditë.
Pushteti “SALI”, inkuizicion social me pensione lëmoshë
Edhe pse kryeministri SALI PARAJSA deklaroi në vitin 2005 e në vitin 2009 se do të 2-3 fishonte pagat e pensionet, jo vetëm që nuk i rriti ato, por i tjetërsoi në “letra pa vlerë”, pa fuqi blerëse për të përballuar as jetesën minimale. Sipas shifrave “SALI” pensionet janë rritur 2 herë. Po sa janë rritur realisht? Masa e plotë e rritjes së tyre fizike është vetëm 22% për pensionet mesatare dhe 45% për pensionet minimale, duke bërë vetëm fiksimin e pensionit minimal në masën 10 mijë lekë. Në Shqipëri nuk ka as dyfishim dhe as trefishim pensionesh. Se çfarë jetë luksi mund të bëjë një i moshuar me 10 mijë lekë pension, ose qoftë edhe më 15 mijë e 20 mijë lekë pension, këtë e dinë vetëm fjalimet dhe shifrat e kryeministrit SALI. Janë 580 mijë pensionistë pleqërie, të cilët po përballen me inkuizicionin më të ashpër social ekonomik prej pushtetit “SALI” nëpërmjet pensioneve lëmoshë. Të gjithë kategoritë e pensionistëve, gjenden në vështirësi për të përballuar mbijetesën e tyre. Pensionet nuk kanë fuqinë reale, për të mbuluar gjithë shpenzimet e nevojshme, madje as ato më minimale. E ndërsa pushteti “SALI”, deklaron me bujë se “po rrit pensionet”, nga ana tjetër lejon monopolet e pushtet-familjes së tij, që të rritin çmimet me 5-10 herë më tepër se rritja e pensioneve. Dy herë që pensionet janë rritur me nga 10-15%, shërbimet publike dhe treg-monopolet e pushtetit “SALI” kanë rritur 40% energjinë elektrike, 100% karburantet, 30% shërbimet telefonike, 25% shërbimet postare, 100% produktet ushqimore, ilaçet, librat shkollor, taksat e makinave, tarifat e udhëtimit e deri tek çmimi i bukës thatë. Tabela përballuese e konsumit të një pensioni dihet se cila është, por ne po ia kujtojmë edhe njëherë kryeministrit “SALI”: Me pensionin mujor që jep qeveria, një pensionist mund të përballoj vetëm 8 ditë jetesë minimale. Sipas një testimi të bërë, rezulton se 35% të pensionit e “ha” farmacia, 27% e “ha” higjiena, ndërsa 38% mbetet për ushqim e shërbime konsumatore si energji, kafe, ujë, udhëtim, veshje, telefon, raste familjare etj.
Paga minimale, sa 70% e telefonit të ministrit
Sa herë që SALIU premton, dihet që mashtron. Sa herë që SALIU uluret për rritje pagash, dihet që gënjen. Edhe pse e di që shqiptarët nuk e besojnë më, SALIU vazhdon të bëj demagogji se “pagat janë rritur 2 herë”. Po sa janë pagat realisht? Po përmendim dy raste: Prej mëse 1 muaji, në Lezhë janë ngritur në protestë social-ekonomike afro 700 punëtorë të një fabrike konservash peshku, mbasi kanë paga tepër të ulëta. Dje në Krujë, iu vendos “dryni” një fabrike këpucësh, mbasi 500 punëtorë u ngritën në protestë për pagat tepër të ulëta që u jep punëdhënësi. Këto paga “HIÇ” që kanë ngritur punonjësit në protestë, janë në masën 15-17 mijë lekë, pra edhe 2400-4400 lekë më të ulëta se sa paga minimale lëmoshë e miratuar ligjërisht nga pushteti demagogjik “SALI”. Këta agallarë fabrikash e qendrash prodhimi jo vetëm në Lezhë e Krujë, por në të gjithë vendin, punësojnë punëtorët si të duan, i paguajnë sa të duan, si të duan dhe kur të duan. Përballë këtyre pagave e punësimeve e shfrytëzimi model “skllavërie”, qëndron si statujë pushteti “SALI”, i cili bëhet dhe është ortak në këto qëndrime me rezultat pagat lëmoshë. Ndërkohë, kryeministri SALI del e ligjëron broçkulla për paga të larta si në vendet e BE! Shembulli më tronditës i kësaj masakre punësimi, shfrytëzimi e pagesash barbare, u dha në fabrikën e mafies familjare-qeveritare në Gërdec, ku u vranë edhe gra e fëmijë për 12-15 mijë lekë pagë mujore. Ndërsa pushteti “SALI”, i komanduar nga kryeministri SALI, bëhet ortak me këta skllavopronarë shqiptarë e të huaj, të cilët shfrytëzojnë dhe denigrojnë ekonomikisht punonjësit shqiptarë. Por edhe vetë pushteti “SALI”, që thotë se “ka nivel jetese si në vendet e BE”, ka miratuar pagën minimale në masën 19 mijë e 400 lekë në muaj. Sipas mendjes së ndritur të pushtetit “SALI”, me kaq lekë në muaj, ose me 650 lekë në muaj (gjysëm aboneje autobuzi) duhet të jetoj një shqiptar, natyrisht nëse gjen një vend pune. Vetëm një krahasim: paga minimale që jep pushteti “SALI” është e barabartë me 70% të kuotës zyrtare financiare të celularit të ministrit, ose sa 2 ditë dietë e ministrit, kur udhëton jashtë Tirane. Kaq u jep pushteti “SA:I” këtyre që janë në punë dhe kuptohet se si e sa ditë mund të jetojnë ata me këtë pagë “europiane” të modelit “SALI”. Por ka edhe me keq. Për shkak të shkatërrimit të ekonomisë kombëtare me politikën “ZERO”, për shkak të bllokimit të investimeve kapitale dhe paralizës së 65 mijë bizneseve të vogla e të mesme, janë dhe 1 milion shqiptarë të papunë, të cilët nuk e kanë as këtë pagë minimale lëmoshë, mbasi nuk gjejnë dot një vend pune, sepse pushteti “SALI” nuk po hap, por po “prodhon” përditë mbyllje vendesh pune.
Për 3200 lekë ndihmë ekonomike duhet të paguash 3600 lekë vërtetime
Duke “bilbilosur” për varfërinë, kryeministri SALI, po deklaron: “Brenda vitit 2011 do të zhduk varfërinë”. Po i themi estradaxhiut SALI, se varfërinë që ka mbjell në vitin 1992, nuk e zhduk dot sikur të jetë edhe 3000 vjet në pushtet, mbasi e ka katandisur popullin deri në atë derexhe, sa po përgjërohet për bukën e gojës. Shqipëria është zhytur aq keq në mjerim, sa 25% e familjeve janë pa të ardhura, ndërkohë që pushteti “SALI” trajton vetëm 113 mijë familje me ndihmë ekonomike mujore lëmoshë. Por edhe kjo pagesë mujore që nis me 2200 lekë, kthehet në pagesë dokumentesh, kur qytetari aplikon për rinovim të ndihmës ekonomike. Sipas ligjit “SALI”, në çdo 3 muaj, një familje me 2 anëtarë, që të përfitoj vazhdimin e pagesës mujore prej 3200 lekësh ndihmë ekonomike, duhet të paguajë 3200 lekë vërtetime si më poshtë:
Çertifikatë personale 50 lekë
Çertifikatë familjare 50 lekë
Vërtetim si banor i lagjes 100 lekë
Vërtetim që je pa punë 200 lekë
Vërtetim shkolle fëmijët 200 lekë
Vërtetim prone hipoteke 200 lekë
Vërtetim pagese taksash 200 lekë
Vërtetim pagese energjie 200 lekë
Vërtetim pagese telefoni 200 lekë
Vërtetim që nuk ke prona 200 lekë
Vërtetim biznesi bashkie 200 lekë
Vërtetim tatimesh biznes 200 lekë
Vërtetim për makinë 200 lekë
Vërtetim pune b/shortja 200 lekë
Vërtetim pune fëmijët 200 lekë
Vërtetim shoq. bamirëse 200 lekë
Vërtetim pensionesh 200 lekë
Vërtetim qera shtëpie 200 lekë
Comments are closed.
Sa gjate i bie o flori! Thuaj troç, qe duhet rreth 2000 kkal per nje njeri qe te quhet njeri. Kaq eshte nevoja dhe pastaj jane te dhenat qe gjenden lehte ne google sesa kkal ka çdo asortiment, dhe cdo artikull ne dyqane e kane te detyruar me ligj te japin sasine e kkal(kilokalorive). Keto te tjerat jane te drejta si tarifa, qe cdo banor paguan, por evidentimi nuk eshte zgjidhje. Nje sugjerim do ishte per njesite bashkiake te cdo bashkie e komune qe me nje karte te update-ohen te dhenat me nje tarife te vetem 100 lekeshe te vjeter totali. Kaq, nuk duam vetem lajme, por edhe investigime me zgjidhjen pas saj.
SHQIPERIA ESHTE VENDI ME I VARFER NE EUROPE OHHHH ME FALNI ESHTE KOSOVOJAAA ME TE VARFERIT DHE ME TE PA CIVILIZUARIT NE EUROPE BILE AS NE AFRIKEN NUK I KRAHASOJE KA SHUME VENDE NE AFRIKE QE JANE SHUME HERE ME TE CIVILIZUAR SE SHQIPTARET PASI JANE FRANKOFONE E ANGLOFONE BUKURIA ESHTE KUR SHQIPTARI KERKON TE HYJE NE EUROPE PO KA VENDE NE EUROPE QE NE PERIUDHE ZGJEDHJESH TE VRASIN ME THIKE PSE JE KUNDERSHTARE NE MENDIME JENI MIRE ATY NE ATE PYLLE KOMUNISTASH MOS KERKONI ME SHUME SE TRUPERONI BOTEN E CIVILIZUAR
Une ve bast rrogen e alketa75 dhe zgjuarsine e linda67 qe Salibani nuk do i njoh zgjedhjet ne Tirane. E kam thene edhe me pare arsyen logjike te Salibanit: “Nuk i njoh zgjedhjet se nuk me lane te manipuloja sa desha, nuk mu realizua e gjithe skema”
….deputeti i PS ne Lezhe rrifet me gjak nga kater te panjohur… gjynah!
Mos u merzisni se sapo te fitoje Rama do realizohet plani per furnizimin me fasule, oriz, vaj, qepe, mish per gjithe popullaten pa lek. Te gjitha do arrihen brenda 6 muajve qeverisje te majte. E mbani mend sa mire jetonit ne 8 vjet qeverisje socialiste 1997-2005 kur hanit, pinit, dhe flinit pa lek ne kohen e Tosit te nenes. Rrofte Rama pra dhe o burra votoni se po na grruejne zoret per buke se mbas dates 8 do keni vetem problem obezitetin.
Jam kundra hajdutave te meparshem socialiste se i kam frekuentuar nga afer dhe e di se ça mostrash kane qen, s’kan len gje pa vjedhur dhe ky ishte shkaku qe risolli ne fuqi Sali Berishen ne 2004.
Po te pakten as Meta kaptinqeni, as Majko e akoma me pak Nano nuk kane nxherre nga goja idioteszira, mashtrime si puna e ketij idioti Berisha.
Normalisht ky duhet te perfundoj per pjesen e ngelur te jetes ne burg per mashtrim, vjedhje, vendime qe kane shkaktuar futjen e vendit ne luifte civile dhe vedekjen e mbi 3000 veteve, varferim te popullit te tij…pra lista eshte e gjate.
Urrejtja eshte nje ndjenje qe mundohem ta mposht se eshte shkaterruese si ndjenje, po me kete moster nuk arrij dot ta mposht.
bravo kledian nje teme rrenqethese ecuditeshme me kto pak servila qe i shkojne nga m brapa ketij njeri qe na grabti nderin e karakerin enje kombi dhe turturon dita dites sikur te ishin sklleverit e sal ram berishes zgjohuni or te mjere bjeruni ne dru ketyre krimineleve pa meshire keto mumje i largon vetem dajaku ku jane keto intelektuale qe nuk e cojne sale e lule ne gjykaten e hages per krim dhe vrasj en epopullit te pafajshem per sa kohe akoma do te vazhdoje te terhiqen zvarre ky popull kur o popull do ngrihe ni tilargoni keto banda besoj jo larg 8 maj kthimi ne dinjitet real shqipetar fund
A MUNDET QE TE ME NXJERIN NJE FOTO TE SALI BERISHES QE TE DALI NE PAHE HUMANIZMI I TIJE . TE gjitha fotot qe ka tregojne vetem urretje dhe prapaskena qe preferon te pregatise
Para disa ditesh kerkova nje kredi ne Banke. Pas njezet certifikatave … me kerkuan edhe nje qe nuk kam ndjekje penale. Shkova tek sporteli i gjykates… me pyeti – Emrin zoteri ? E firmosi dhe ma dha : 400 leke. Pasi e futa certifikaten ne dore e pyeta: Po ti nuk kontrollove gje i thashe – Si e firmose ? Do ikesh apo si e ke hallin – me tha – Ka njerez te tjere qe po presin ne rralle.
arsen123
Hajde shtet,hajde.
arsen123
Une jetoj reth 20 vjet ne Zvicer. Si edhe ne cdo vend te botes edhe keta kane te keqiat dhe te mirat e tyre. Disa nge te keqiat, sipas mendimit tim jane : raciste, e mbivleresojne shume vet veten, neve shiptaret nuk na duan etj.
Disa nga te mirat jane : Shume punetore ( thone se zogu eshte bere per te kenduar dhe njeriu per te punuar), shume korrekte, te pastert etj.
Sot me mengjez vajta ne keshillin e fshatit ne lidhje me dokumentat e pensionit. Vajta tek banaku i sherbimit per problemet e pensionit. Njeriu qe merrej me kete pune, po punonte ne kompjuter me kurriz nga mua. Nuk e di se nga vuri re qe dikush ishte ne banak, la menjehere punen, me persheneti, vurri pjesen prej alumini me emrin e tij ne banak ku ishte shkruar ( ka kennaqesine tju sherbeje ……emri i tij ). Ne gjoks kishte edhe nje si pune pllake te vogel, ku ishte shkruar emri i tij.
I shpjegova se per se kisha ardhur dhe ai mu pergjegj, me shume edukate, duke me dhane formularet qe duhet te plotesoja ne shtepi. Me perzemersi me tha faleminderit, me uroi nje dite te mire duke e shoqeruar me nje miresetevini.
Arsen 123, nuk e di ne se ke qene ne Zvicer ti ose ndonje anetari i forumit. Kur hypen ne tren secili nga fatorinot ka nje pllake ne gjoks me emrin e tij, dine te pakten kater gjuhe, kane edhe nje si cante te vogel ( qe e varin ne krah ), ne se i pyet per orare te ndryshme te trenave, marrin canten e vogel dhe te japin pergjigjen me shume miresjellje. Policet dhe kamarjeret kane te njejten pllake me emrin ne gjoks. Pllaken ne gjoks, e kane te detyrueshme dhe me qellim qe ne se ti nuk je i kenaqur dhe do te ankohesh marre emrin qe ata kane ne pllake.
Une kam qene edhe ne Verona, Itali, para 20 vjetesh, tre vjet ne te zeze, por ata ishin shume larg persa i perket sherbimit. Ama ishin shume njerez te mire. Policet me kane kapur me dhjetra here ne stacjonin e trenit, me kane pyetur per dokumentat, i tregoja duart e mia, duke i thene se ku punoja ne te zeze dhe ata me te qeshur largoheshin duke me thene : ” Va bene zio, buona giornata”. Ne se te kapin policet zvicerjane pa dokumeta, lajmerojne diku dhe vine me nje here me makine dhe te cojne ne stacjonin me te afert te policise.
Une shpresoj se edhe administra jone do ti afrohet, me kohe, sherbimit ( jane shtet reth 700 vjet ) qe behet ne Zvicer. Duhet durim. Gjermanet thone : “Durimi sjell trandafila, por ama asnje trandafil pa gjemba, dhe me kalimin e kohes breke te grisura”. Kuptohet qe ne gjermanisht tingellon me bukur se ben rime. Pershendetje